Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Shkumbini fiton, Magani jo shumė i kėnaqur

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Shkumbini fiton, Magani jo shumė i kėnaqur Empty Shkumbini fiton, Magani jo shumė i kėnaqur

    Mesazh nga stilltoni Tue Feb 17 2009, 19:07

    Shkumbini fiton, Magani jo shumė i kėnaqur Magani
    Peqinasit parakalojnė Besėn nė renditje dhe tani shohin pėr lart, pse jo nga Europa[/b]
    Partizani, pas tri fitoresh radhazi, u detyrua tė ndalet tė dielėn e kaluar e tė pranojė humbjen nė Peqin pėrballė Shkumbinit vendės. Pavarėsisht humbjes, Partizani tregoi se meritonte mė shumė dhe se ka forca pėr ndeshjet e tjera. Pėr Shkumbinin, ishte njė fitore e pritshme, por jo dhe aq e lehtė pėrballė njė ekipi si Partizani, qė luajti si i barabartė, ku futbollistėt luajtėn me shpirt, duke vėnė zemrėn nė fushė. Pėr bardhekaltrit ishin 3 pikė tė tjera qė e ngjisin njė shkallė mė lart nė renditje, duke spostuar Besėn nė vendin e pestė. Fitorja e Shkumbinit u vendos nga goli i R.Dervishit, qė diti tė shfrytėzojė saktė pasin e Norės, mė i miri pėr Shkumbinin. Fitorja e Shkumbinit nuk ishte e lehtė pėrballė njė Partizani tė motivuar, qė vinte pas 3 rezultateve pozitive dhe qė fitoren e vet diti ta tregonte nė pjesėn e dytė, duke ushtruar presion tė vazhdueshėm nė portėn e Shkumbinit.
    Duke e njohur mjaft mirė lojėn e kundėrshtarit, trajneri Magani pati kėrkuar qė ekipi i tij ta vlerėsonte realisht Partizanin, pa u ndikuar nga problemet ekonomike tė kundėrshtarit e nga pozicioni nė tabelė, duke iu referuar gjithmonė lojės qė zhvilloi Partizani pėrballė Dinamos, tė cilėn jo mė kot e ndoqi nga afėr. “Ishte njė fitore e merituar dhe qė merr mė shumė vlera, pasi u arrit pas njė ndeshjeje tė vėshtirė. Fituam pėrballė njė skuadre qė po kalon njė formė tė mirė dhe qė lufton pėr mbijetesė, pa harruar qė njė javė mė parė fitoi ndaj Dinamos. Fitorja na vlejti nė shumė plane,” shprehet trajneri Magani, duke e vlerėsuar fitoren.
    Pėr trajnerin Magani, mė e rėndėsishmja ėshtė qė u morėn tri pikėt, por duke shtuar se nuk ka mbetur i kėnaqur nga loja dhe ekipi qė ai drejton, i cili sipas tij, i pati tė gjitha mundėsitė tė zgjidhte mė shpejt e mė mirė fatin e ndeshjes, duke e siguruar fitoren, sidomos me rastin qė pati nė pjesėn e parė. Pėr Maganin, dobėsitė mė tė mėdha ekipi i tij i shprehu nė pjesėn e dytė dhe kjo ndodhi mė shumė pėr fajin e ekipit sesa pėr meritė tė kundėrshtarit, qė gjithnjė diti ta shfrytėzonte me lojėn qė bėri, duke e mbajtur tė tensionuar Shkumbinin deri nė fund. Pėr Maganin dhe sportdashėsit peqinas, ishte fat qė rezultati nuk u barazua nė pjesė loje. “Ekipi i Shkumbinit pėrballė Partizanit paraqiti dy tablo gjatė 90 minutave. Nė pjesėn e parė dominuam, shėnuam gol, por patėm edhe mundėsi tė tjera pėr tė shėnuar pėrsėri dhe, me njė pjesė tė dytė, ku ekipi u tėrhoq dhe gjėrat u bėnė mė tė vėshtira pas daljes sė Turdiut me karton tė kuq,” saktėson trajneri Magani, duke analizuar fitoren e fundit me Partizanin.
    Pėr Maganin dhe ekipin e tij, sigurisht nuk ka qenė e lehtė pėr tė mbajtur tė paprekur golin e Dervishit nė pjesėn e parė. Nė fillim tė pjesės sė dytė Magani kėrkon tė ndėrhyjė pėr tė forcuar sulmin, duke aktivizuar tiranasin Rizvanolli dhe realisht kjo u ndje nė lojėn e ekipit.
    Nė dy raste nė pjesėn e dytė golashėnuesi mė i mirė i Shkumbinit i pati tė gjitha mundėsitė ta mbyllte ndeshjen, por ishte i pafat pėrballė portierit Shehi. Me daljen e Turdiut, Magani detyrohet tė largojė njė futbollist, duke sakrifikuar nė kėtė rast Rizvanollin, duke synuar tė fuqizojė mė mirė mesin e fushės. I pyetur pėr kėtė zėvendėsim, Magani sqaron: “Zėvendėsimi i Rizvanollit ishte taktik dhe i detyruar nga situata e vėshtirė pas daljes sė pajustifikueshme e tė pėrsėritur tė mesfushorit Turdiu. Pėr aq minuta qė luajti Rizvanolli mund tė them fjalė tė mira, duke e justifikuar nė fushėn e lojės. Sa pėr rastet e humbura, mendoj se ato janė gabime njerėzore dhe i ndodhin ēdo sulmuesi nė fushėn e lojės,” - pėrfundon trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani.
    Ali Hallulli
    Sporti shqiptar

      Ora ėshtė Thu Mar 28 2024, 12:27