Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    SHKUMBINI 1-1 Flamurtari

    Share

    kliti

    Male Numri i postimeve : 73
    Age : 27
    Registration date : 15/10/2007

    SHKUMBINI 1-1 Flamurtari

    Mesazh nga kliti prej Sun Mar 08 2009, 01:35

    Gjyqtari
    Kridens Meta anuloi njė gol nė minutėn e fundit pėr Shkumbinin, duke e
    tensionuar jo pak situatėn nė Peqin, nė barazimin 1-1 me Flamurtarin.


    Dy skuadrat ripėrballeshin nė harkun e njė jave nė fushėn e
    Peqinit, por nė ndeshjen e javės sė 22-tė, Shkumbini fitoi me
    rezultatin e ngushtė 2-1. 20-vjeēari Erjon Mustafaj, njė nga prodhimet
    mė cilėsore tė ekipeve zinxhir tė Shkumbinit realizoi nė minutėn e
    12-tė golin pėr skuadrėn e Gugash Maganit, me tė cilin u mbyll edhe
    pjesa e parė.

    Njė tjėtėr 20-vjeēar, por kėsaj radhe produkt i pastėr i shkollės
    vlonjate, Franc Veliu, vendosi ekuilibrat nė minutėn e 82-tė, duke i
    dhėnė njė pikė tė ēmuar vlonjateve nė barazimin e dytė sezonal me
    peqinasit, pas atij tė fazės sė parė nė Vlorė (0-0).

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Re: SHKUMBINI 1-1 Flamurtari

    Mesazh nga stilltoni prej Mon Mar 09 2009, 11:51




    Shkumbini s’pėrsėrit javėn e kaluar me Flamurtarin


    Nga Peqini, Ali HALLULLI



    Shkumbini ‑ Flamurtari 1‑1

    Shėnues: Mustafaj 12′, Veliu 86′



    Shkumbini: Llani, Grami, Mujdragiē, Shameti, Pashja, Bizhyti (Gjata 83′), Shenaj, Turdiu, Delioski (Jaksimoviē 70′), Nora, Mustafaj. Trajner: G.Magani.

    Flamurtari: Halili, Paniē, Begaj, Veliu, Beqiri (Liēaj 25′, Shehaj 55′), Guga (Strati 77′), Merxha, Ēaushaj, Alvizh, Kuqi, Galica. Trajner: E.Memushi.

    Gjyqtarė: K.Meta (Tiranė), E.Miho, F.Elezi (Durrės)

    Kartonė tė verdhė: Nora, Paniē, Alvizh



    “Radiografia”

    12′‑ Shkumbini kalon nė avantazh. Nora nga e majta e sulmit kroson nė zonė dhe pėrfiton Mustafaj, qė kėrcen me kokė dhe 1‑0 pėr Shkumbinin.

    17′‑ Shameti ka mundėsinė tė dyfishojė rezultatin, por gjuajtja e tij me kokė nė zonė pėrfundon ngjitur me shtyllėn pingule .

    21′‑ Delioski kėrkon tė pėrfitojė nga dalja e portierit Halili pėr tė harkuar nė portėn boshėn, por Halili reagon me vėshtirėsi e largon rrezikun.

    30′‑ Gjuajtja e Delioskit pritet nga portieri Halili nė njė pozicion tė dyshimtė, pasi Shkumbini pretendon qė ėshtė kaluar vija fundore, por gol nuk ka pėr asistentin Elezi.

    47′‑ Topi i kthyer nga mbrojtja shfrytėzohet nga Ēaushaj, por gjuajtja e tij ėshtė pėr t’u harruar.

    52′‑ Nora shėrben saktė pėr Mustafajin, qė del i vetėm pėrballė Halilit, por gjuan keq nė rrjetėn e jashtme.

    54′‑ Tenton Galica tė rrezikojė me njė gjuajtje nga larg, por pa gjetur kuadratin.

    55′‑ Gjuajtja e Norės nga e majta e sulmit kalon gjithė zonėn e portės, pa u shfrytėzuar nga sulmuesit e pėrfundon jashtė.

    68′‑ Grami ėshtė treguar i saktė, duke i hequr topin nga kėmba nė momentin e fundit brazilianit Alvizh.

    77′‑ Nora ka bėrė mė tė vėshtirėn pas topit tė dhėnė nga Shameti. Fare pranė dhe me portierin ai kėrkon tė bėjė gol tė madh, gjuan mbi shtyllė.

