Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Presidenti Ismaili, njė projekt “pilot” pėr Shkumbinin

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Presidenti Ismaili, njė projekt “pilot” pėr Shkumbinin Empty Presidenti Ismaili, njė projekt “pilot” pėr Shkumbinin

    Mesazh nga polskaALB Tue Aug 21 2007, 21:08

    Presidenti Ismaili, njė projekt “pilot” pėr Shkumbinin
    Duket kaotik nė mendimet e tij, por kjo ėshtė thjesht pėrshtypje. Vjen mė shumė ngaqė, ashtu siē e pranon edhe vetė, e ka nisur me shumė vrull. Nuk ka kohė Xhavit Ismaili. Presidenti i firmės ndėrtuese “Alba Konstruksion” ka ambicien e madhe: edhe Shkumbini tė jetė njė “ndėrtesė gjigante”. Kur? “Koha do ta tregojė”, thotė njeriu qė, mes projekteve tė pallateve e sipėrmarrjeve tė tjera, ka dhe njė “pilot” pėr Shkumbinin.

    Me shumė vrull e keni nisur... ?

    ? (qesh) Qė kur vendosėm tė hyjmė te skuadra peqinase, kishim njė vrull pėrbrenda. Duke i vėnė vetes objektiva tė lartė, duke menduar e projektuar me pasion, si dhe duke patur parasysh kohėn e paktė qė kishim nė dispozicion, vetėm me “avashllėk” s’mund tė punohej. Kemi hyrė me idenė pėr tė ndryshuar jo pak.

    Po flisni nė shumės ?

    Sepse, pavarėsisht se jam president i Shkumbinit, nuk jam vetėm. Krah meje ėshtė edhe “Euroteorema”, firma e fuqishme e ndėrtimit qė edhe mė parė ka qenė pranė Shkumbinit. Nė shumės, sepse duhet pėrmendur edhe ndihma e mbėshtetja e Bashkisė sė Peqinit, qė ka qenė ajo qė na ka “thithur” te futbolli.

    Po “i bini shumė nė qafė Elbasanit”. Doni tė bėni “Lalėn e Madh”?

    Jo, nė mėnyrė kategorike, jo! Tė jeni tė sigurt ju dhe opinioni sportdashės, aq mė tepėr ai elbasanas, se asnjė futbollisti nuk i kemi kėrkuar tė braktisė verdheblutė. Kanė ardhur vetė; ne kemi negociuar, pa i kėrkuar arsyet e largimit. Ato i dinė vetė futbollistėt.

    Si e shihni skuadrėn tashmė?

    Tė jem i sinqertė, fillimisht kisha njė ndjenjė frike. Pavarėsisht se kam njė eksperiencė jo tė vogėl drejtimi, njė skuadėr futbolli mė dukej njė ndėrmarrje e vėshtirė. Por, nisa tė mėsoj se si funksionon dhe bashkė me tė mė doli dhe frika. Duke u kthyer te pyetja juaj, mė duhet tė them se edhe vetė jam i ndėrgjegjshėm se ka ende mjaft gjėra pėr tė riparuar. Nuk kam patur kohė, por i siguroj dashamirėsit peqinas se mungesat qė kemi nė kontigjent do t’i riparojmė nė merkaton e dimrit. Qoftė edhe nga jashtė vendit, ndonėse personalisht jam i prirur t’u jap shans e mbėshtetje futbollistėve shqiptarė.

    Ē’lidhje keni me futbollin, me Peqinin e Shkumbinin?

    Po mjaftohem tė them se kam njohje tė hershme me futbollin, si njė ndjekės i apasionuar i tij dhe se prerjardhja ime ėshtė nga Shqipėria e Mesme.

    Njė firmė e fuqishme si juaja mund tė ishte afruar nė ndonjė klub mė me emėr... ?

    Por, ekipet me emėr, edhe problemet i kanė tė mėdha. Vė re se ka interesa, lobingje... Zgjodha Shkumbinin sepse kėtu mund tė realizoj idetė e mia.

    Keni vėrtet njė plan afatgjatė?

    Pa dyshim. Unė ndėrtoj dhe e di fort mirė se, pa njė projekt nuk mund tė hapėsh themele e tė ngresh pallate. Pėr Shkumbinin kam njė projekt qė mė pėlqen ta quaj “pilot”. Koha do tė tregojė nėse kam patur arsye ta quaj kėshtu.

    Sa e njihni terrenin e Superiores?

    Jo sa duhet. Nė fakt, kontaktet me futbollin i kam mbajtur mė shumė duke ndjekur kampionatet e huaja. Megjithatė, ditė pas dite po orientohem e marr informacionet e duhura.

    Ku mund tė arrijė kjo skuadėr?

    Me sa kam arritur tė ndjek kėtė periudhė, nuk mė duket ndonjė aventurė tė them se Shkumbini do tė jetė nė gjashtėshen e parė tė kėtij kampionati.

    Edhe diēka tjetėr teknike: zakonisht, presidentėt e nisin me trajnerėt... ?

    E kuptoj se ku doni tė dilni, por nuk jam i njė mendjeje me ju. Magani e Branica janė dy djem tė pėrkushtuar dhe unė u besoj atyre. Mund tė thoni se pėr njė skuadėr tė madhe kėrkohen edhe “pankina tė mėdha”, por kjo ka ende kohė. Paraprakisht po ju them se, edhe nėse do tė vijė njė ditė qė Shkumbini do tė kėrkojė njė drejtim mė profesional, kjo do tė mė bėhet e ditur nga kjo dyshe. Do tė jenė ata qė do tė zgjedhin “tjetrin”, sepse do tė jenė ata qė do tė vijojnė tė punojnė te Shkumbini.

    Shkumbini, veē komplimenteve qė duhet tė marrė pėr sezonit e kaluar kur arriti tė mbijetonte, ka qenė dhe jo pak problematik. Si do tė sillet nė kėtė kampiunat?

    Eshtė shqetėsim, nga mė kryesorėt pėr mua. Po ju them se qė nė ditėt e para, krahas punės pėr ngritjen e mbėshtetjen e skuadrės, i kam drejtuar njė thirrje tifozerisė peqinase. Gjylkoj se ndonjė sjellje e tyre ka ardhur nga mungesa e rezultateve e dėshpėrimi. Unė i kam prenmtuar pėr njė skuadėr qė nuk do t’i zhgėnjejė dhe ata do tė mė pėrgjigjen me njė mbėshtjetje tė kulturuar qė nuk ka tė bėjė aspak me dhunėn e shfaqje tė tjera. Kam sinjalet e para se mė kanė mirėkuptuar. Shkurt, inazhi i Shkumnbit do tė jetė krejt tjetėr.

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 18:35