Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Peqinasit: Ndeshja ishte e paravendosur

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Peqinasit: Ndeshja ishte e paravendosur Empty Peqinasit: Ndeshja ishte e paravendosur

    Mesazh nga stilltoni Thu Apr 30 2009, 15:17

    Peqinasit: Ndeshja ishte e paravendosur Flamurtari8
    Tė gjithė drejtuesit e Shkumbinit akuzojnė FSHF-nė nė lidhje me gjykimin e kėsaj gjysmėfinaleje
    Ajo qė pritej tė ishte njė e mėrkurė feste pėr qytetin e Peqinit, ka rezultuar nė njė zhgėnjim shumė tė madh. Nė njė ēast vėrtet historik tė vetin, teksa luante gjysmėfinalen e dytė tė historisė sė vet, Shkumbini nuk ia ka dalė dot mbanė, edhe pse luante nė fushėn e vet dhe nė njė atsmosferė tė mrekullueshme, tė krijuar para dhe gjatė ndeshjes.
    Rezultati 1-1, por mbi tė gjitha mėnyra se si u zhvilluan ngjarjet me ndėrprerjen e ndeshjes para kohe pėr shkak tė bidonave dhe sendeve tė tjera tė hedhura nė fushėn e lojės, nuk ka lėnė aspak njė shije tė mirė tek i gjithė stadiumi dhe pa diskutim te drejtuesit mė tė lartė tė skuadrės peqinase, tė cilėt nuk kanė dhėnė deklarata pėr shtyp pas ndeshjes.
    Gjithsesi, mes amullisė sė fundndeshjes, kemi mundur t’i shkėpusim pak fjalė nga dėshpėrimi i madh qė kishte nė radhėt e drejtuesve peqinas. Ndėrkohė qė deputeti Dashnor Sula dhe shefi i klubit Astrit Isaj mundoheshin tė ruanin qetėsinė dhe rregullin pas ndeshjes, i pari qė ėshtė larguar mes zhgėnjimit tė madh ka qenė presidenti Xhavit Ismaili.
    Ndėrsa pėr shefin e klubit, Isaj, ka qenė shumė e vėshtirė tė fliste, paēka se zemėrimi ėshtė i madh, pa diskutim ndaj federatės dhe nė mėnyrė tė veēantė gjyqtarėve italianė. “E patė fare mirė se ēfarė ndodhi. A ka moral njė situatė e tillė? Pėrse duhet tė ndodhte kjo nė Peqin, nė mes tė njė feste kaq tė bukur sportive? Janė njė sėrė vendimesh tė gjyqtarėve, tė cilėt dėshmuan ato qė ne deklaruam para ndeshjes se gjyqtarėt e huaj nuk do ta ndihmonin kurrė zhvillimin normal tė njė ndeshje tė tillė. Gjithēka ishte tendencioze dhe mund tė them e paragjykuar,” - ka thėnė mjaft i mėrzitur Astrit Isaj.
    Nė tė njėjtėn linjė, pse jo ndoshta edhe me mė shumė tone tė ashpra, deputeti Dashnor Sula, i cili gjatė gjithė pjesės sė parė ka qėndruar nė kėmbė sė bashku me kryetarin e bashkisė, Ilir Rrushi, ndėrsa pas pėsimit tė golit tė barazimit kanė qėndruar pas hekurave qė ndajnė stadiumin nga pankina e skuadrės peqinase, duke ndjekur me shumė tension zhvillimin e ndeshjes. “U realizua skenari i pėrgatitur ndaj skuadrės sė Shkumbinit.
    Federata duhet ta ketė pėr turp mėnyrėn se si i bėri gjėrat kėsaj radhe, duke pretenduar se me sjelljen e kėtyre gjyqtarėve do t’i bėnte nder futbollit, por nė fakt i bėri nder vetėm Vlorės. Mė vjen keq qė kėtė gjė e vuajti populli peqinas, qė nuk e meritonte kėtė. Ne kemi dyshimet tona pėr shumė situata dhe mėnyrėn se si rrodhėn ngjarjet,” - ka thėnė shkurt Sula pėr “Sportin shqiptar”.
    Eliminimi nga Kupa ka qenė njė goditje e rėndė pėr Shkumbinin, drejtuesit e sė cilės kanė kėrkuar shumė llogari te zyrtarėt e FSHF-sė, qė ishin tė pranishėm nė kėtė takim, si Hito Hitaj dhe Astrit Maēi, sidomos nė lidhje me treshen italiane, qė ėshtė vėnė nė qendėr tė shėnjestrės nga peqinasit. Nuk kanė munguar koret e shumta tė tifozėrisė peqinase kundėr federatės dhe drejtuesve tė saj, edhe pse drejtuesit vendės, me nė krye Sulėn, shpesh ndėrhynin pėr t’u dhėnė fund kėtyre koreve.
    Trajneri Memushi dhe skretari Ēipi pohojnė se nė Peqin nuk vodhėn asnjė gjė
    Vlonjatėt nė festė: Tani duam Kupėn!