    86′‑ Veliu shfrytėzon goditjen e dėnimit nga e majta e sulmit, duke gjuajtur saktė nė shtyllėn e dytė. Flamurtari barazon nė 1‑1.

    89′‑ Njė gol i anuluar pėr Shkumbinin nė ēastet e fundit, pasi sipas gjyqtarit Meta, mė parė ėshtė shkaktuar ndėrhyrje e gabuar nė dėm tė portierit mik.

    94′‑ Me gjithė presionin qė krijon Shkumbini, ku nuk mungojnė edhe rastet, porta e Flamurtarit nuk preket mė.





    Komenti

    Shkumbini, dje, pėrballė Flamurtarit, ka humbur dy pikė dhe mundėsinė pėr t’u shkėputur mė shumė nga ndjekėsja mė e afėrt, Besa e Kavajės. Nė takimin e djeshėm, i dyti brenda javės pėr kėto 2 ekipe, Shkumbini, me gjithė dėshirėn e madhe, nuk shkoi mė shumė se barazimi 1‑1 me golat e shėnuar nga njė pėr secilėn pjesė. Ka qenė njė situatė krejt tjetėr nga ajo e njė jave mė parė. Dje Shkumbini ka zhvilluar njė pjesė tė parė mjaft tė mirė, atė qė tregoi ditė mė parė nė pjesėn e dytė, kur arriti tė pėrmbysė rezultatin, por ka lėshuar shumė nė pjesėn e dytė, ndėrkohė qė te kundėrshtari ka ndodhur e kundėrta. Nė kėtė 45-minutėsh vendėsit kanė dominuar nė tė gjitha drejtimet, duke e gjetur shumė shpejt rrugėn e rrjetės me golin e Mustafajit. Shkumbini krijon edhe raste tė tjera pėrballė njė Flamurtari pa forcė, qė u kujdes mė tepėr pėr tė prishur lojėn e Shkumbinit, duke u mbrojtur, pėr tė mos pėsuar gola tė tjerė. Porta e Shkumbinit nuk u rrezikua pėr asnjė moment dhe Llani ishte nė rolin e spektatorit. Goli i parė tė krijoi idenė se ai do tė pasohej nga tė tjerė, sepse edhe miqtė nga Vlora nuk ishin nė gjendje te reagonin. Nė minutėn e 30‑tė Delioski del i lirė brenda zonės dhe gjuan tokazi, duke e detyruar portierin ta presė topin, pasi ai e kishte kaluar vijėn e portės, por nuk ėshtė i kėtij mendimi asistenti Elezi, qė bėn shenjė qė loja tė vazhdojė. Nė kėto momente Flamurtari kėrkon tė pėrfitojė pėr tė nisur njė kundėrsulm nga e djathta dhe ėshtė ndėrhyrja e Gramit nė rrethin e mesit tė fushės qė largon rrezikun.

    Nė pjesėn e dytė qė nė fillim shohim njė Flamurtar mė tė motivuar e mė tė organizuar, me synim pėr tė gjetur golin e barazimit. Loja nė mjaft raste shpėrngulet nė afėrsi tė zonės sė Shkumbinit dhe vendėsit tė gjetur tė papėrgatitur, duke mos e pritur kėtė reagim tė vlonjatėve e kanė tė vėshtirė ta marrin veten dhe kanė gabuar jo pak nė marrjen e topit dhe nė pasime. Ėshtė ekipi mik qė korrigjon shumė nga loja e 45 minutave tė pjesės sė parė, duke qenė i saktė me kundėrzbritjet. Nė kėto minuta tė mira, kur Flamurtari ka epėrsinė nė lojė, Shkumbini i ka edhe rastet mė tė mira pėr tė shėnuar e pėr tė mbyllur pėrpara kohe ndeshjen, pasi miqtė, nga dėshira pėr tė gjetur golin e barazimit, krijuan shumė hapėsira dhe Paniē e Begaj e patėn tė vėshtirė tė ndalonin sulmuesit e Shkumbinit. Rastet e Mustafajit dhe tė Norės e ndėshkuan jo pak ekipin mė pas, sepse ata tė vetėm pėrballė portierit bėnė mė tė vėshtirėn, duke gjuajtur jashtė. Flamurtari sikur merr zemėr mė shumė, duke e kontrolluar lojėn, por pa arritur tė rrezikojė portėn e Llanit. Nė tė parėn mundėsi qė iu dha, ata ditėn tė reagojnė dhe pas goditjes sė dėnimit nga distanca. Veliu diti tė pėrfitojė pėr tė shėnuar golin e barazimit. Pas golit Shkumbini kėrkoi tė reagojė dhe kujtohet tė sulmojė, por tani ėshtė vonė dhe miqtė arrijnė tė pėrforcohen nė mbrojtje, pėr tė ruajtur rezultatin, duke qenė shumė tė kėnaqur me pikėn e marrė.

