Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Shkumbini/Gjendet justifikimi pėr humbjen e dytė shtėpiake

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Shkumbini/Gjendet justifikimi pėr humbjen e dytė shtėpiake Empty Shkumbini/Gjendet justifikimi pėr humbjen e dytė shtėpiake

    Mesazh nga stilltoni Mon Mar 23 2009, 11:46

    Shkumbini/Gjendet justifikimi pėr humbjen e dytė shtėpiake Shk-pa11
    Alibia e peqinasve: Fatin kundėr!
    Ndaj Partizanit, Shkumbini pėsoi humbjen e dytė nė shtėpi, nė
    sajė tė njė goli tė ardhur nė limitin e kohės shtesė. Pėr koiēidencė,
    edhe disfata e parė e regjistruar nė shtėpi pėrballė Lushnjės,
    ishte pėsuar nė njė terren tė rėnduar nga reshjet e shiut,
    si tė shtunėn. Mesa duket skuadra peqinase e ka tė vėshtirė tė
    fitojė nė terrene tė tilla, duke mos dalė nė lojėn e vet karakteristike,
    ndonėse ndaj tė kuqve dominoi prej minutės sė parė. Nė
    tė vėrtetė, duke iu referuar lojės sė zhvilluar, djemtė e Maganit
    provuan me tė gjitha mėnyrat pėr tė arritur te goli, por nė disa
    raste mbrojtja e Partizanit u tregua vigjilente dhe nė tė tjera
    raste, tė kuqtė i ndihmoi fati, pasi peqinasit goditėn dy herė
    shtyllėn e portierit Shehi. Nė mjaft episode, edhe terreni ndikoi
    nė mos funksionimin e aksioneve tė rrjedhshme pėr vendėsit,
    pasi topi ngecte nė baltė. Gjatė takimit ėshtė vėrejtur gjithashtu
    acarimi i teknikut tė Partizanit, Shpėtim Duro ndaj gjyqtarit kryesor
    Lulaj, duke ngritur duart drejt qiellit dhe duke thėnė se vetėm
    Zoti mund ta ndihmonte Partizanin. Ashtu ndodhi me tė vėrtetė,
    pasi nė minutat shtesė tė akorduara nga gjyqtari i katėrt erdhi
    ndėshkimi i peqinasve, tė cilėt harruan prapavijėn dhe Maho u
    bėri “gjėmėn”, duke shėnuar nė portėn e kapiten Llanit. Tifozeria
    vendėse e ka tė qartė se lojtarėt luftuan deri nė fund pėr tė
    shėnuar, prandaj kurrsesi nuk e paragjykuan skuadrėn pėr humbjen
    e sė shtunės. “Thjesht ishim tė pafat”, dėgjohet tė thuhet
    nė kampin peqinas. Fundja, futbolli prandaj ėshtė i bukur, sepse
    rezultati ngelet enigmė deri nė momentet e fundit. Pėrkundėr
    kėsaj humbjeje, qė mund tė quhet normale pėr njė kampionat tė
    gjatė, Shkumbini ka mbetur nė vendin e katėrt, me 38 pikė.
    Skuadra e Besės, qė ėshtė edhe ndjekėsja mė e afėrt me peqinasit,
    ka fituar ndaj Teutės duke shkurtuar distancėn me bardhekaltrit
    nė vetėm njė pikė. E rėndėsishme, pėr momentin, ėshtė
    fakti qė peqinasit janė nė garė nė tė dy frontet, si nė kampionat,
    edhe nė Kupėn e Shqipėrisė. F.Ahmeti
    Paonramasport

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 17:57