Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Shkumbini vė nė dyshim vendin e katėrt

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Shkumbini vė nė dyshim vendin e katėrt Empty Shkumbini vė nė dyshim vendin e katėrt

    Mesazh nga stilltoni Wed Apr 08 2009, 11:21

    Peqinasit pėsojnė humbjen e dytė radhazi dhe humbasin terren nga rivalėt poshtė

    Fitorja e Teutės ishte me meritė, sepse diti ta administrojė lojėn dhe golin e shėnuar. Ndeshja me Teutėn mund tė cilėsohet ndeshja mė e varfėr pėr sulmin peqinas, i cili nuk krijoi asnjė rast rreziku pėr portėn e Vashakut pėr 90 minuta, pėrjashto gjuajtjen e Mustafajit qė pėrfundoi jashtė. Sigurisht, nuk ishte forca e vėrtetė e Shkumbinit ajo qė ėshtė parė nė ndeshjet e fundit, pėrfshi edhe atė me Teutėn, dhe kėtė e pranojnė tė gjithė, duke kėrkuar qė reflektimi tė jetė sa mė i shpejtė.

    Edhe trajneri Magani pranon se ekipi i tij nė kėtė takim ka qenė larg vlerave tė veta. Duke marrė pėrgjegjėsinė kryesore pėr humbjen e fundit, Magani kėrkon ngritjen e ekipit nė ndeshjet e ardhshme, pėr mė tepėr qė do tė luhen dy ndeshje nė Peqin. “Pėrballė Teutės kemi gabuar, duke mos zhvilluar lojėn tonė. Pėr kėtė pėrgjegjėsia kryesore ėshtė imja dhe mė pas e gjithė ekipit. Problemi kryesor nė takimin me Teutėn ishte se vėrtet krijuam shumė volum loje, por nuk arritėm tė rrezikojmė e tė godasim portėn.

    Pavarėsisht humbjes, jam i bindur qė Shkumbini do ta ruajė vendin e katėrt, duke kėrkuar tė shfrytėzojmė kalendarin me dy ndeshje nė Peqin. Janė mundėsitė qė ekipi tė marrė pikėt maksimale pėrballė Besės dhe Lushnjės,” - ka thėnė trajneri Magani, i pakėnaqur me atė qė tregoi ekipi nė Durrės. Duke mos hequr dorė nga objektivat qė ka Shkumbini nė kampionat dhe kupė, ai kėrkon tė lėrė pas humbjen me Teutėn e tė reagojė nė ndeshjen e ardhshme me Besėn.

    Shkumbini pa dyshim qė e ka vėnė nė dyshim vendin e katėrt nė pėrfundim tė kampionatit. Por ajo qė shqetėson mė shumė ėshtė se te peqinasit tani duket se diēka nuk po funksionon si duhet. Sportdashėsit peqinas kėrkojnė shumė mė tepėr, ndoshta do tė jetė sfida e radhės me Besėn ajo qė do tė tregojė rikthimin e atij ekipi qė janė mėsuar kėtė sezon ta shohin.

      Ora ėshtė Thu Mar 28 2024, 21:07