Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Mujdragiē, garancia e mbojtjes peqinase

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Mujdragiē, garancia e mbojtjes peqinase

    Mesazh nga stilltoni prej Sat Feb 28 2009, 20:28

    Ka rezultuar njė blerje mjaft e vlefshme pėr Shkumbinin ajo e e boshnjakut Ahmed Mujdragiē
    Shkumbini i ka bėrė njė nisje mjaft tė mirė vitit 2009, duke marrė nė 4 ndeshjet e zhvilluara 3 fitore (me Vllazninė, Partizanin dhe Apoloninė) dhe duke pėsuar vetėm njė humbje me Tiranėn nė kryeqytet. Kėto rezultate sigurisht qė nuk janė tė rastit, por pasojė e punės qė ėshtė bėrė qė nga fillimi i sezonit dhe qė e rendisin Shkumbinin nė vendin e 4 t nė tabelė. Pėr periudhėn e fundit, ekipi ėshtė konsoliduar edhe mė mirė, veēanėrisht reparti i mbrojtjes me ardhjen e serbo boshnjakut Ahmed Mujdragiē. Mbrojtėsi 23 vjeēar ėshtė aktivizuar nė tė gjitha ndeshjet, duke spikatur pėr vlerat qė ka, duke qenė garanci pėr ekipin nė mbylljen nė kohė tė hapėsirave pėr sulmuesit kundėrshtarė. Me Shkumbinin ka debutuar nė mėnyrė mė tė mirė nė ndeshjen me Vllazninė mė 31 janar, duke u cilėsuar si lojtari mė i mirė nė fushė, pėr atė qė tregoi, pa harruar qė ishte edhe autori i golit tė vetėm qė i dha fitoren Shkumbinit nė atė takim. Mujdragiēit i mjaftuan vetėm 20 ditė stėrvitje me Shkumbinin pėr t’u pėrshtatur aq mirė, duke tė krijuar idenė se ka njė kohė tė gjatė me Shkumbinin. 23 vjeēari ėshtė njė mysliman i devotshėm, qė i bėn tė gjitha ritet e fesė sė tij, pa e penguar aspak punėn pėrgatitore qė bėn nė stėrvitje bashkė me ekipin. Shtatlarti serbo boshnjak luan nė qendėr tė mbrojtjes bardhekaltėr, duke qenė pėr ēdo rast tepėr i saktė nė ndėrhyrjet e tij, pa harruar tė organizojė si duhet mbrojtėsit e tjerė. Mujdragiē mund tė cilėsohet pa frikė si njė nga futbollistėt e huaj nga mė tė mirėt qė luajnė nė kampionatin shqiptar. Ai di tė pėrdorė mjaft mirė tė dy kėmbėt nė fushėn e lojės, pa harruar edhe aftėsinė e luftės nė ajėr, duke qenė vazhdimisht superior nė goditjet me kokė pėrballė kundėrshtarit. “Nuk e pata menduar kurrė mė parė qė do tė gjeja njė mjedis kaq tė ngrohtė e dashamirės. Kjo mė ka bėrė pėrshtypje dhe unė ndihem mjaft mirė te Shkumbini, ndihem i kėnaqur dhe i respektuar nga tė gjithė dhe kjo mė nxit t’ua shpėrblej nė fushėn e lojės. Jam pėrpjekur tė bėj mė tė mirėn, por jam i bindur se kam ende pėr tė dhėnė pėr Shkumbinin,” - shpreh kėnaqėsinė e tij plot ēiltėrsi mbrojtėsi Mujdragiē. Edhe pėrballė Apolonisė nė ndeshjen e fundit nė Fier, Mujdragiē rezultoi njė nga pikat mė tė forta tė Shkumbinit, duke qenė pėrcaktues nė fitoren e arritur, pėr mė tepėr qė mposhti ish-trajnerin e tij Karishik. Optimizmin ai e shpreh edhe pėr ndeshjen e radhės me Flamurtarin nė Peqin, duke shpresuar se ekipi do tė bėjė nė fushė ato qė janė parė nė takimet e tjera, pėrfshi edhe ndeshjen e kupės me Besėn, qetėsinė dhe shpirtin e garės. “Nuk e njoh kundėrshtarin e radhės, Flamurtarin, por jam informuar pėr grupin qė ata kanė me futbollistėt e rinj e tė talentuar e me njė traditė tė madhe nė futbollin shqiptar. Mua kaq mė mjaftojnė, sepse kjo do tė shihet mė mirė tė dielėn. Jam i bindur se i kemi tė gjitha mundėsitė pėr ta kaluar me sukses, duke arritur ta vlerėsojmė jo nga pozicioni, por nga tradita qė paska Flamurtari nė futbollin shqiptar,” - pėrfundon mbrojtėsi serbo boshnjak i Shkumbinit, Ahmed Mujdragiē.
    Ali Hallulli
    Sporti shqiptar

      Ora ėshtė Mon Dec 05 2016, 01:19