Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Rizvanolli: Jam edhe unė ndaj Partizanit!

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Rizvanolli: Jam edhe unė ndaj Partizanit!

    Mesazh nga stilltoni prej Fri Feb 13 2009, 13:21


    Sulmuesi i Shkumbinit, Erion Rizvanolli, pritet tė jetė vendimtar tė dielėn nė Peqin
    U bė njė kohė e gjatė qė sulmuesi i Shkumbinit, Erion Rizvanolli,
    ėshtė ndalur nė kuotėn e 6 golave nė kampionat pėr Shkumbinin. Dėmtimi
    i pėsuar nė kavilje nė ndeshjen me Bylisin nė Ballsh nė javėn e parė tė
    fazės sė dytė e detyroi tė qėndronte pėr shumė javė jashtė fushės sė
    lojės.
    Ka qenė ndeshja me Apoloninė nė Peqin, nė javėn e 10 tė mė 10 nėntor
    tė vitit tė kaluar, kur Riza, siē e thėrrasin tė gjithė sulmuesin
    tiranas tė Shkumbinit, shėnoi golin e fundit, qė ishte i 6 ti pėr tė me
    fanellėn bardhekaltėr. Duke mos dashur tė rrezikojė, sulmuesi 28 vjeēar
    i Shkumbinit nuk ėshtė nxituar tė futet nė fushėn e lojės, edhe pse e
    ndiente veten mė mirė. Nė ndeshjen e fundit me Tiranėn nė kryeqytet,
    kur Shkumbini humbi 2 0, Rizvanolli u aktivizua nė fillim tė pjesės sė
    dytė, duke zėvendėsuar peqinasin Dervishi.
    Me gjithė dėshirėn qė pati, nuk arriti ta gjente rrugėn e rrjetės,
    pėr shkak edhe tė mbulimit nga afėr nga futbollistėt kundėrshtarė.
    Rehabilitimin e plotė tė sulmuesit Rizvanolli e konfirmon edhe mjeku i
    ekipit, G.Spahiu, por e pranon vetė edhe golashėnuesi mė i mirė i
    Shkumbinit, me dėshirėn pėr tė shėnuar gola tė tjerė pėr ekipin e vet.
    “E kam lėnė pas pėrfundimisht dėmtimin e pėsuar nė kavilje dhe mund tė
    them se jam i gatshėm e nė dispozicion tė trajnerit pėr ndeshjen e
    radhės me Partizanin,” - deklaron sulmuesi tiranas Rizvanolli, me
    dėshirėn pėr tė qenė plotėsisht i gatshėm pėr kėtė takim.
    Mė shumė sesa pėr tė gjetur golin qė i mungon prej kohėsh, Riza
    kėrkon tė kontribuojė pėr ekipin e vet, falė edhe pėrvojės qė ka pėr tė
    marrė tri pikėt, pasi pėr tė, po fitoi Shkumbini, kanė fituar tė
    gjithė, edhe ai personalisht. Ai di tė vlerėsojė pjesėtarėt e tjerė tė
    ekipit, pėr kolektivitetin dhe harmoninė, sepse pėr Rizėn ka qenė loja
    e tyre qė ia ka bėrė mė tė lehtė pėr ta dėrguar topin nė rrjetė.
    “Nėse kam kontribuar me shėnimin e golave pėr Shkumbinin, merita
    kryesore nuk ėshtė imja, por e gjithė ekipit dhe e harmonisė qė ka
    Shkumbini, qė me lojėn qė zhvillon mė ka lehtėsuar pėr ta dėrguar topin
    nė rrjetė,” - shton mė tej sulmuesi i Shkumbinit.
    Tiranasi qė ka luajtur mė parė edhe me disa nga ekipet me emėr nė
    Shqipėri, por edhe nė Kroaci, pranon se e ndien veten mirė te
    Shkumbini, duke qenė kjo njė pėrgjigje e plotė pėr refuzimin e
    kėrkesave qė pati nė tregun e janarit. Ai kėrkon ta ndihmojė ekipin e
    vet dhe, falė pėrvojės sė gjatė qė ka si futbollist, kėrkon qė ndeshja
    e radhės me Partizanin tė dielėn nė Peqin tė vlerėsohet realisht, sepse
    vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė arrihet rezultati i dėshiruar, fitorja.
    Riza nėnvizon se Shkumbini pėrballė do tė ketė njė kundėrshtar qė
    duhet marrė shumė nė konsideratė, sepse nė tri javėt e fundit ka ditur
    me meritė tė marrė pikėt e plota. “Ndeshja me Partizanin ėshtė shumė e
    rėndėsishme pėr ne, prandaj duhet ta vlerėsojmė si duhet. Nuk duhet tė
    bazohemi te problemet qė ka kundėrshtari, sepse ai ka ditur t’i
    tejkalojė me rezultatet qė ka arritur, duke fituar 3 javė resht dhe pėr
    mė tepėr pėrballė Dinamos kampione.
    Me tė njėjtin synim ai pritet tė vijė edhe me ne tė dielėn, prandaj
    duhet tė pėrgatitemi si duhet pėr ta vlerėsuar njėlloj si takimin me
    Vllazninė. Eshtė njė mundėsi e mirė pėr ekipin tonė pėr tė mos iu
    larguar skuadrave tė kreut, pa harruar qė do tė luajmė nė fushėn tonė,
    pėrpara sportdashėsve tė zjarrtė peqinas,” - ka pėrfunduar Erion
    Rizvanolli.
    Ali Hallulli
    Sporti shqiptar

      Ora ėshtė Wed Dec 07 2016, 19:19