Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Dervishi, dy gėzime nė ditėn e 27-vjetorit

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Dervishi, dy gėzime nė ditėn e 27-vjetorit

    Mesazh nga stilltoni prej Tue Feb 17 2009, 19:12

    Shkumbini ka vazhduar ecurinė e rezultateve pozitive,
    pasi ka arritur tė fitojė ndaj njė kundėrshtari si
    Partizani, qė nė Peqin zhvilloi njė futboll tė bukur, duke
    luftuar deri nė fund pėr tė marrė qoftė njė pikė. Fatin e
    sfidės e ka vendosur njė gol i bukur i sulmuesit tė talentuar
    peqinas Roland Dervishi, i cili ka festuar nė
    mėnyrėn mė tė mirė 27-vjetorin, duke i dhuruar
    skuadrės njė trepikėsh mjaft tė vyer. Nė fund tė takimit,
    sulmuesi ėshtė parė mjaft entuziast, nisur edhe nga
    paraqitja e mirė e skuadrės, nė tė cilėn ėshtė rritur dhe
    formuar si futbollist.
    Korrektėsia
    Bardhekaltrit kanė arritur dy fitore nė tre takime qė
    pas rinisjes sė kampionatit mė 31 janar, duke mposhtur
    me rezultate tė njėjta Vllazninė dhe Partizanin.
    Ndėrsa, humbjen e ka pėsuar ndaj Tiranės, ekip me tė
    cilin nuk ėshtė turp qė tė humbasėsh nisur nga forma e
    shfaqur prej bardhebluve. Fitorja ndaj Partizanit ka
    ngrohur edhe stafin teknik, teksa vetė trajneri Magani
    nė fund tė takimit ka pohuar se ishte arritur njė fitore e
    vėshtirė, por e merituar. Kundėrshtari i peqinasve gjatė
    tė dielės, nė fakt hyri nė ritmin e lojės vetėm nė pjesėn e
    dytė, duke kėrkuar me ngulm barazimin, por u ndesh
    pėrballė njė muri tė ngritur nga lojtarėt bardhekaltėr,
    qė nuk lejuan tė cenohej rrjeta e tyre. Teksa tė dyja ekipet
    zhvilluan njė lojė korrekte nė fushė, e njėjta gjė mund
    tė thuhet edhe pėr tifozeritė respektive, qė i kanė mbėshtetur
    skuadrat fuqishėm nė mėnyrė tė kulturuar, duke
    pranuar rezultatin. I vetmi tifoz i pėrhershėm i peqinasve
    qė mungoi nė kėtė takim ishte presidenti Ismaili,
    i cili kishte udhėtuar drejt Italisė pėr tė ndjekur derbin
    e Milanos midis Interit dhe Milanit.
    Aludimi
    Fitorja e sė dielės ndaj Partizanit pati vlera tė dyfishta
    pėr Shkumbinin, sepse jo vetėm qė e ngjiti nė vendin e
    katėrt, por njėkohėsiht i hodhi poshtė tė gjithė ato
    paragjykime tė sėmura tė individėve tė veēantė, tė cilėt
    gjatė javės patėn aluduar pėr njė tolerim ndaj tė kuqve.
    Sipas disa “gojėve tė liga”, skuadra vendėse mund tė
    bėnte ndonjė lėshim ndaj Partizanit. Por kėto mendime
    nuk patėn asnjė ndikim nė skuadėr, gjė u pa qartė nė atė
    qė u shpreh nė fushė, ku jo vetėm qė nuk toleroi, por dha
    shpirtin pėr tė arritur suksesin e merituar, qė ishte i shtati
    nė shtėpi, ku gjithashtu ka arritur dy barazime dhe
    njė humbje tė vetme, atė ndaj Lushnjės.
    Panorama-sport

      Ora ėshtė Fri Dec 02 2016, 20:58