Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Nora: Shkumbini “blindon” sot vendin e 4-t

    Share

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Nora: Shkumbini “blindon” sot vendin e 4-t

    Mesazh nga polskaALB prej Mon Apr 13 2009, 11:22





    Sulmuesi gjirokastrit Arlind Nora rikthehet nė formacion dhe kėrkon sėrish tė shėnojė


    Eshtė rritur sė tepėrmi entuziazmi i sportdashėsve peqinas pėr ndeshjen e radhės me Besėn. Kjo shihet edhe nga numri i tyre i madh nė ndeshjet e seancės stėrvitore. Pėr ta edicioni po hyn nė njė fazė mjaft interesante, ku Shkumbini po lufton nė tė dy frontet, kampionat dhe kupė. Nė kėtė mėnyrė, ky muaj pėrcaktohet si vendimtar. Sfida qė do tė luhet nė Peqin me Besėn pėrbėn edhe hapin e parė tė rėndėsishėm pėr realizimin e objektivave qė ka Shkumbini, pasi Besa ėshtė njė rival i drejtpėrdrejtė pėr vendin e katėrt, duke qenė nė njė nivel pikėsh me Shkumbinin.

    Djemtė e Maganit janė mė tė favorizuar, pasi do tė luajnė nė fushėn e vet. Pasi kanė eliminuar Besėn nė kupė, duke kėrkuar pėr herė tė parė finalen e 6 majit, bardhekaltrit besojnė nė fitoren e sotme, pėr tė pasur moralin e duhur pėr ndeshjen e parė pėr kupė nė mesjavė. Pėr sulmuesin gjirokastrit, Arlind Nora, janė tė gjitha mundėsitė qė ekipi i tij ta ligjėrojė vendin e katėrt, duke pėrfituar edhe nga kalendari i favorshėm, pėr tė lėnė tri pikė larg Besėn.

    Nora pritet tė jetė nė fushė nė formacionin e Maganit pas njė jave pushimi, ku mungoi nė ndeshjen me Teutėn, pėr shkak tė gjendjes jo tė mirė shėndetėsore. Mungesa e tij pėrballė Teutės u ndje jo pak, pasi gjirokastriti shquhet pėr grintė nė fushėn e lojės. “Mė erdhi keq pėr atė rezultat qė u arrit, por humbja ėshtė lėnė pas dhe prej ditėsh jemi pėrqendruar nė ndeshjen me Besėn. Jam i bindur nė fitore, pasi pėr ne ėshtė si ndeshja e sezonit pėr vetė objektivat qė kemi,” deklaron sulmuesi Arlind Nora.

    Autori i 6 golave pėr Shkumbinin, shumė prej tyre pėrcaktues, ėshtė i bindur pėr atė qė shpreh, duke parė edhe forcėn e ekipit tė tij. “Nė kėtė takim tė rėndėsishėm do tė dėshiroja tė shėnoja dhe ai gol tė ishte pėrcaktues, por mė shumė se golin, unė kėrkoj tė fitojė Shkumbini, sepse e meriton. Do tė kėrkojmė fitoren me Besėn nė kampionat pėr tė shfrytėzuar mė pas ndeshjen e Kupės me Flamurtarin nė Vlorė,” pėrfundon sulmuesi gjirokastrit Arlind Nora.


    _________________

      Ora ėshtė Sat Dec 03 2016, 16:40