Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Flamurtari fiton 1-0, kualifikimi vendoset nė Peqin

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Flamurtari fiton 1-0, kualifikimi vendoset nė Peqin Empty Flamurtari fiton 1-0, kualifikimi vendoset nė Peqin

    Mesazh nga stilltoni Thu Apr 16 2009, 11:52

    E ka fituar ndeshjen e parė gjysmėfinale tė Kupės sė 57-tė tė Shqipėrisė Flamurtari i Vlorės, me rezultatin e ngushtė 1-0 ndaj Shkumbinit, duke bėrė njė hap drejt finales, edhe pse “malorja” e vėrtetė e pret nė ndeshjen e kthimit, nė Peqin. Qė do tė thotė se, realisht, kualifikimi pėr nė finalen e kėsaj veprimtarie, ėshtė i hapur. Ka qenė pikėrisht minuta e 25-tė, kur lojtari vlonjat, Halim Begaj, ka shėnuar njė gol tė mrekullueshėm, i cili ka mbetur i vetėm pėr 90-minutat e kėtij takimi. Kuqezinjtė e Flamurtarit kanė qenė mė kėrkues nė kėtė ndeshje, nisur edhe nga fakti se luanin nė shtėpinė e tyre, ndėrkohė qė peqinasit kanė treguar kujdes tė vecantė nė prapavijė, pėr tė pėsuar sa mė pak, nė mėnyrė qė pėrmbysja nė ndeshjen e kthimit tė jetė njė mision i mundur. Kėsaj ia kanė arritur deri diku, sepse fitorja e ngushtė e Flamurtarit 1-0 nuk premton shumė pėr vlonjatėt, kur dihet se nė Peqin Shkumbini ėshtė njė skuadėr shumė e fortė dhe e suksesshme. Takimi i kthimit do tė luhet pas dy javėsh nė Peqin, mė 29 prill, me avantazhin e lehtė tė vlonjatėve, tė cilėt ėndėrrojnė ta fitojnė pėr herė tė tretė Kupėn e Shqipėrisė, por pa dyshim qė Shkumbini do tė bėjė gjithēka pėr tė arritur pėr herė tė parė nė njė finale kupe
    Sporti shqiptar

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 13:55