Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    SHKUMBINI 1-0 Lushnja

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    SHKUMBINI 1-0 Lushnja Empty SHKUMBINI 1-0 Lushnja

    Mesazh nga polskaALB Sun Apr 19 2009, 21:54

    Shkumbini konsolidon “Europėn”

    Shkumbini vazhdoi tė mos falė pikė nė Peqin, kėsaj radhe “viktima” ishte Lushnja. Roland Dervishi shėnoi njė gol tė shpejtė nė harkun e dhjetė minutave (i kontestuar goli nga lushnjarėt), duke zhbllokuar shumė shpejt rezultatin e duke i dhėnė qetėsinė e duhur Shkumbinit pėr tė administruar lojėn deri nė fund tė takimit. Kapiteni i Lushnjės, Gentian Ēela goditi shtyllėn. Formacioni i Gugash Maganit ndodhet nė vendin e katėrt, me 44 pikė, katėr mė pak se Dinamo e vendit tė tretė, dhe fakti qė bėn pjesė edhe nė “katėrshen” e Kupės, e bėn mė tė sigurt njė vend nė Ligėn e Europės. Kjo ishte fitorja e 14-tė historike nė 28 ndeshje me Lushnjėn (8 fitore).
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    SHKUMBINI 1-0 Lushnja Empty Re: SHKUMBINI 1-0 Lushnja

    Mesazh nga polskaALB Sun Apr 19 2009, 22:04

    Peqinasit vazhdojnė tė mbrojnė vendin e katėrt, duke qenė racionalė me shėnimin e njė goli

    Shkumbini - Lushnja 1-0
    Shėnues: Dervishi 9′


    Shkumbini: Llani, Pasha, Mujdragiē, Salliu, Shameti, Shenaj, Turdiu, Delioski (Gėrxho 52′), Gjata (Nora 46′), Dervishi, Mustafaj (Jaksimoviē 72′). Trajner: G.Magani.
    Lushnja: Bejte, Dhimo, Sulo, Bufasi, Ruco (Gjoni 70′), Xhagalliu (Baze 46′), Korreshi, Ēela, Tepshi, Bubeqi (Elezi 60′), Hasalla. Trajner: I.Gjyla.
    Gjyqtarė: R.Sadiku, A.Mahmuti, E.Ganēi (Elbasan)
    Kartonė tė verdhė: Nora, Ruci, Cela

    “Radiografia”

    7′ Shkumbini pranė golit, kur Delioski gjuan me forcė dhe nė momentin e fundit njė mbrojtės arrin ta devijojė nė goditje kėndi, duke shpėtuar portėn.
    9′ Dervishi nga e djathta di tė pėrfitojė nga pasiguria e mbrojtjes mike, duke dalė pėrballė portierit dhe shėnon nė pozicion tė prirėt. 1 0 pėr Shkumbinin.
    15′ Gjata, me portėn bosh pas gabimit tė portierit Bejte, nuk di tė pėrfitojė pėr tė shėnuar golin e dytė.
    17′ Ēela ka ekzekutuar njė goditje dėnimi nga e majta e sulmit. Topi kalon gjithė zonėn e portės, duke mos u devijuar nga sulmuesit e Lushnjės.
    25′ Gjuajtja e Ēelės nga distanca pritet me qetėsi e siguri nga ana e Llanit.
    34′ Njė gjuajtje pėr t’u harruar e Hasallės, qė nuk di tė shfrytėzojė krosin e Bubeqit nė tė djathtė.
    37′ Mustafaj u ėshtė shmangur dy mbrojtėsve miq pėr ta gjuajtur me kthesė, por pret me vėshtirėsi portieri Bejte nė dy kohė.
    53′ Ēela ka rrezikuar me njė gjuajtje nga distanca, qė pėrfundon mbi shtyllėn e portės sė Llanit.
    55′ Dervishi i ka mundėsitė pėr ta dyfishuar rezultatin, ku del i vetėm pėrballė Bejtes, por pa e mposhtur atė, qė arrin ta grushtojė gjuajtjen e tij nė goditje kėndi.
    60′ Llanit i vjen nė ndihmė trau i sipėrm pas gjuajtjes sė fortė tė Koreshit nga distanca.
    70′ Pas Mustafait, qė gjuan mė forcė, ėshtė Nora qė drithėron me njė gjuajtje tė fuqishme, duke “qethur” shtyllėn.
    79′ Llani ka treguar vlerat e veta, duke grushtuar gjuajtjen e Koreshit.
    80′ Elezi ka hezituar pėrballė Llanit, duke mos shfrytėzuar krosin e Ēelės, topi pėrfundon jashtė.

    Komenti

    Ka vendosur rezultatin e takimit tė djeshėm Shkumbini e Lushnjės njė gol i shėnuar nė fillim tė takimit nga Roland Dervishi, por qė ka pasur vlerėn e tri pikėve. Pėr Shkumbinin, ishte fitorja e parė nė kėtė sezon pėrballė Lushnjės, duke dėshmuar se di tė luajė ndershmėrisht, duke hedhur poshtė edhe fjalėt e pėrhapura pėr ndonjė talent tė mundshėm.

    Me kėtė rezultat, ku mė tepėr u duk qė pati rėndėsi marrja e tri pikėve dhe jo loja e ekipit, Shkumbini arriti tė konsolidojė pozicionin nė vendin e katėrt, duke e ndėshkuar Lushnjėn nė momentin e saj mė tė mirė. Loja pati dy tabllo, me njė pjesė tė parė mė tė mirė tė vendėsve dhe me njė pjesė tė dytė, kur lushnjarėt ishin mė ngulmues dhe ndoshta meritonim mė shumė.

