Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Mbrojtėsi i Shkumbinit, Elton Grami, thotė se ekipi do tė qėndrojė nė vend tė katėrt

    Share

    kliti

    Male Numri i postimeve : 73
    Age : 27
    Registration date : 15/10/2007

    Mbrojtėsi i Shkumbinit, Elton Grami, thotė se ekipi do tė qėndrojė nė vend tė katėrt

    Mesazh nga kliti prej Sat Mar 28 2009, 12:46

    Grami: Dy javė kohė pėr tė reflektuar



    Prej
    disa ditėsh ekipi i Shkumbinit vazhdon pėrgatitjet pėr ndeshjen e
    radhės me Teutėn, ku moti i keq nuk ėshtė bėrė edhe aq pengesė pėr t’u
    stėrvitur. Duke kėrkuar tė shfrytėzojė nė favor tė vet ditėt e
    ndėrprerjes sė kampionatit, pėr shkak tė ndeshjeve tė kombėtares,
    trajneri Magani nuk ka lėnė pas dore edhe punėn nė aspektin
    psikologjik, pasi ekipi vjen pas humbjes sė fundit me Partizanin nė
    shtėpi, me synimin pėr ta harruar sa mė shpejt dhe kjo tė mos ndikojė
    nė ndeshjen e radhės. Pėr mbrojtėsin e Shkumbinit, Elton Grami, ndeshja
    me Partizanin ėshtė lėnė pas, sepse nuk fitoi Partizani, por humbi
    Shkumbini, duke mos qenė nė gjendje tė shfrytėzojė rastet.


    Sipas mbrojtėsit tiranas tė Shkumbinit, reagimi nė stėrvitje ka qenė i
    duhuri dhe kjo u pa edhe nė analizėn ku mori pjesė presidenti. “Duhet
    pėrgėzuar Partizani pėr fitoren qė mori nė Peqin nė ēastet e fundit,
    sepse Shkumbini edhe kur ka qenė nė pozita tė vėshtira nuk ia ka dhėnė
    kėtė mundėsi, por futbolli kėshtu e ka dhe ne atė rast e kemi lėnė pas.
    Ndėrprerja e kampionatit na dha mundėsi tė kemi kohė tė mjaftueshme pėr
    tė marrė veten dhe pėr tė harruar Partizanin. Krahas stėrvitjes, nė
    mjediset e klubit po punohet nga drejtuesit edhe pėr anėn psikologjike
    pėr tė qenė tė gatshėm pėr ndeshjen e radhės me Teutėn”, - deklaron
    mbrojtėsi i Shkumbinit, Elton Grami.

    Futbollisti tiranas shprehet i bindur se ekipi i tij do tė
    dijė tė mbajė vendin e katėrt nė renditjen e kampionatit, pavarėsisht
    humbjes sė pėsuar, pasi ekipi ėshtė nė gjendje tė mirė dhe kėtė e ka
    treguar gjatė kampionatit, sidomos pėr vitin 2009. “Kemi dy javė nė
    dispozicion pėr tė punuar pėr ndeshjen e radhės. Pėr ne do tė jetė njė
    takim edhe pėrcaktues, ku ne jemi tė detyruar tė kėrkojmė rezultat
    pozitiv pėr tė realizuar objektivin qė kemi. Eshtė njė detyrim nga ana
    jonė pėrdrejtuesit dhe sportdashėsit peqinas, qė me tė drejtė presin
    nga ne. Jemi tė ndėrgjegjshėm se nuk do tė jetė njė pėrballje e lehtė,
    pasi jemi pėrballė njė ekipi pretendues dhe qė vjen nga njė humbje me
    Besėn.

    Ne
    po punojmė duke e vlerėsuar pėr grupin me futbollistė tė rinj dhe me tė
    ardhme qė ka kundėrshtari, pėr mė tepėr pėr aftėsinė nė ndėshkimin e
    shpejtė. Kemi humbur nė Durrės pėrballė Teutės nė fazėn e dytė me dy
    gola aksidentalė, duke qenė i bindur se kjo nuk do tė ndodhė mė, sepse
    ekipi pėr momentin ėshtė mė mirė dhe janė harmonizuar veprimet mes
    futbollistėve nė ekip”, - ka pėrfunduar mbrojtėsi i krahut tė majtė tė
    Shkumbinit, Elton Grami, qė ka fituar vendin e titullarit nė formacion.

      Ora ėshtė Mon Dec 05 2016, 01:20