Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Arlind Nora rrėfen njė Peqin tjetėr

    Share

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Arlind Nora rrėfen njė Peqin tjetėr

    Mesazh nga polskaALB prej Sat Mar 28 2009, 13:01

    “Kėtu njerėzit e kanė zemrėn e madhe dhe respektojnė jabanxhinjtė nė maksimum”. Nė tė kaluarėn sulmuesi ka thėnė se nuk do shkelė kurrė nė kėtė qytet

    Jorgis MEMO- Shumė shpejt ka hyrė nė zemrėn e tifozėve tė Shkumbinit, edhe pse dikur pėr ta ėshtė shprehur keq. “Nuk shkel mė kurrė nė Peqin”. Kėshtu ka thėnė sulmuesi gjirokastrit, Arlind Nora, nė vitin 2006, kur ishte pjesė e Luftėtarit. Tashmė, ai ka dy vjet qė aktivizohet me Shkumbinin, pas njė eksperience tė shkurtėr te Vllaznia, por tė bukur nė ndeshjet e Kupės Intertoto, ku dy golat qė shėnoi kundėr Zagrebit, i dhanė kualifikimin Shkodranėve. Nė njė intervistė ndryshe, Nora rrėfehet pėr “ėndrrėn” qė po kalon tek ekipi bardhekaltėr, qė kėtė sezon po ecėn shumė mirė, duke pretenduar majat. Pėr “Panorama Sport”, 28-vjeēari gjithashtu, tregon pėr ambientin qė ka gjetur nė qytetin e vogėl, njerėzit aty, surprizat qė i kanė bėrė, por jo vetėm. “Ėshtė vendi ku jabanxhinjtė respektohen nė maksimum”, thotė ndėr tė tjera ai.

    Keni dy vjet qė luani me Shkumbinin. Jeni bėrė ndonjėherė pishman qė nėnshkruat pėr kėtė ekip?


    Jo, pėrkundrazi jam shumė i lumtur kėtu nė Peqin.


    Na fol pak pėr ambientin qė keni gjetur nė fillim?


    Nė fillim e pata pak tė vėshtirė, por mė pas u ambientova shpejt,
    sepse edhe tifozėt mė mbėshtetėn. Kam gjetur njė ambient mjaft tė ngrohtė dhe shumė sportdashės. U pėrshtata shpejt, sepse vetė njerėzit nė Peqin mė pritėn shumė mirė. Kjo ka tė bėj shumė pėr njė futbollist.


    Ka pasur njė moment, tė cilin nuk do ta harronit kurrė?



    Po. Kur erdhi nė jetė vajza ime. Pėr fat tė mirė, atė ditė, (20
    mars 2008) bėhet fjalė pėr sezonin e kaluar, unė shėnova kundėr
    Vllaznisė. Mė pas, festova lindjen e vajzės me tė gjithė shokėt, qė erdhėn me mua.


    Te Shkumbini ka shumė lojtarė nga qytete tė tjera. Ka pasur shenja xhelozie nga futbollistėt vendės?



    Te Shkumbini nuk ka xhelozi, por vetėm “luftė” pėr tė fituar.
    Kushdo futbollist qė luan, jep mė tė mirėn. Unė pėrgjithėsisht kudo qė kam luajtur, kam kaluar mirė me tė gjithė, duke futur kėtu edhe drejtuesit e klubeve.

    Por me cilėt futbollistė shoqėroheni mė shumė?


    Kėtu nė Peqin, miqtė e mi mė tė afėrt janė, Pashja dhe Salliu. Por
    gjithashtu, me tė gjithė ēunat e tjerė shoqėrohem. Po pėrmend kėtu Dervishin, Rizvanollin, Gjatėn etj. Pėrveē tyre, natyrisht edhe me patriotėt qė kam nga Gjirokastra, Shametin dhe Shenajn.

    Cili ka qenė komplimenti mė i bukur qė ju kanė bėrė nė Peqin?


    Komplimentin mė tė bukur ma bėn pronari i restorantit, ku unė ēdo
    ditė drekoj dhe darkoj. Zoti Karina mė thotė: “Ti je si ‘ujk’, qė e
    shqyen edhe topin, edhe mishin.


    Natyrisht, jo ēdo tifoz peqinas mund tė sillet mirė me ty. Nėse ka pasur ndonjė rast, mund tė na thoni fyerjen mė tė rėndė qė ju kanė bėrė?


    Nga tifozėt peqinas nuk kam marrė asnjė fyerje, por mund tė them se fyerja qė mė bezdis mė shumė ėshtė ajo e tifozėve tė Partizanit: “Leonora”.


    Diēka pėr qytetin dhe si e kalon kohėn e lirė aty?


