Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Elbasani “abone” me barazimin, s’fiton derbin

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Elbasani “abone” me barazimin, s’fiton derbin Empty Elbasani “abone” me barazimin, s’fiton derbin

    Mesazh nga stilltoni Mon Mar 16 2009, 19:17

    Elbasani “abone” me barazimin, s’fiton derbin 1k7po20081221122645_21120810Verdheblutė, edhe pse nė epėrsi 2-0, nuk arrijnė tė fitojnė pėrballė njė Shkumbini tė motivuar
    Elbasani Shkumbini 2 2
    Shėnues: Xhafa 21′, 23′, Nora 45′, Dervishi 50
    ‘
    Elbasani: Osmani, Beqiri (Kuēi 74′), Karēev, Dede, Hallaēi, Hyshmeri (Gava 57′), Meglenski, Vrapi, Qorri (Abazaj 66′), Xhafa, Stojku. Trajner: F.Sejdini.
    Shkumbini: Llani, Grami, Shenaj, Pasha, Bizhyti (Delioski 57′), Turdiu, Shameti, Dervishi, Nora (Xhyra 65′), Jaksimoviē (Mustafaj 31′), Mujdragiē. Trajner: G.Magani.
    Gjyqtarė: A.Taullau, G.Maloku, G.Qirici (Tiranė)
    Karton i verdhė: Delioski
    Karton i kuq: Delioski

