Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Ironia e kalendarit, sėrish pėrballė Flamurtarit

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Ironia e kalendarit, sėrish pėrballė Flamurtarit

    Mesazh nga stilltoni prej Tue Mar 03 2009, 13:00

    Shkumbini ka vazhduar ritualin e fitoreve nė kampionat dhe “viktima”
    e radhės ishte Flamurtari i Vlorės, ndaj tė cilės mori njė sukses
    mjaft tė vėshtirė, duke pėrmbysur rezultatin e pjesės sė parė
    tė arritur nga miqtė. Trajneri Gugash Magani vinte nė kėtė pėrballje
    me katėr mungesa tė formacionit bazė siē ishin Byzhyti, Dervishi,
    Grami dhe Nora. Ky i fundit edhe pse e kishte marrė ndėshkimin
    me karton tė kuq gjatė ndeshjes pėr Kupė ndaj Besės, ēuditėrisht
    nuk ėshtė lejuar tė aktivizohet pėr kampionat si rezultat i njė vendimi
    tė dhėnė nga FSHF-ja, e cila i ka dhėnė njė ndėshkim qė bie
    ndesh me rregulloren e saj. Sipas rregullores sė FSHF-sė, kartonėt
    qė merren nė ndeshjet e Kupės janė tė vlefshme vetėm nė
    kėtė kompeticion dhe anasjelltas. Pra, i binte qė Arlind Nora tė mos
    luajė nė ndeshjen e kthimit pėr Kupė nė Kavajė. Gjithsesi, nė takimin
    e sė dielės, Magani ka hedhur nė fushė tre futbollistėt e rinj, tė cilėt
    janė aktivizuar mė pak se tė tjerėt siē ishin mbrojtėsi Ramazani dhe
    dy mesfushorėt Gjata dhe Gėrxho. Tė tre kėta futbollistė kishin
    mundėsi tė shprehnin vlerat e tyre nė fushė, mirėpo nė tė vėrtetė
    gjatė pjesės sė parė skuadra e Shkumbinit ka zhvilluar njė ndeshje
    jo tė mirė madje, duke u ndėshkuar nė fundin e pjesės sė parė nga
    djemtė e Memushit. Futja e Deliovskit nė pjesėn e dytė si dhe rritja
    e nivelit tė lojės sė bardhekaltėrve ka bėrė qė kėta tė rinj jo vetėm
    tė shėnojnė, por edhe tė pėrmbysin disavantazhin e pjesės sė
    parė. Nė lidhje me kėtė ndryshim psikologjik, qė u pa te djemtė e
    teknikut Magani gjatė pjesės sė dytė, vetė timonieri peqinas u
    shpreh se i kėrkoi skuadrės nė dhomat e zhveshjes tė luftonin fort
    dhe tė luanin me zemėr pėr tė arritur te suksesi. Kjo kėshillė ka
    rezultuar me tė vėrtetė e goditur, pasi lojtarėt bardhekaltėr nė
    pjesėn e dytė treguan dėshirė pėr ta fituar takimin dhe ia arritėn,
    duke pėrmbysur rezultatin e pjesės sė parė. Pas kėtij takimi tė
    fituar, skuadra peqinase konsolidoi pozicionin qė mbante, duke
    shkuar nė kuotėn e 36 pikėve. Pėr ironinė e fatit, sipas kalendarit
    tė fazės sė tretė qė do tė nisė njė javė mė pas, skuadra e Shkumbinit
    do tė ndeshet pėrsėri me Flamurtarin nė takimin e parė tė
    kėsaj faze. Fatmir Ahmeti
    Panorama sport

      Ora ėshtė Sat Dec 03 2016, 16:38