Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Qorri, nė fokus golin e parė peqinas

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Qorri, nė fokus golin e parė peqinas Empty Qorri, nė fokus golin e parė peqinas

    Mesazh nga polskaALB Thu Aug 30 2007, 18:28

    Qorri, nė fokus golin e parė peqinas
    Mjedisi peqinas po e pret me padurim ndeshjen e dytė tė kampionatit, edhe pse ajo do tė jetė pėrsėri nė transfertė pėr Shkumbinin. Gjithēka lidhet me faktin se peqinasit synojnė tė jenė surpriza e javės, duke i marrė pikė Tiranės kampione, nė “Selman Stėrmasi”. Elbasanasi i Shkumbinit, Ilir Qorri, kėrkon tė shėnojė gol, si pėr tė “lagur” bashkimin e tij me skuadrėn peqinase”. “Eshtė njė ndeshje delikate ? ka pranuar futbollisti, ? por Shkumbini shkon nė kėtė transfertė, ndaj kampionėve bardheblu, me ambicie tė forta. Sipas sulmuesit tė skuadrės bardhekaltėrt, futbollistėt do tė dinė tė pėrballen denjėsisht me kundėrshtarin nė kėtė ndeshje, qė edhe pėr teknikun Magani nuk do tė jetė e lehtė. Megjithatė, gjatė seancave stėrvitore tė kėtyre ditėve, trajneri peqinas, i cili ėshtė ulur nė kėtė sezon nė detyrėn e kryepankinės sė bardhekaltėrve, duket se ka qenė tepėr i sigurt se nė kėtė ndeshje skuadra e tij nuk do tė largohet bosh, edhe pse do tė jetė njė pėrballje tejet delikate kjo e sė shtunės, mes Tiranės e Shkumbinit. Gjithsesi, shpresat e peqinasve janė qė kampionati tė mos vazhdojė keq pėr skuadrėn e tyre, edhe pse ndeshja e dytė do tė zhvillohet po jashtė “shtėpisė”. Megjithatė, pėr tė arritur marrjen e pikės, kėrkohet goli, ndaj Qorri shpreson tė shėnojė nė portėn e Tiranės, pėr tė qenė ndoshta protagonist i zgjidhjes sė fateve tė kėsaj ndeshjeje. Ndėrkaq, gjatė kėtyre ditėve tė pėrgatitjeve pėr ndeshjen me Tiranėn, trajneri Magani ka qenė i preokupuar pėr harmonizimin sa mė mirė tė veprimeve mes futbollistėve tė grupit. Nė ndeshjen e kontrollit tė ditės sė djeshme, Magani ka eksperimentuar jo pak pėrsa i pėrket vendosjes sė futbollistėve, pothuajse nė tė gjitha repartet. Lidhur me besimin qė ekziston tek futbollistėt, pėr njė rezultat pozitiv, sulmuesi i Shkumbinit, Ilir Qorri, tha: “Tė gjithė besojmė se mga kjo ndeshje nuk do tė dalim pa pikė. Cili futbollist nuk do tė dėshironte tė arrihej njė rezultaat pozitiv ndaj Tiranės, kampiones sė vendit. Mendoj se gjatė kėtyre ditėve ėshtė punuar nė funksion tė realizimit tė kėtij objektivi”. Mė tej, sulmuesi ka shtuar se mjafton qė Shkumbini tė tregojė ghakftohtėsi e pėrqendrim, sepse nė aspektin fizik e atė tekniko?taktik gjendja ėshtė e mirė dhe shanset janė tė mos dalim “thatė” nga kjo transfertė e vėshtirė, por jo e pamundur pėr tė pėrfituar njė rezultat sa mė pozitiv”. Megjithatė, ajo qė duket se pritet nga tifozeia peqinase, e cila do tė jetė pėrsėri e shumtė nė numėr nė “Selman Stėrmasi”, ėshtė qė skuadra e tyre tė arrijė tė pėrballojė presionin e zakonshėm tė vendasve nė fillimlojė, pėr tė mos pėsuar shpejt goditjen. Pastaj duhet kėrkuar “zgjidhja”, e cila jo vetėm pėr ta, por edhe pėr stafin teknik, do tė vijė nga dy sulmuesit, Qorri e Dalipi, tė cilėt, gjithnjė sipas trajnerėve, do tė kenė mbėshtetjen e mesfushorėve. Nė fund tė fundit, krahas arritjes sė rezultatit pozitiv nga skuadra, Qorri nė kėtė ndeshje do tė kėrkojė golin e tij tė parė peqinas.

      Ora ėshtė Fri Mar 29 2024, 10:22