    Mundet qė nė mos arritjen e kėtij objektivi pėr ekipin e Gjylės ndikuan edhe mungesat qė pati nė formacion pėr dėmtime apo kartonė. Shkumbini e nisi mė mirė lojėn, duke qenė mė ngulmues, por edhe mė i qetė nė veprimet e veta. Kjo epėrsi nuk vonon dhe konkretizohet, kur sinjalin e parė e jep mesfushori maqedonas Delioski, pėr t’ia lėnė radhėn sulmuesit peqinas R.Dervishi, qė diti tė veprojė mirė nė rastin e shėnimit tė golit.

    Mungesa pėr disa minuta reagimi i miqve dhe ėshtė Shkumbini qė dikton nė fushė pėr tė marrė zemėr, duke e pėrqendruar lojėn nė gjysmėfushėn kundėrshtare. Miqtė kalojnė ēaste tė vėshtira, duke pėrqendruar shumė forca nė zonėn e vet, por pa harruar edhe kundėrsulmin nga krahėt me Bubeqin, Tepshin e Hasallėn, por pa krijuar situata tė rrezikshme nė portėn e Llanit.

    Ajo qė bie nė sy nė lojėn e Shkumbinit ėshtė aktivizimi i lojės nga krahėt me Delioskin, Dervishin e Turdiun, duke krijuar situata tė vėshtira nė portėn lushnjare. Nė pjesėn e dytė shohim qė nė fillim njė Lushnjė qė ėshtė mė ngulmuese dhe qė luan mė fort e mė me dėshirė nė kėrkim tė golit tė barazimit, duke pėrfituar edhe nga njė qetėsi e tėrheqje tė ekipit tė Shkumbinit nė mbrojtje tė rezultatit.

    Nė kėto minuta tė mira pėr Lushnjėn, Shkumbini i ka mundėsitė pėr tė gjetur golin e dytė dhe pėr ta ndėshkuar kundėrshtarin, qė nga dėshira pėr tė shėnuar golin e barazimit, krijonte nga pas hapėsira. Dervishi nė minutėn e 55 tė i ka mundėsitė e plota pėr ta mbyllur takimin.

    Sulmuesi peqinas, nė njė kundėrsulm, bėn gjithēka mirė qė nga mesi i fushės, por pranė portės mike nxitohet, duke finalizuar keq e duke i dhėnė mundėsi portierit Bejte tė grushtojė e tė shpėtojė portėn nga njė gol i sigurt. Trajnerėt ndėrhyjnė dhe i realizojnė tė gjitha zėvendėsimet, por Lushnja vazhdon tė jetė mė kėrkuese pėr tė gjetur golin e barazimit, ndėrsa Shkumbini mendon mė shumė pėr prishjen e aksioneve tė kundėrshtarit, pėr tė ruajtur avantazhin e golit.

    Te Shkumbini nė fundin e pjesės sė dytė nuk mungojnė tė shfaqen edhe shenjat e lodhjes fizike si rezultat i ndeshjes ne mesjavė me Flamurtarin, por kundėrshtari nuk ėshtė nė gjendje tė pėrfitojė. Merita ėshtė e mbrojtjes me Mujdragiēin, qė pėrballoi njė ngarkesė tė madhe, si dhe e portierit Llani. Kapiteni i Shkumbinit nuk pati shumė punė pėrballė sulmuesve lushnjarė, por nė episodet qė iu paraqitėn gjatė pjesės sė dytė tregoi aftėsi dhe vlera, duke mbetur pika mė e fortė e Shkumbinit. Si pėrfundim, mund tė themi se ishte njė fitore e merituar e Shkumbinit pėrballė njė Lushnje qė tregoi se meriton mė shumė.

    Deklarojnė:

    Sokol Branica, zv/trajner i Shkumbinit: “Kemi fituar njė ndeshje tė vėshtirė pėrballė njė kundėrshtari si Lushnja, e cila kėrkonte rezultatin pozitiv pėr vetė pozicionin qė ka nė renditje. Nė pjesėn e parė luajtėm mė mirė, shėnuam njė gol, por edhe krijuam raste tė tjera, ndėrsa nė pjesėn e dytė Lushnja na vuri nė vėshtirėsi. Nė ndeshje tė tilla e rėndėsishme ėshtė tė marrė pikėt dhe kėtė e bėmė pėr tė konsoliduar pozicionin tonė nė vendin e katėrt. Dje ishim pak tė lodhur nga ndeshja me Flamurtarin pėr kupė nė mesjavė e Lushnja kėrkoi ta shfrytėzojė. Edhe pse kundėrshtari pati disa mungesa, u paraqit mirė, duke na vėnė nė vėshtirėsi nė pjesėn e dytė.”

    Ilir Gjyla, trajner i Lushnjės: “Mendoj se, pavarėsisht rezultatit, ekipi ynė e justifikoi nė fushėn e lojės atė qė patėm deklaruar pėrpara ndeshjes, pėr tė bėrė mė tė mirėn nė Peqin. Pėr shkak dėmtimesh e kartonėsh, pėrballė Shkumbinit patėm disa mungesa kryesore, por duhet thėnė qė ata qė ishin nė fushė e justifikuan veten. Kemi luajtur shumė mirė, sidomos nė pjesėn e dytė. Kemi pasur ngritje tė nivelit tė lojės nė kėtė pjesė si rezultat i lodhjes fizike tė Shkumbinit, por futbolli kėshtu e ka. Nuk i paragjykoj gjyqtarėt, por jam i mendimit qė tė tilla takime, kur luan Lushnja dhe ka rival Elbasanin, gjyqtarėt duhet tė jenė nga qytete tė tjera.”

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 11:59