    Qytet i vogėl, por me njerėz qė kanė njė zemėr tė madhe. Peqinasit i respektojnė jabanxhinjtė nė maksimum. Ndėrsa pėr kohėn e lirė, mund tė them se e kaloj, duke u ushtruar nė palestėr, dy-tri herė nė javė, nė kafe dhe duke luajtur pingpong me doktorin e ekipit. Por natyrisht qė njė pjesė tė mirė tė kohės e zė edhe interneti. Kėtė sezon Shkumbini pretendon UEFA-n.

    Cili ka qenė sekreti i ekipit, pėr kėtė ecuri kaq tė mirė, teksa ka surprizuar edhe jashtė fushe?



    Nuk ka sekret kėtu. Thjesht, jemi njė grup shumė i mirė lojtarėsh,
    ku tė gjithė mundohemi tė japim maksimumin pėr skuadrėn. Pra, ky Shkumbin ka shpirt gare dhe karakter tė fortė. Edhe pse jemi afėr objektivit, mendoj se duhet njė pėrqendrim i madh deri ditėn e fundit tė sezonit. Ka edhe shumė ndeshje, kėshtu qė po tė “luftojmė” me kėdo si tė barabartė, do tė kemi patjetėr sukses.




    NORA


    pėr Dashnor Sulėn...

    “Ėshtė tifoz i zjarrtė i futbollit dhe i ekipit tė Shkumbinit. Ai jep zemrėn pėr Peqinin. Kemi marrėdhėnie tė shkėlqyera. Mund tė them se pa tė, Shkumbini nuk do tė ishte nė kėto nivele”.


    pėr Xhavit Ismailin...

    “Ėshtė njeriu mė korrekt qė kam parė nė botėn e sportit. Na pėrkrah si djemtė e tij. Ka meritėn mė tė madhe nė ecurinė e Shkumbinit. Mėrzitet shumė kur humbasim, sepse e ndien sportin”.


    pėr Gugash Maganin...

    “Kėtė sezon ka krijuar njė grup lojtarėsh punėtorė, tė cilėt japin
    zemrėn nė fushė. Kam respekt pėr mėnyrėn sesi Gashi na stėrvit. Ėshtė njeriu, qė vėshtirė ta gjesh pa u marrė me sportin. Ėshtė i ‘ēmendur’ pėr futbollin dhe literaturėn”.

    pėr tifozėt peqinas...

    “Dikur mendoja keq pėr ta, por tani qė jetoj kėtu, i marr tė gjitha
    pas. Ata japin gjithēka qė Shkumbini i tyre tė shkojė larg, duke na
    mbėshtetur pafundėsisht. Tani pėr mua dhe tifozėt ėshtė momenti mė i bukur, sepse jemi shumė afėr realizimit tė njė ėndrre. I falėnderoj shumė pėr respektin ndaj meje”.



    5 skuadra

    ka luajtur Nora nė kampionatin shqiptar. E ka nisur me Luftėtarin,
    mė pas u aktivizua te Lushnja pėr tri sezone, ndėrsa nė vitin 2006 u shpall kampion me Elbasanin. Vllaznia ėshtė ekipi i fundit para se tė kalonte te Shkumbini.

    6 gola

    ka shėnuar nė kėtė kampionat me Shkumbinin. I pari nė ndeshjen
    hapėse tė kampionatit me Bylisin. Pesė golat e tjerė qė ka realizuar, rezultuan vendimtarė pėr Shkumbinin, sidomos ai jashtė fushe ndaj Apolonisė.

    29 vjeē

    mbush mė 4 korrik, Arlind Nora. Prej dy vitesh ėshtė i martuar me
    Klismandėn, me tė cilėn ka njė vajzė. Nikol ėshtė 1-vjeē dhe numrin 20 nė fanellė, sulmuesi e mban pėr shkak tė ditėlindjes sė vajzės nė kėtė datė.


    Kulmi dhe rėnia


    Pas tri vitesh me Lushnjėn, ku ishte lideri i ekipit, karriera e
    Arlind Norės ka ardhur nė ngritje. Kulmi i tij ėshtė me Elbasanin nė
    sezonin 2005-2006, kur u shpall kampion dhe ishte titullar i
    padiskutueshėm i verdhebluve. Mė pas, kaloi te skuadra e tij e zemrės, Luftėtari, ku pėr njė sezon gjithēka shkoi keq, sepse u dėmtua dhe nuk luajti pėr njė kohė tė gjatė. Ndėrkohė, njė periudhė mjaft tė bukur, biondi gjirokastrit e kaloi me Vllazninė, kur u bė hero pas dy golave nė Kupėn Intertoto, kundėr kroatėve tė NK Zagreb.


    _________________

      Ora ėshtė Tue Dec 06 2016, 15:14