Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Vllaznia nė gjysmėfinale, ndeshje shtesė Partizani-Flamurtari

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Vllaznia nė gjysmėfinale, ndeshje shtesė Partizani-Flamurtari Empty Vllaznia nė gjysmėfinale, ndeshje shtesė Partizani-Flamurtari

    Mesazh nga polskaALB Thu Mar 19 2009, 12:45

    Dinamo zyrtarisht e eliminuar nga Kupa e Shqipėrisė, Vllaznia nė gjysmėfinale pasi fiton nė tavolinė 2-0 me blutė. Partizani e Flamurtari do tė luajnė njė ndeshje tė tretė nė njė fushė asnjanjėse pėr tė pėrcaktuar skuadrėn e katėrt gjysmėfinaliste tė edicionit tė 57-tė tė Kupės sė Shqipėrisė, teksa dy ndeshjet e luajtura mė parė midis tyre anulohen plotėsisht.


    Dinamo zyrtarisht e eliminuar nga Kupa e Shqipėrisė, Vllaznia nė gjysmėfinale pasi fiton nė tavolinė 2-0 me blutė. Partizani e Flamurtari do tė luajnė njė ndeshje tė tretė nė njė fushė asnjanjėse pėr tė pėrcaktuar skuadrėn e katėrt gjysmėfinaliste tė edicionit tė 57-tė tė Kupės sė Shqipėrisė, teksa dy ndeshjet e luajtura mė parė midis tyre anulohen plotėsisht. Kėto janė vendimet e dhėna nga Komisioni i Disiplinės pranė Federatės Shqiptare tė Futbollit, duke i dhėnė fund tė gjithė “qorrsokakut” dhe kaosit ēerekfinaleve tė Kupės sė Shqipėrisė.

    Dinamo ėshtė “viktima” e drejtpėrdrejtė e shkeljes sė nenit 36, pika 25 e Rregullores sė Veprimtarisė Futbollistike Kombėtare tė FSHF-sė, pasi ka aktivizuar futbollistin Elis Bakaj, i cili mė parė ka luajtur me Partizanin nė Kupėn e Shqipėrisė. “Kjo pėr faktin se nė dispozitėn e sipėrcituar ėshtė i sanksionuar njė ndalim i tillė pėr aktivizim tė lojtarėve tė regjistruar mė parė me ekipe pjesmarrėse nė po tė njėjtin edicion tė Kupės sė Shqipėrisė”, - thuhet nė komunikatėn zyrtare tė Komisionit tė Disiplinės.

    “Mbėshtetur nė parashikimet e nenit 36/25, tė Rregullores sė Veprimtarisė Kombėtare tė FSHF-sė, nenit, 23/ 2 tė Kodit tė Drejtėsisė Sportive tė FSHF, e nenit 55 tė Kodit tė Disiplinės sė FIFA, nenit 14 tė Kodit tė Disiplinės sė UEFA, KF Dinamo humbet ndeshjen me rezultatin 2-0, nė favor tė KF Vllaznia”. Duke marrė nė konsideratė edhe rezultatin e ndeshjes sė parė nė “Loro Boriēi” , ku Dinamo fitoi me rezultatin 2-1, rezultati i pėrgjitshėm i dy takimeve shkon nė 3-2 pėr Vllazninė, duke iu bashkuar kėshtu Tiranės e Shkumbinit nė gjysmėfinalet e Kupės sė Shqipėrisė.

    Krejt ndryshe paraqitet situata dhe zgjidhja e “enigmės Partizani-Flamurtari”. Edhe pse drejtuesit vlonjatė kishin kėrkuar fitoren nė tavolinė (2-0), Komisioni i Disiplinės vendosi mospranimin e ankesave tė KF Flamurtari dhe KF Partizani si tė
    pabazuara nė Rregulloret e FSHF, e nė Kodet e Disiplinės tė UEFA dhe FIFA. Tė dy klubet kishin aktivizuar gjatė pėrballjeve tė dyfishta lojtarė, tė cilėt mė parė ishin aktivizuar me klube tė tjera: Gjondeda e Bakalli tė Partizanit respektivisht me Teutėn e Elbasanin, ndėrsa Merxha i Flamurtarit me Elbasanin.

    Vendimi i Disiplinorit pėrcaktoi fshirjen e rezultateve tė dy ndeshjeve tė para (1-0 pėr Flamurtarin nė Vlorė, dhe 1-0 pėr Partizanin nė Tiranė, plus rezultatin 5-4 nga gjuajtjet e penalltive pėr Partizanin) dhe zhvillimin e njė ndeshjeje tė tretė nė fushė asnjanjėse.

