Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Peqinasit po shkruajnė historinė kėtė sezon me gjysmėfinalen e kupės dhe vendin e 4-t nė kampionat

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Peqinasit po shkruajnė historinė kėtė sezon me gjysmėfinalen e kupės dhe vendin e 4-t nė kampionat Empty Peqinasit po shkruajnė historinė kėtė sezon me gjysmėfinalen e kupės dhe vendin e 4-t nė kampionat

    Mesazh nga stilltoni Sat Mar 14 2009, 00:10

    Peqinasit po shkruajnė historinė kėtė sezon me gjysmėfinalen e kupės dhe vendin e 4-t nė kampionat
    Nuk pėrbėn ndonjė surprizė kualifikimi i Shkumbinit pėr nė turin tjetėr, i arritur nė Kavajė tė mėrkurėn pėr kupė, kur fitoi nė fund tė takimit 0 1 me autogolin e Ishkės. Ishte njė kualifikim i pritshėm dhe pėrbėn njė nga objektivat e bardhekaltėrve nė kėtė sezon.
    Shkumbini sot ėshtė njė realitet i pamohuar nga tė gjithė nė futbollin shqiptar, me njė traditė dhe me njė garanci financiare tė lakmueshme. E veēanta kryesore e kėtij ekipi nė kėtė sezon ėshtė se Shkumbini e kėrkon rezultatin mė shumė jashtė fushės sė vet sesa nė Peqin. Kėshtu po ndodh ne kampionat dhe nė kupė.
    Shkumbini e kėrkoi kualifikimin pėr nė gjysmėfinale mė shumė se Besa vendėse dhe ndoshta nė kėtė rast ndikoi rezultati 1 1 i ndeshjes sė parė nė Peqin, qė nė pamje tė parė favorizonte Besėn pėr golin e shėnuar nė fushėn kundėrshtare.
    Eshtė merita e gjithė futbollistėve dhe trajnerit Magani pėr mėnyrėn se si e pėrgatiti ndeshjen gjatė javės. Magani pati besim nė kualifikim dhe diti tė guxojė, duke e vendosur mirė ekipin nė fushė, pa u mbyllur pėr asnjė ēast nė mbrojtje.
    Nuk duhet harruar se ishin tri mungesa tė rėndėsishme, Nora e Dervishi tė pezulluar dhe sulmuesi Rizvanolli i dėmtuar. Por Magani diti tė mbėshtetej te futbollistėt e stolit, duke besuar dhe duke ia arritur qėllimit. Aftėsitė e Maganit u panė mė mirė nė pjesėn e dytė, kur nė fushė u duk njė Shkumbin mė sulmues dhe mė i rrezikshėm, duke e bėrė skuadrėn e Besės ta kėrkonte shpėtimin nė vonesat e lojės.
    “Kemi besuar nė kualifikim dhe kemi arritur tė fitojmė nė Kavajė. Edhe pse me autogolin e Ishkės, mund tė them se e kemi merituar plotėsisht, ku duhet veēuar loja nė pjesėn e dytė ku Shkumbini ka qenė mė kėrkues.
    Besa ishte me fat nė Peqin qė shėnoi golin e barazimit, por edhe ne patėm fat qė shėnuam golin e fitores,” - shprehet Magani, i cili pėrmend edhe qėndrimin dinjitoz tė sportdashėsve kavajas e tė futbollistėve nė fushė, qė ndryshe nga ndeshja e kampionatit, ishin tepėr miqėsor. Si ish futbollist i ekipit kavajas, ai gjen rastin tė falėnderojė dhe tė shprehė respekt pėr tifozėt dhe drejtuesit e Besės.
    Pėr Maganin, eliminimi i Besės ėshtė njė tregues i forcės sė Shkumbinit, i cili ndoshta si asnjė sezon tjetėr, ka ditur tė luftojė me sukses nė tė dy kampet, kampionat dhe kupė. Ai kėrkon qė kualifikimi me Besėn tė jetė njė nxitje mė shumė pėr ndeshjen e radhės, ku Shkumbini do tė udhėtojė drejt Elbasanit pėr t’u ndeshur me ekipin vendės. “Kemi filluar tė mendojmė vetėm pėr ndeshjen me Elbasanin. Pėr vetė pozitat qė kemi, nė vendin e 4-t, nė Elbasan kėrkojmė rezultat pozitiv,” - ka pėrfunduar trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani.
    AliHallulli
    Sporti shqiptar

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 14:14