    Po ndėrsa skuadra e Shkumbinit dhe mijėra tifozėt vendės kanė qarė eliminimin nga kjo gjysmėfinale, tėrėsisht ndryshe ka qenė situata nė kampin e skuadrės sė Flamurtarit. Vlonjatėt kanė treguar njė shpirt tė lartė gare, vendosmėri dhe qėndrueshmėri tė admirueshme taktike, sidomos nė pjesėn e dytė, gjė e cila ka sjellė edhe kualifikimin pėr nė finale.
    Pa diskutim, strategu i kėtij kualifikimi ka qenė Eqerem Memushi, tė cilit nė mungesė tė moszhvillimit tė konferencave pėr shtyp, i shkėputėm njė prononcim nė momentin qė vlonjatėt bėheshin gati tė udhėtonin drejt Vlorės. Nuk kishte qė mė i lumturi ndėr tė gjithė ishte Eqerem Memushi, njeriu qė e kishte pėrgatitur mė sė miri ekipin qė nė fillim tė ndeshjes pėr tė dalė me kokėn lart nga njė garė e tillė, por pa diskutim qė ktheu njė pjesė tė ndeshjes edhe me zėvendėsimet qė kreu.
    Memushi shprehu tė gjithė lumturinė e tij pėr kėtė rezultat dhe u shpreh se kualifikimi u pėrket tė gjithė ēunave, qė sipas tij, luajtėn me shumė zemėr nė kėtė takim. “Ishte njė ndeshje e vėshtirė, madje do tė thoja shumė e vėshtirė, duke parė se luanim nė njė fushė tė vėshtirė dhe me njė publik qė e kishim tė gjithin kundėr vetes. Pėr kėtė, unė them qė ēunat kanė bėrė njė ndeshje tė shkėlqyer, sidomos nė planin psikologjik.
    Mė pėlqeu edhe mėnyra se si e menaxhuam rezultatin pas golit tė barazimit dhe nė pėrgjithėsi me pėlqeu edhe fakti qė u zbatuan detyrat tekniko taktike. Shpirti i garės ishte i admirueshėm dhe ky ėshtė njė kualifikim qė u pėrket tė gjithė lojtarėve dhe tė gjithė Vlorės. Jemi shumė tė lumtur, sepse luajtėm kundėr njė skuadre si Shkumbini, qė nuk kishte ardhur kot deri mė kėtu,” - tha Memushi, i cili shtoi se ishte i bindur qė skuadra e tij do tė kishte shanse maksimale nėse takimi gjykohej profesionalisht.
    “Nuk e di nėse Shkumbini do ta pranojė kėtė humbje apo jo, por ne nuk kemi vjedhur asgjė, pasi u pa qė me njė futboll tė drejtė ne ia dolėm mbanė, ashtu si sot mund tė kishte fituar edhe Shkumbini,” - do tė shprehej mes tė tjerash trajneri i skuadrės sė Flamurtarit, i cili nuk shprehu asnjė preferencė mes Vllaznisė dhe Tiranės, por pohoi se detyra e skuadrės sė tij ėshtė qė tė bėjė mė tė mirėn pėr tė fituar Kupėn dhe pėr t’i kthyer lavdinė kėtij klubi me shumė emėr.
    “E duam shumė kėtė trofe dhe kam besim se nė finale do tė kemi shanset tona pėr tė fituar,” - pohoi nė fund Memushi. Ndėrkohė qė tė kėnaqur nė maksimum janė dukur edhe drejtuesit e tjerė tė skuadrėsė, nė veēanti Geri Ēipi, i cili u shpreh shkurt: “E merituam, kjo nuk ka dyshime. Nuk merrem me pretendimet e Shkumbinit, por me faktin qė ne bėmė njė gol shumė tė rregullt dhe dominuam mbi kundėrshtarin, sidomos nė pjesėn e dytė tė ndeshjes.”