    Si pėrfundim, duhet tė themi se ishte njė takim korrekt nga tė dy ekipet, pėrfundimi i sė cilės i shpėrbleu tė dy skuadrat me atė qė dhanė nė fushė. Ishte njė 90-minutėsh ku Shkumbini e Flamurtari nuk u shfaqėn plotėsisht gjithė kohėn, por vetėm pėr 45 minuta. Shkumbini nė pjesėn e parė dhe Flamurtari nė tė dytėn. Pėr mėnyrėn se si u zhvillua loja, barazimi ishte rezultati mė i drejtė, nga ku mė i fituar doli Flamurtari me njė pikė tė marrė nė Peqin.



    Deklarojnė:

    Gugash Magani, trajner i Shkumbinit: “Takimi me Flamurtarin ishte vlerėsuar sėrish, duke ditur qė kėsaj radhe do ta kishim mė tė vėshtirė. Kemi zhvilluar njė pjesė tė parė tė mirė nė tė gjitha drejtimet, kemi arritur edhe avantazhin, madje edhe njė gol tjetėr tė anuluar nga anėsori. Nė pjesėn e dytė kemi lėshuar nė lojė dhe Flamurtari na ndėshkoi nė fund. Duhet ta kishim zgjidhur ndeshjen mė shpejt. Po nuk shėnove, e pėson, kjo na ndodhi neve nė pjesėn e dytė.”

    Eqerem Memushi, trajner i Flamurtarit: Ashtu si javėn e kaluar, nuk u paraqit nė konferencėn pėr shtyp.



    Tė veēanta:

    ‑ Edhe dje hyrja pėr tifozėt ka qenė falas, me pėrjashtim tė tribunės qendrore.

    ‑ Nė pjesėn e dytė nisi njė shi i rrėmbyeshėm, por kjo nuk u bė pengesė pėr mbarėvajtjen e takimit.

    ‑ Pėr njė moment pati njė acarim tė disa tifozėve vlonjatė me ata peqinas, por ndėrhyrja e drejtuesve peqinas qetėsoi gjithēka.

    Sporti shqiptar

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Shkumbini-Flamurtari:Te vecanta

    Mesazh nga stilltoni prej Mon Mar 09 2009, 12:06

    2300 TIFOZĖ
    kanė qenė tė pranishėm nė fushėn
    sportive tė Peqinit pėr tė ndjekur
    takimin Shkumbini-Flamurtari. Edhe
    pse moti nuk ka qenė i favorshėm,
    nuk i ka penguar aspak fansat qė
    tė mbėshtesnin ekipet e tyre tė
    zemrės.
    Goli i barazimit ka
    entuziazmuar tė gjithė
    kampin vlonjat, por njė
    prej anėtarėve tė stafit
    tė Flamurtarit, duket se e
    ka kapur me tifozerinė
    kundėrshtare, duke i
    ofenduar ata me
    kryqėzimin e duarve. Por,
    njė gjest i tillė ka sjellė
    menjėherė reagimin e
    ashpėr tė tifozerisė
    vendėse.
    Policia ka arritur tė
    shuajė menjėherė
    njė zėnkė tė
    ndodhur nė tribunė.
    Nė fakt, pėrveē dy
    tifozėve vlonjatė,
    protagonist ka qenė
    edhe ish-futbollisti
    Ardit Behari.
    Gjithsesi, pas
    ndėrhyrjes sė
    policisė, situata u
    qetėsua menjėherė.
    Panorama sport

    Sponsored content

    Re: SHKUMBINI 1-1 Flamurtari

    Mesazh nga Sponsored content Today at 19:14


      Ora ėshtė Wed Dec 07 2016, 19:14