Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    "Vllaznimi Sportiv": 11-shi ideal i Vllaznisė nder vite

    Share

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    "Vllaznimi Sportiv": 11-shi ideal i Vllaznisė nder vite

    Mesazh nga polskaALB prej Thu Mar 19 2009, 20:56

    "Vllaznimi Sportiv": 11-shi ideal i Vllaznisė nder vite
    Gazeta sportive "Vllaznimi Sportiv" ka zhvilluar njė anketė pėr pėrzgjedhjen e formacionit mė tė mirė tė Vllaznisė nė 90 vitet e krijimit tė saj. Kanė marrė pjesė nė votim ish-futbollistė, trajnerė, specialistė dhe gazetarė sportivė. Nė fund tė anketės ėshtė bėrė edhe pėrzgjedhja e 11-futbollistėve mė tė mirė tė Vllaznisė dhe trajnerit mė tė mirė.
    Gazeta sportive "Vllaznimi Sportiv" ka zhvilluar njė anketė pėr pėrzgjedhjen e formacionit mė tė mirė tė Vllaznisė nė 90 vitet e krijimit tė saj. Kanė marrė pjesė nė votim ish-futbollistė, trajnerė, specialistė dhe gazetarė sportivė. Nė fund tė anketės ėshtė bėrė edhe pėrzgjedhja e 11-futbollistėve mė tė mirė tė Vllaznisė dhe trajnerit mė tė mirė. Ja ato:

    1.Paulin Ndoja
    Portier. Konsiderohet jo mė kot legjenda e portės shkodrane. Pavarėsisht se karriera e tij nuk zgjati aq sa duhej tėzgjaste pėr arsye tė tjera qė nuk kanė tė bėjnė me futbollin, sėrish Ndoja mbetet figurė e pazėvendėsueshme nė ruajtjen e portės sė Vllaznisė. Njė ruajtės i rrallė i portės, pritės i mirė i 11-metėrshave por edhe zotėrues i mirė i lojės nė ajėr.

    2.Hysen Zmijani
    Mbrojės i djathtė. Ka marrė shumicėn e votėve qė kanė marrė pjesė nė kėtė anketė dhe jo mė kot. Karriera e tij gjatė viteve ’80 por edhe mė pas jashtė Shqipėrisė, ka qenė vėrtetė mbresėlėnėse. Pa harruar kėtu edhe paraqitjet nė ekipin kombėtar. Njė lojtar anėsor qė rrallė i vjen futbollit shkodran dhe atij shqiptar.

    3.Muhamet Dibra
    Pjestar i njė brezi qė do niste sukseset e Vllaznisė nė futboll. Kampion me kėtė skuadėr nė vitet 1945 dhe 1946, pjestar i ekipit tonė kombėtar dhe njė mbrojtės i pakalueshėm. Njė figurė qė ka marrė respektin dhe vlerėsimin e tė gjithė brezave tė futbollit shkodran. Muhamet Dibra do tė mbahet mend gjatė pėr klasin e lartė tė treguar nė fushat e futbollit.

    4.Fatbardh Jera
    Postobllok i vėrtetė. Njė lojtar qė do mbahet gjatė nė mend pėr duelet e tij me sulmuesit kryesor tė ekipeve kundėrshtare. Pjesė e rėndėsishme e Vllaznisė sė viteve ’80 dhe njėkohėsisht edhe e ekipit kombėtar. Fatbardh Jera ka marrė vlerėsimet e njė pjese tė konsiderueshme tė votuesve, ēka do tė thotė se ka lėnė gjurmė nė historinė e kėtij klubi.

    5.Ramazan Rragami
    Njihet ndoshta si njeriu i penalltive ngaqė mė tė saktė se ai nuk ka patur dhe nuk do ketė. Por jo vetėm pėr tė. Ramazan Rragami ka qenė njė lider i vėrtetė i Vllaznisė dhe ekipit kombėtar pėr shumė vite me rradhė. Njė lojtar qė rrallė do t’i vijė futbollit tonė. Ka luajtur me sukses si nė mesfushė ashtu edhe nė mbrojtje duke qenė gjithnjė shembull pėr shpirtin e garės dhe sakrificėn. Talent i rrallė i futbollit shkodran. Karrierėn si futbollist e ka vazhduar me sukses mė pas edhe me atė si trajner duke i dhėnė edhe trofe Vllaznisė.

    6. Sabah Bizi
    Ka marrė mė shumė vota nga tė gjithė. Kjo do tė thotė se Sabah Bizi ėshtė figura mė e madhe e futbollit shkodran nė kėto 90 vjet. Njė vlerėsim i madh pėr atė ēfarė ky njeri ka dhėnė pėr Vllazninė. Futbollist i rrallė nė llojin e tij qė i ka bėrė tė gjithė funksionet nė fushė me pėrjashtim tė portierit. Ka qenė njė nga elementėt kryesore edhe tė ekipit kombėtar.

    7.Ferid Rragami
    Vėrtetė ka qenė pjesė e njė grupi tė shkėlqyer futbollistėsh tė viteve ’80 por Ferid Rragami ka qenė lider nė atė grup. “Ujku” ka pasė meritėn e madhe tė drejtimit tė tij nė fushė. Njė futbollist shumė punėtor dhe me njė rendiment tė lartė nė ēdo ndeshje tė luajtur. Shembull frymėzimi pėr brezin e sotėm dhe shumė tė tjerė qė do vijnė pas tij. Pjesė e ekipit kombėtar pėr disa vjet me rradhė.