    “Radiografia”
    3′ Hyshmeri, nga e djathta, lėshon njė kros drejt zonės, Stojku gjuan me kokė, por Llani ėshtė i vėmendshėm.
    12′ Vrapi tenton tė shėnojė nga 35 metra, por Llani edhe njė tjetėr ėshtė i sigurt.
    14′ Kalim i mirė nga e majta e Norės, i cili ka shumė hapėsira, ndėrsa gjuajtja e tij pėrfundon ngjitur me shtyllėn e majtė pingule.
    16′ Tjetėr mundėsi e artė e Stojkut, i vetėm pėrballė Llanit, por topi i tij pritet nė dy kohė nga portieri.
    21′ Aksion i gjatė i skuadrės sė Elbasanit, qė mbyllet me njė gjuajtje tė bukur brenda zonės prirėt nga e majta e Xhafės, qė mposht pėr herė tė parė Llanin. 1-0 pėr Elbasanin.
    23′ Pasim i Stojkut nga mesfusha pėr Xhafėn. Ky, nė duel me Shametin, e fiton atė dhe, falė njė parabole shumė tė bukur nga 16 metra, shėnon sėrish. 2-0 pėr Elbasanin.
    39′ Gjuajtje e shkėlqyer e Norės fluturimthi nė zonėn vendėse, por mbi traversė.
    43′ Hyshmeri kroson nė zonė pėr Karēevin, i cili gjuan me kokė, por ngjitur me shtyllėn traversale.
    45′ Pas njė krosimi nga e djathta e sulmit peqinas, ėshtė Osmani qė nė duel me Turdiun nuk arrin ta largojė siē duhet topin, qė pėrfundon nė kokėn e Norės, i cili godet me kokė, duke e ēuar topin nė rrjetė. Shkumbini ngushton nė 2-1.
    50′ Mosmarrėveshje mes Dedes dhe Osmanit. Pas kėsaj gafe ėshtė Dervishi qė pėrfiton, i cili nuk e ka tė vėshtirė tė shėnojė nga afėr me portėn bosh. Shkumbini barazon nė 2-2.
    53′ Dervishi edhe njė herė tjetėr ekzekuton njė goditje dėnimi, Shenaj godet me kokė, por jashtė.
    58′ Eshtė sėrish sulmuesi mik Nora qė godet fort me tė majtėn nė hyrje tė zonės sė Elbasanit, por jashtė.
    61′ Hallaēi kėrkon tė shėnojė nga distanca, por mbi traversė.
    67′ Tjetėr moment i mirė pėr Elbasanin, por goditja e Vrapit nuk ėshtė shumė potente.
    73′ Kundėrsulm i shpejtė i skuadrės sė Shkumbinit me Dervishin, qė kalon edhe Beqirin, pasim pėr Delioskin, i cili ėshtė i vetėm me portėn, por nuk shėnon.
    88′ Abazaj pėr Xhafėn, i cili ėshtė i vetėm me portėn, por nė mėnyrė tė pafalshme e dėrgon topin mbi traversė.
    Komenti
    Elbasani ndalet sėrish nė derbin me Shkumbinin dhe tani situata te verdheblutė bėhet gjithnjė e mė shumė kritike. Ka mjaftuar dėshtimi i radhės nė kampionat pėr tė treguar se nė ēfarė gjendjeje skandaloze ėshtė skuadra jo vetėm nė aspektin sportiv, por edhe nė atė psikologjik. E para, sepse rezultatet tregojnė se Elbasani nė kėtė drejtim ėshtė nė krizė tė plotė, por nga ana tjetėr, debatet e konsiderueshme mes Ilir Qorrit dhe Faruk Sejdini kanė treguar se tensioni ka arritur kulmin nė ekipin elbasanas. Sfida derbi nuk ka qenė aspak e tillė nė nivelin e emocioneve, pasi kanė munguar ovacionet nė stadium, por edhe emocionet nė fushėn e lojės, ku ndeshja ka qenė nėn mesataren. Po kaq negativ edhe gjykimi i treshes sė pėrgjithėsi dhe i Taullait nė veēanti, i cili nuk ka qenė nė nivelin e duhur. Mosmarrėveshja flagrante me asistentėt e tij, njė penallti e dyshimtė e padhėnė pėr vendėsit, njė gol i shėnuar plot dyshime nga Fjodor Xhafa, gabime tė shumta nė vendime dhe mbi tė gjitha shtesės gati 8 9 minuta para fundit tė takimit irriton shumė tė dy kampet, aq sa trajneri Sejdini e quajti njė monstėr. Sa i takon rendit dhe sigurisė, duhet thėnė qė ka qenė njė ndeshje model nė kėtė drejtim dhe pa asnjė incident.
    Duke u kthyer te loja, duhet thėnė qė pjesa e parė ka folur mė shumė pėr verdheblutė, tė cilėt treguan qartėsi nė organizimin e lojės dhe pėrfituan shumė nga gabimet e miqve. Ndėrsa nė tė dytėn ritmi i lojės sė Elbasanit ra shumė, verdheblutė treguan dobėsi edhe fizike, por mbi tė gjitha mungesė pėrqendrimi dhe tension nė ndėrtimin e lojės, gjė e cila u shfrytėzua nga Shkumbini, qė tregoi edhe njė herė se nuk i mungon kurrė shpirti i garės.
    Pjesa e dytė pėr vendėsit ka qenė njė tjetėr paraqitje e turpshme, apo ndoshta mė shumė sesa kaq, duke qenė se edhe motivimi ka qenė nė shkallėn zero. Nė fund, Sejdini, duke kėrkuar largimin e Qorrit nga ekipi, pohoi se mes tyre ka “ustallarė” qė po prishin ekipin, madje kjo ėshtė vetėm maja e ajsbergut nė lidhje me mėnyrėn shkatėrruese se si kanė precipituar ngjarjet tek Elbasani, qė tani rrezikon edhe qėndrimin nė ligėn superiore. Ndėrsa Shkumbini kėnaqet me njė pikė nė “Ruzhdi Bizhuta”, pėr tė vazhduar luftėn e kapjes sė zonės UEFA.
    Deklarojnė:
    Faruk Sejdini, trajner i Elbasanit: “Sa vjen e po na shtrėngohet mė shumė laku nė klasifikim. Nuk na lejohej ky hap fals. Megjithatė, mund tė them qė futbolli luhet me ēirakė dhe jo me ustallarė. Kėtė nuk e kam pėr gjithė ekipin, por pėr disa lojarė tė veēantė. Mė vjen keq pėr Qorrin, qė debatoi me mua pas zėvendėsimit. Kjo nuk duhet tė ndodhte kurrsesi, sepse nė fund tė fundit edhe Ronaldinjo ka mbetur nė stol. Mė vjen ēudi qė nė kohėt e sotme ndodhin gjėra tė tilla dhe paska lojtarė tė tillė. Pėr mua, ėshtė qė tani lojtar i lirė, nėse gjen ekip tjetėr. Pėr sa i pėrket gjendjes nė tėrėsi, them qė unė me kėta lojtarė punoj, nuk mund tė marr as nga Marsi, as nga Hėna. Nuk kam revolucion pėr tė bėrė, sepse s’mund tė bėhet tani. Sa pėr regjimin, unė nuk di qė lojtarėt e mi tė kenė konsumuar alkool, por them vetėm qė Dede ka qenė me temperaturė, ashtu si Vrapi dhe Meglenski, tė cilėt kanė sakrifikuar. Sa pėr gjyqtarin, mė vjen keq qė njė gjyqtar i dėnuar pesė herė kėrkon tė dėnohet sėrish. Ndoshta nuk ndikoi drejtpėrdrejtė nė rezultat, por e frenoi shumė lojėn. Njė “monstėr” si Taullau mund ta bėnte njė gjė tė tillė.”
    Gugash Magani, trajner i Shkumbinit: “Ishte njė ndeshje e vėshtirė. Elbasani ka qenė gjithnjė njė ekip i vėshtirė, pasi derbi ka prodhuar gjithnjė njė futboll tė mirė. Bėmė dy gabime nė fillim, por patėm forcėn e duhur pėr tė reaguar. Jam i kėnaqur me barazimin. Elbasani nuk ėshtė njė ekip pėr vende tė tilla. Mund tė them qė sot ishim pak tė lodhur edhe nga ndeshja e kupės.”
    Tė veēanta
    Tė pranishėm ishin gati 2500 spektatorė, mes tė cilėve gati 300 nga Peqini.
    Dede ėshtė rikthyer pėr herė tė parė kapiten qė pas fitimit tė titullit kampion mė 2006.
    Replika tė vazhdueshme mes Qorrit dhe trajnerit Sejdini nė momentin qė ky i fundit ėshtė zėvendėsuar.
    Gjykim kaotik i treshes sė gjyqtarėve, mė sė shumti i Taullaut, i cili sinjalizoi 8 minuta para pėrfundimit.

    Sporti shqiptar

      Ora ėshtė Fri Mar 29 2024, 10:09