Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Superliga, Vllaznia shkaterrohet ne Durres

    Share

    kliti

    Male Numri i postimeve : 73
    Age : 27
    Registration date : 15/10/2007

    Superliga, Vllaznia shkaterrohet ne Durres

    Mesazh nga kliti prej Sun Mar 01 2009, 19:41

    Vllaznia ka humbur 4-0 ne Durres nga
    Teuta duke ndare ne kete menyre kreun e Superliges me Tiranen e cila ka
    barazuar pa gola me Lushnjen.

    Golat per durrsaket jane shenuar nga Vila (26’), Mile (78’), Hysa (88’) dhe Ahmeti (90’). Dinamo
    e Shkelqim Muces vijon serine e fitoreve duke mundur me nje rezultat te
    thelle 5-1 Bylisin. E para ne avantazh ka kaluar skuadra kryeqytetase
    me ane te Plakut ne minuten e 6-te te takimit, por ka qene Dalipi per
    skuadren e Ballshit qe ka barazuar ne 1-1 ne minuten e 42-te. Gezimi i
    barazimit ka zgjatur vetem ne 45 minutat e para, pasi ne pjesen e dyte
    Dinamo ka shenuar kater here me ane te Sefes (49’, 80’), Bakaj (50’)
    dhe Plaku (88’). Me kete fitore i afrohet edhe me shume kreut
    vetem me tre pike diference nga dy skuadrat e vendit te pare. Shkumbini
    ka fituar 2-1 me Flamurtarin e Vlores pas dy golave te Deliovskit (61’,
    76’), edhe pse te paret ne avantazh kane kaluar miqte me Galicen (42’).
    Me te njejtin rezultat 2-1, ka fituar edhe Besa e Kavajes kunder
    Apolonise. Hadjibulic ka qene i pari qe ka shenuar per fieraket ne
    minuten e 76-te, por Nana ne minuten e 84-te dhe Fortuna ne te 86-en i
    kane dhene vendasve fitoren.

      Ora ėshtė Fri Dec 02 2016, 20:58