    Ekipet gjysėmfinaliste
    Tirana, Shkumbini, Vllaznia

    Pėr t’u luajtur
    Partizani-Flamurtari

    VENDIMI I KOMISIONI I DISIPLINES TE FSHF-se

    Tiranė, mė 16.03.2009
    KOMISIONI I DISIPLINES
    VENDIM
    Komisioni i Disiplinės i mbledhur sot mė dt.16.03 2009, mori nė shqyrtim kėrkesat ankimore tė paraqitura nga KF Vllaznia, KF Flamurtari dhe KF Partizani nė lidhje me ndeshjet e Kupės Shqipėrisė, tė zhvilluara mė dt 11.03.2009. Komisioni pasi shqyrtoi ankesat e paraqitura, dėgjoi pėrfaqėsuesit e palėve tė interesuara, shqyrtoi dokumentacionin e ndeshjeve dhe pasi i diskutoi ēėshtjet nė tėrėsi, nė pėrfundim

    Vendosi:
    1. Pranimin e kėrkesės ankimore tė KF Vllaznia pėr ndeshjen e vlefshme pėr Kupėn e Shqipėrisė, zhvilluar mė dt 11.03.2009, zhvilluar mes kėsaj skuadre dhe KF Dinamo. Komisioni vlerėson se aktivizimi nga KF Dinamo, i lojtarit E. Bakaj nė ndeshjen e datės 11.03.2009 me KF Vllaznia, pėrbėn veprim nė shkelje tė nenit 36, pika 25, tė Rregullores sė Veprimtarisė Futbollistike Kombėtare tė FSHF, pasi ky lojtar, duke qenė se nė Kupėn e Shqipėrisė
    ėshtė aktivizuar mė parė me ekipin e Partizanit, nuk mund tė aktivizohej nga KF Dinamo nė ndeshjet e vlefshme pėr Kupėn e Shqipėrisė. Kjo pėr faktin se nė dispozitėn e sipėrcituar ėshtė i sanksionuar njė ndalim i tillė pėr aktivizim tė lojtarėve tė regjistruar mė parė me ekipe pjesmarrėse nė po tė njėjtin edicion tė Kupės sė Shqipėrisė. Nė kushtet kur nga KF Dinamo ėshtė kryer kjo shkelje, nė vėshtrim tė parashikimeve tė kėsaj dispozite rezulton se KF Dinamo, ka aktivizuar njė lojtar, qė nuk lejohet tė luante nė kėtė aktivitet me kėtė ekip, rrethanė pėr tė cilėn mbėshtetur nė parashikimet e nenit 36/25, tė Rregullores sė Veprimtarisė Kombėtare tė FSHF-sė, nenit, 23/ 2 tė Kodit tė Drejtėsisė Sportive tė FSHF, e nenit 55 tė Kodit tė Disiplinės sė FIFA, nenit 14 tė Kodit tė Disiplinės sė UEFA, KF Dinamo humbet ndeshjen me rezultatin 2-0, nė favor tė KF Vllaznia.

    2. Mospranimin e ankesave tė KF Flamurtari dhe KF Partizani si tėpabazuara nė Rregulloret e FSHF, e nė Kodet e Disiplinės tė UEFA dhe FIFA.

    3. Nė vėshtrim tė parashikimeve tė nenit 36, pika 25 tė Rregullores sė Veprimtarisė Kombėtare tė FSHF-sė, duke qenė se KF Partizani ka aktivizuar nė ndeshjet e zhvilluara me KF Flamurtari, lojtarėt E. Bakalli dhe G. Gjondeda, ndėrsa KF Flamurtari ka aktivizuar lojtarin E. Merxha, tė cilėt kanė qenė pjestarė tė ekipeve tė tjera pjesėmarrėse nė kėtė edicion tė

    Kupės sė Shqipėrisė, nė referim tė kėsaj dispozite tė sipėrcituar, nenit 23/2 tė Kodit tė Drejtėsisė Sportive tė FSHF dhe nenit 14 tė Kodit tė Displinės sė UEFA, meqėnėse kėta lojtarė e kanė patur tė ndaluar pjesėmarrjen nė ekipe tė tjera nė Kupėn e Shqipėrisė pėr shkak tė regjistrimit tė tyre me skuadra tė tjera mė pare pjesmarrėse nė Kupė, tė dyja ekipet kanė kryer shkelje me pasojė parregullsinė e tė dyja ndeshjeve tė zhvilluara mes tyre.

    Pėr kėto arėsye, mbėshtetur nė parashikimet e nenit 43 tė Statutit tė FSHF, nenit 36, pika 25 tė Rregullores sė Veprimtarisė Kombėtare tė FSHF-sė, nenit 23/2 tė Kodit tė Drejtėsisė Sportive tė FSHF dhe nenit 14 tė Kodit tė Displinės sė UEFA, anulohet rezultati i tė dyja ndeshjeve tė zhvilluara midis tyre dhe urdhėrohet qė KF Flamurtari dhe KF Partizani, tė luajnė njė ndeshje tė vetme nė fushė asnjanjėse, tė vlefshme pėr Kupėn e Shqipėrisė. Ndeshja mes kėtyre dy ekipeve do tė zhvillohet nė datėn dhe vendin qė do tė komunikohet nga sektori i garave nė FSHF.

    Kundėr vendimit mund tė bėhet ankim brenda pesė ditėve nė
    Komisionin e Apelit.
    Anetar Kryetar Anetar
    Saimir Dauti Eno Bushti Ramazan Rragami

      Ora ėshtė Tue Mar 19 2024, 14:29