Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Nė Peqin entuziastė pėr shortin e kupės: Jemi nė Europė

    Share

    kliti

    Male Numri i postimeve : 73
    Age : 27
    Registration date : 15/10/2007

    Nė Peqin entuziastė pėr shortin e kupės: Jemi nė Europė

    Mesazh nga kliti prej Sun Apr 05 2009, 12:14


    Do tė luajė kundėr Partizanit ose Flamurtarit. Shkumbini i bindur se do tė arrijė finalen




    Nė prag tė sfidės kundėr Teutės, peqinasit duken shumė tė
    kėnaqur, teksa janė informuar, se nė turin e ardhshėm tė kupės sė
    Shqipėrisė do tė pėrballen me ekipin fitues tė pėrballjes Partizani -
    Flamurtari. Padyshim qė ky short pritej me padurim edhe nga tifozėt
    bardhekaltėr dhe tani tė gjithė janė nė delir. Padyshim qė njė
    pėrballje me Tiranėn apo Vllazninė do t’i cilėsonte tė pakta mundėsitė
    e Shkumbinit, pėr njė kualifikim nė finale, ndėrsa tashmė peqinasit i
    kanė shanset mė tė mėdha. Skuadra e Maganit ėshtė momentalisht mė mirė
    se njė prej skuadrave qė pritet tė ndėshet, pavarėsisht historisė sė
    kundėrshtarėve. Pas njohjes me shortin, protagonistėt kryesorė tė
    Shkumbinit kanė bėrė komentet e tyre…


    Presidenti Ismaili - Menjėherė pas informacionit, i pari qė ka
    shprehur hapur kėnaqėsinė e tij ka qenė presidenti i klubit
    bardhekaltėr, Xhavit Ismaili. Sipas tij, ky mund tė ishte shorti mė i
    favorshėm, por qė nuk garanton tė qėnit nė finale. “Padyshim qė ky mund
    tė ketė qenė shorti mė ideal pėr ne. Nė rast se do tė pėrballeshim me
    njė nga dy ekipet e tjera, vėshtirėsia do tė ishte shumė mė e madhe,
    pasi kėto skuadra kanė treguar se kanė eksperiencė dhe mundet t’i
    arrijnė objektivat. Ndėrsa me Partizanin dhe Flamurtarin kemi forca tė
    matemi. Siē e kam thėnė edhe mė parė, tashmė nuk duhet tė lėshojmė dhe
    tė mendojmė se na mjafton t’i pėrkushtohemi vetėm kupės, pasi asgjė nuk
    mund tė quhet e sigurtė pėr kualifikimin tonė, pasi nuk duhet tė
    harrojmė pėrballjet e fundit me kėto skuadra”.

    Isai - Shefi i klubit peqinas ėshtė shprehur se: “Shorti na
    ka caktuar kundėrshtarin qė ne shpresonim. Padyshim qė me tė gjithė
    ekipet fillohet 50 me 50 %, por dy ekipet e kreut kanė njė koficent mė
    tė lartė tė vėshtirėsisė. Shpresojmė qė tė ruajmė ecurinė nė kampionat,
    ndėrsa me pėrgatitje serioze mendoj se do tė jemi ne nė finale tėkupės
    sė Shqipėrisė.


    Kapiteni Llani - “Jemi me fat qė kemi pėrballė njė nga kėto dy
    ekipe. Mund tė them, se edhe ne jemi nė finale tė kupės. Tashmė mund tė
    pėrballemi si tė barabartė me kundėrshtarėt tanė dhe kjo na jep mė
    shumė shpresa.


    Preferenca – Sipas peqinasve, nėse do tė flitet pėr
    preferencė, pothuajse tė gjithė dėshirojnė si kundėrshtarPartizanin.
    Nėse do tė ishte Flamurtari, ky ekip duket sikur ėshtė mė pak i
    rrezikuar dhe po ashtu synimi i tyre ėshtė i njėjtė me Shkumbinin, pra
    kupa e Shqipėrisė. Kurse Partizani duket se problemet i ka disi mė tė
    mėdha.

      Ora ėshtė Wed Dec 07 2016, 19:16