    Heroi Mema: Njė gol qė do ta mbaj mend
    Pa diskutim ka qenė ai heroi i kėsaj ndeshjeje pėr skuadrėn e Flamurtarit. Me golin e shėnuar nė minutėn e 55-tė, Devis Mema u ka dhėnė njė kualifikim shumė tė rėndėsishėm bregdetarėve, ndėrsa goli i tij ka njė peshė shumė tė madhe, qė e ēon skuadrėn e Flamurtarit nė finalen e kėtij trofeu, qė do tė thotė ndryshe edhe shumė afėr kupave tė Europės.
    Mema nuk e ka fshehur kėnaqėsinė e tij pėr golin e barazimit, por ka pohuar se ishte meritė e tė gjithė skuadrės, e cila luajti si e barabartė me Shkumbinin. “Normalisht, ishte njė moment shumė i lumtur pėr mua. Jam me fat qė u gjenda nė momentin dhe vendin e duhur pėr tė shėnuar njė gol, qė do ta mbaj mend gjatė. Ky gol ka njė peshė shumė tė madhe, pasi kurorėzon meritat tona sezonale. Ia dedikoj gjithė skuadrės dhe drejtuesve tė saj. Por tani duhet tė shohim para dhe tė fitojmė finalen,” - tha sulmuesi shtatlartė Mema.
    Lojtarėt peqinas qajnė rastet e humbura
    Lot dhe shumė mėrzitje te lojtarėt e skuadrės sė Shkumbinit pas ndeshjes me Flamurtarin. Njė pjesė e mirė e lojtarėve kanė qėndruar nė fushėn e lojės tė shtrirė pėr shumė minuta nė momentin qė gjyqtari ka vėrshėllyer ndėrprerjen e takimit, duke pritur me dėshpėrim rifillimin e takimit, gjė e cila nuk ka ndodhur kurrė, pasi gjyqtarėt nuk janė futur mė nė fushė, duke mos e parė tė pėrshtatshme situatėn nė stadium pėr tė luajtur sėrish.
    Tribuna “VIP”, e tejmbushur me personalitete
    Ka qenė njė atmosferė elektrizuese nė stadiumin e Peqinit ndeshja e ditės sė mėrkurė. Mbi 8 mijė spektatorė, si rrallėherė kanė qenė nė stadium, teksa hyrja ka qenė pa bileta nė tė gjitha pjesėt e stadiumit. Nuk kanė munguar banderolat pėr gjyqtarėt italianė, si: “Gava, Welcome to Party dhe Non e Calciopoli!” Para ndeshjes janė hedhur njė mori me fishekzjarre, ndėrsa nė pėrgjithėsi ndeshja nė shkallėt e stadiumit ka qenė e qetė, edhe pse nuk kanė munguar tifozėt vlonjatė. Sakaq, nė tribunėn “VIP” kanė qenė Xhavit Ismaili, Qazim Sejdini, Dashnor Sula, Shpėtim Gjika, Ramadan Shehu, Ilir Rrushi dhe Petrit Syla. Ka rėnė nė sy edhe qėndrimi nė tribunė pėrkrah njėri tjetrit i trajnerėve Hysen Dedja dhe Ilir Gjyla, tė cilėt janė rivalė nė luftėn pėr mbijetesė.

    Ali Hallulli
    Sporti shqiptar

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Thu Mar 28 2024, 18:49