Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Ismaili: Shkumbini, ēdo gjė me merite

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Ismaili: Shkumbini, ēdo gjė me merite Empty Ismaili: Shkumbini, ēdo gjė me merite

    Mesazh nga stilltoni Tue Apr 28 2009, 11:45

    Ismaili: Shkumbini, ēdo gjė me merite Shkumbin
    Presidenti Xhavit Ismaili kėrcėnon me dorėhejqje nėse takimi i Kupės gjykohet nga i huaj
    Nuk flitet nė Peqin pėr humbjen e thellė 3 0 me Dinamon, por vetėm pėr Kupėn, kur tė mėrkurėn Shkumbini do tė presė Flamurtarin nė Peqin. Situata po tensionohet, kur nga ana e Flamurtarit kėrkohet qė ky takim tė drejtohet nga njė gjyqtar i huaj, por qė ka ndeshur nė kundėrshtimin kategorik tė drejtuesve peqinas, qė e shohin si diēka tė parregullt e tė qėllimshme nga ana e kundėrshtarit.
    Presidenti Ismaili pranon qė tė dyja ndeshjet tė drejtoheshin nga njė gjyqtar i huaj dhe kėtė kėrkesė Flamurtari duhej ta kishte bėrė me kohė te Shkumbini, duke i pėrballuar edhe shpenzimet bashkė tė dy ekipet pėr tė dy ndeshjet.
    Keni kyrsyer forcat pėr ndeshjen e Kupės?
    Kjo ėshtė e justifikueshme, pasi Kupa mbetet prioriteti ynė kryesor, me dėshirėn pėr tė shkuar pėr herė tė parė nė njė finale. Mungesat e rėndėsishme nė formacion nuk ishin se po nėnvlerėsohej Dinamo, kundėrshtarja e sė shtunės, pėrkundrazi ishim tė ndėrgjegjshėm se po luanim me kampionen nė fuqi, ku rezultati pozitiv ishte i vėshtirė pėr t’u arritur. Vepruam kėshtu pėr t’i pasur mė tė freskėt disa nga lojtarėt kryesorė.
    Flamurtari e ka fituar takimin e parė 1 0. Besoni se Shkumbini do tė arrijė ta pėrmbysė rezultatin?
    Ne besojmė dhe mendoj se e kemi ekipin pėr t’u kualifikuar, por do tė jetė fusha e lojės ajo qė do tė vendosė nė fund. Unė kam besim te forca e ekipit dhe te puna e bėrė, i cili me meritė i ka rezultatet nė kampionat nė vendin e katėrt dhe nė Kupė si gjysmėfinalist. Por nuk mė vjen aspak mirė me situatėn qė po krijohet pėrpara ndeshjes, kur flitet se Flamurtari kėrkon njė gjyqtarė tė huaj pėr takimin e Peqinit.
    Ju nuk jeni nė dijeni tė kėsaj kėrkese?
    Kėtė fakt unė e kam marrė vesh nga media dhe kjo mė shqetėson jo pak. Klubi dhe unė personalisht nuk kam dijeni, pasi nuk na ėshtė marrė asnjė mendim.
    Ju nuk jeni dakord qė takimi tė drejtohet nga njė gjyqtar i huaj?
    Nuk jam kundėr gjyqtarit tė huaj, por nuk pranoj kėtė pėr mėnyrėn se si po e kėrkon Flamurtari ta paragjykojė ndeshjen e dytė. Kur Flamurtari paska dėshirė pėr ta drejtuar njė gjyqtar i huaj, pse nuk e kėrkoi qė nė ndeshjen e parė nė vlerė dhe pėr tė dy takimet dhe nė marrėveshje mund tė paguanin tė dy klubet, si Shkumbini dhe Flamurtari.
    Ardhja e njė gjyqtari tė huaj ėshtė pa kuptim se e vendos njėra palė, pa pyetur fare. Ne e pranuam humbjen, ndėrsa tani Flamurtari pretendon pėr njė gjyqtar tė huaj dhe FSHF-ja mesa duket e miraton pa u thelluar nė veprimet e veta.
    Atėherė si do tė veproni?
    Ne jemi gati tė pranojmė verdiktin e shortit apo tė kompromisit pėr njė nga gjyqtarėt mė tė mirė tė Shqipėrisė. Pėr tė tjerat, ėshtė fusha e lojės ajo qė vendos, duke i ftuar tė gjithė drejtuesit e FSHF sė pėr tė qenė tė pranishėm nė Peqin tė mėrkurėn. Unė e kam ndarė mendjen qė tė mos pranoj nė asnjė mėnyrė gjyqtarė tė huaj. Kėtė vendim do t’ia transmetoj edhe klubit tė Shkumbinit e bashkisė sė qytetit. Nėse ata do ta pranojnė gjyqtarin e huaj, atėherė unė deklaroj publikiksht dorėheqjen time nga Shkumbini.
    Gjyla: Nuk ka panik te Lushnja, do mbijetojė
    Askush nuk mund ta mendonte nga tifozėt lushnjarė, rreth 8000 tė tillė nė “Roza Haxhiu”, se Flamurtari do tė merrte njė pikė nė Lushnjė, pasi tė gjithė prisnin qė loja tė mbaronte, kur kishin mbetur edhe tri minuta. Verdhejeshilėve kjo u ka djeguar mjaft, pasi jo vetėm u humbėn dy pikė, ndaj njė kundėrshtari direkt, por qė kėtė skuadėr mund ta kishin kaluar nė klasifikim dhe mund tė ishin mė komodė.
    Lushnja vazhdon tė jetė nė fundin e tabelės, por java e 29-tė rezervoi mjaft surpriza, tė cilat nė fund tė tabelės kanė ngjeshur 6 skuadra nė njė diferencė prej 4 pikėsh. Barazimi nė Lushnjė, ndryshe pėrkthehet si humbje, por gara vazhdon dhe trajneri verdhejeshil ka akoma pėr tė pėrmirėsuar nė skuadrėn e tij.
    f”Vėrtet kemi lėnė dy pikė shumė tė rėndėsishme, por pėrballja me Flamurtarin ishte njė takim qė i kishte tė tri rezultatet brenda, pra i paparashikueshėm. E rėndėsishme ėshtė se ekipi luajti, prodhoi lojė dhe krijoi raste pėr shėnim.
    E pėrsėris pėr tė disatėn herė, se na mungon finalizimi i aksioneve tė krijuara dhe kjo ėshtė shqetėsuese, pasi po nuk shėnove, do ta pėsosh. Kjo na ndodhi edhe ne. Kur ne po kėrkonim tė shėnonim golin e qetėsisė e tė mbyllnim takimin, pėsuam njė gol pa pretendime dhe reagimi ishte i pamundur pėr tė ndryshuar nė aq pak kohė. Provuam, por nuk ia dolėm. Gjithsesi, kampionati ka ende javė pėr tė zhvilluar deri nė fund, unė pėr vete jam i bindur se do tė mbijetojmė.
    E bazoj kėtė nė faktin se e kam marrė ekipin me 13 pikė, nė vendin e fundit nė janar dhe tashmė jemi nė zonėn e “play out”-it. Ndoshta nga kėto javė tė mbetura dalim edhe mė tej. Jemi shumė tė qetė dhe nuk ėshtė aspak njė gjendje alarmante nė ekipin tonė,” - ka thėnė Ilir Gjyla, trajneri i Lushnjės.

    Ali Hallulli
    Sporti shqiptar

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 11:38