    8.Luan Vukatana
    Ashtu si Ferid Rragami, edhe Luan Vukatana ka qenė njė nga idhujt tanė tė njė periudhe tė shndritshme tė Vllaznisė. i shpejtė, teknik por edhe golashėnues, ai ka marrė gjithnjė vlerėsimet maksimale pėr atė ēfarė ka dhėnė nė fushėn e lojės. Ka luajtur me sukses edhe nė ekipin kombėtar.

    9.Loro Boriēi
    Shumėkush ka qenė nė dilemė pėr ta votuar apo jo. Nisur nga fakti se karriera e tij mė e gjatė tek Partizani, i vinte nė dyshim pėr kontributin e tij tek Vllaznia. Megjithatė Loro Boriēi ka kontribuar pėr kėtė skuadėr pėr njė periudhė 11-vjeēare, (1937-1949) pėr Shkodrėn e tij. Kaq ka mjaftuar qė ai tė votohet. Nuk ka pasė nevojė pėr asnjė koment tjetėr. Ai i meriton tė gjitha. Njė nga figurat mė tė mėdha jo vetėm tė futbollit shkodran por edhe atij shqiptar. Pėr tė mos thėnė mė e madhja. Prania e tij nė kėtė 11-she sikur e zbukuron edhe mė tepėr atė.

    10.Medin Zhega
    Shkėlqimin e tij tė madh e ka nė vitet ’70. Njė sulmues i rrallė dhe njėkohėsish modern i asaj kohe. “gjahtar” i vėrtetė golash por kanė spikatur ato tė shėnuar me kokė, njė nga preferencat e tij tė mėdha. Medin Zhega futet nė listėn e “kollosėve” tė Vllaznisė dhe ky ėshtė vendimi i tė gjithėve. E meriton plotėsisht pėr atė qė ka dhėnė nė fushėn e lojės por edhe pas saj sepse ka drejtuar me shumė sukses jo vetėm skuadrėn e qytetit tė tij tė lindjes por edhe ekipin kombėtar.

    11.Vioresin Sinani
    Ėshtė historia aktuale e Vllaznisė. Sulmuesi modern, ai qė mė mirė se askush tjetėr di ta ēojė topin nė rrjetė. Jo mė kot ėshtė golashėnuesi mė i mirė nė gjithė historinė e 90 viteve tė kėtij klubi. Njė lojtar qė ėshtė vlerėsuar dhe vazhdon tė vlerėsohet maksimalisht nga specialistėt dhe tifozėt pėr kontributin e tij nė fushėn e blertė. Pėrfaqėson brezin e fundit nė kėtė 11-she si pėr tė thėnė se talentet e kėtij qyteti nuk do mbarojnė kurrė.

    Trajner:Xhevdet Shaqiri
    Ėshtė trajneri qė ka fituar mė shumė trofe se ēdokush tjetėr nė futbollin shkodran. Pėrveē kėsaj, ėshtė trajneri qė ka “jetuar” mė gjatė nga gjithė tė tjerėt nė krye tė Vllaznisė, plot 15 vjet. Ka kalur nėpėr duart e tij me qindra sportistė dhe janė ato qė e kanė vlerėsuar pra si trajneri mė i mirė nė hitorinė e klubit Vllaznia. Xhevdet Shaqiri mbahet mend nga tė gjithė pėr disiplinėn e lartė sportive dhe nga ana tjetėr pėr vlerėsimin e drejtė tė sportistėve tė tij.


    Festimi i 90 vjetorit tė dielėn

    Mė nė fund vjen dhe momenti i festimit tė 90 vjetorit tė krijimit tė shoqnisė “Vllaznia”. Ashtu siē ėshtė vendosur kohė mė parė nga komisioni organizator i festimit tė kėtij pėrvjetori, ceremonia do zhvillohet ditėn e dielė. Mė saktėsisht nė orėn 18.00 nė teatrin “Migjeni”. Nė atė ceremoni qė do jetė e shoqėruar edhe me spektakėl artistik, do nderohen 29 figurat sportive qė janė dekoruar sė fundi nga Kėshilli Bashkiak i qytetit tė Shkodrės. Njėkohėsisht gjatė kėsaj ceremonie pritet tė publikohen dhe skuadra fituese e 90 viteve nė futboll pėr Vllaznisė, anketė kjo e organizuar nga gazeta “Vllaznimi Sportiv”. Nga ana tjetėr kanė filluar aktivitetet me kėtė rast teksa po zhvillohen kampionet e basketbollit dhe volejbollit pėr shkollat e mesme tė qytetit, do ketė ndeshje minifutbolli pėr femrat. Do jetė krosi masiv i sė shtunės shoqėruar me lojėrat popullore dhe disa aktivitete tė tjera sportive. Organizatorėt kanė bėrė gati dhe ftesat dhe gjithēka tjetėr ndėrkohė qė ėshtė botuar edhe njė buletin me historikun e shkurtėr tė sportit shkodran nė kėto 90 vjet tė krijimit tė shoqnisė “Vllaznia”.



    _________________

      Ora ėshtė Sat Dec 10 2016, 19:32