Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Dervishi: Shkumbini, me kėtė hap deri nė fund

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Dervishi: Shkumbini, me kėtė hap deri nė fund Empty Dervishi: Shkumbini, me kėtė hap deri nė fund

    Mesazh nga stilltoni Thu Mar 19 2009, 16:12

    Sulmuesi peqinas Roland Dervishi thekson se ekipi kurrsesi nuk duhet ta ulė tempin
    Sulmuesi peqinas Roland Dervishi po konfirmon nė ēdo ndeshje me Shkumbinin se ka ardhur nė formėn mė tė mirė sportive, duke u kthyer nė protagonist me lojėn, qė zhvillon tė shoqėruar edhe me gola. Nė ndeshjen e fundit nė Elbasan, Dervishi ishte shqetėsimi kryesor pėr mbrojtjen kundėrshtare, duke e treguar veten edhe nė rastin e golit, atė tė barazimit pėr Shkumbinin.
    Mesfushori me tipare sulmuese i pati tė gjitha mundėsitė pėr tė shėnuar edhe njė gol tjetėr, qė mund t’i sillte fitoren Shkumbinit, kur diti tė fitojė dyluftimin me mbrojtėsin Dede, pėr tė dalė i vetėm me portierin Osmani, por duke kėrkuar tė tregohet “zemėrgjerė”, ai preferoi tė pasojė pėr Delioskin, qė u gjend i papėrgatitur e mė pas ndėrhynė mbrojtėsit elbasanas, qė e larguan rrezikun.
    “Vija pas njė vrapimi tė gjatė e tė lodhshėm nga mesi i fushės dhe nė ēastin e fundit mendova tė pasoj pėr Delioskin e lirė, por me sa duket nuk qe e thėnė qė ne tė fitonim derbin me Elbasanin,” - kėrkon tė sqarojė atė moment Dervishi, kur ekipi i tij i pati mundėsitė ta ndėshkonte Elbasanin.
    “Gjithmonė pėrballjet mes Elbasanit dhe Shkumbinit kanė qenė tė forta dhe me emocione, ku ekipet, pavarėsisht vendit nė tabelė, kanė kėrkuar tė bėjnė mė tė mirėn e tyre. Pėr ne ishte barazimi i dytė qė merrnim nė kėtė sezon dhe tė dielėn u kėnaqa edhe pėr faktin qė shėnova pėrsėri pėr Shkumbinin, por edhe sepse kishim pėsuar 2 gola dhe gjetėm forca pėr tė barazuar rezultatin.
    Pėr mua ėshtė sukses pėr ēdo ekip kur arrin tė reagojė, duke shėnuar dy gola nė fushė kundėrshtare,” - shton mė tej i kėnaqur Dervishi. Pėr 27-vjeēarin peqinas, ėshtė e rėndėsishme tė ruhet gjendja e mirė e ekipit nė javėt e fundi, ēka u pa edhe nė ndeshjen me Elbasanin. Shkumbini ka ditur ta mbajė tė pandryshuar grupin e futbollistėve e kjo ka sjellė harmoninė e duhur nė ekip, pėr tė mos munguar edhe rezultatet nė kupė e kampionat. Prandaj dhe Devishi e vlerėson barazimin nė Elbasan, i cili u shoqėrua edhe me lojė mė tė mirė se kundėrshtari.
    Pėr tė dhe pėr tė tjerėt nuk janė tė rastėsishme rezultatet e arritura, duke qenė njė nga ekipet mė tė mira pėr vitin 2009, me tri fitore, dy barazime dhe vetėm njė humbje me Tiranėn, pa harruar edhe kualifikimin nė kupė. “Ekipi udhėtoi drejt Elbasanit pas kualifikimit nė kupė me Besėn, duke fituar me meritė ndeshjen e dytė dhe ky fakt kishte ndikuar nė rritjen e moralit tė ekipit. E patėm deklaruar dhe pėrpara ndeshjes qė nė Elbasan do tė synonim rezultatin pozitiv pėr vetė gjendjen qė ka ekipi pėr tė qenė brenda objektivave.
    E realizuam synimin tonė, duke ruajtur vendin e katėrt, por kjo nuk do tė thotė qė tė ulen kėrkesat. Pėrkundrazi, ne duhet tė ruajmė vazhdimėsinė e rezultateve pozitive, tė shoqėruar me lojėra tė mira, pasi ēdo nėnvlerėsim do tė ishte me pasoja, sepse ekipet janė tė ngjeshur nė tabelėn e renditjes dhe me njė apo dy hapa falsė e sheh veten disa shkallė mė poshtė. E them kėtė duke pasur parasysh takimin e radhės me Partizanin, pėr t’u pėrgatitur si duhet e pėr ta fituar atė mė parė nė stėrvitje e mė pas nė fushėn e lojės,” - pėrfundoi mesfushori i Shkumbinit, Roland Dervishi.
    Ali Hallulli
    Sportishqiptar

      Ora ėshtė Thu Mar 28 2024, 22:05