Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Pashja: “Sy mė sy” me tė kuqtė

    Share

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Pashja: “Sy mė sy” me tė kuqtė

    Mesazh nga polskaALB prej Thu Aug 23 2007, 18:36

    Pashja: “Sy mė sy” me tė kuqtė

    Nė testin e zhvilluar brenda grupit, nė prag tė pėrballjes me Partizanin, ėshtė dalluar edhe mesfushori i majtė i bardhekaltėrve, Lorenc Pashja. Nė intervistėn e dhėnė pėr gazetėn, Pashja shpreh besimin se Shkumbini do tė pėrballet si i barabartė me tė kuqtė. Nga ana tjetėr, duke e njohur forcėn e vendasve, ai garanton qė skuadra peqinase ėshtė e pėrgatitur pėr tė konkurruar si duhet e me ambicie nė kėtė kampionat, qė nė ndeshjen e parė, duke kėnaqur dhe tifozėt e saj me lojėn qė do tė zhvillojė. “Futbolli, pėrveē rezultatit ėshtė njė lojė dhe si e tillė duhet tė kėnaqė dhe shikuesit”, thotė Pashja.

    [color:7467=black:7467]Tani qė ndeshja e parė ėshtė nė prag, si e ndieni veten?

    Shkumbini i ka filluar pėrgatitjet qė nė fillim tė korrikut dhe them se kemi zhvilluar njė fazė tė fortė pėrgatitore, ēka na bėn optimistė pėr tė tė konkurruar denjėsisht nė kėtė kampionat. Gjithsesi, ndeshja me Partizanin ka tė veēantėn e saj, sepse ėshtė premierė dhe aty do tė vlerėsohet nė njė masė tė konsiderueshme gatishmėria jonė. Por rruga e kampioantit ėshtė e gjatė dhe ecuria e mėtejshme nuk varet vetėm nga rezultati i kėsaj ndeshjeje. Megjithatė, nė Tiranė do tė luajmė “duke u parė sy mė sy” me Partizanin.

    Merkato e fuqishme, futbollistė cilėsorė nė ēdo repart; sa janė pėrshtatur ata me grupin, nisur nga fakti se disa prej tyre kanė ardhur thuajse nė fund tė periudhės pėrgatitore?

    Nė dy sezonet e fundit skuadra ka vuajtur shumė dhe vetėm nė javėt e fundit ka siguruar mbijetesėn. Pėr t’i dalė pėrpara situatave tė tilla, drejtuesit e skuadrės afruan futbollistė me pėrvojė e cilėsorė, pėr ta bėrė atė sa mė tė kompletuar e mė tė qėndrueshme. Tani kemi njė grup tė aftė pėr t’u pėrballur me sukses me ēdo kundėrshtar. Lojtarėt e ardhur janė pėrshtatur mirė dhe kanė hyrė nė psikologjinė e skuadrės. Nė ēdo repart ka futbollistė tė dubluar, gjė qė garanton vazhdimėsinė, sepse kampionati ėshtė i gjatė.

    Pėrballė do tė keni Partizanin, i njohur pėr forcėn e tij...

    Jemi tė ndėrgjegjshėm pėr kėtė, ashtu si dhe pėr faktin qė do tė luajmė nė transfertė. Por kjo nuk na tremb aspak: ne do tė futemi nė fushė si tė barabartė dhe do tė kėrkojmė rezultat pozitiv. Kėtė e kemi realizuar disa herė nė Tiranė pėrballė Partizanit, ndaj e kėrkojmė edhe nė fillimin e kėtij kampionati.

    Ēfarė do tė presim nga Pashja nė kėtė sezon?

    Angazhimin tim maksimal dhe, sigurisht, njė nivel sa mė tė kėnaqshėm sportiv.



    _________________

      Ora ėshtė Wed Dec 07 2016, 19:17