Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Magani: Shkumbini ėshtė brenda objektivave

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Magani: Shkumbini ėshtė brenda objektivave Empty Magani: Shkumbini ėshtė brenda objektivave

    Mesazh nga stilltoni Mon Feb 09 2009, 14:10

    Trajneri Gugash Magani nuk e dramatizon humbjen e fundit me Tiranėn nė transfertė

    Shkumbini, qė luajti njė ditė mė vonė, nuk ka ditur tė pėrfitojė nga gabimet e rivalėve tė drejtpėrdrejtė, Dinamos dhe Besės, qė humbėn tė shtunėn me Partizanin dhe Vllazninė, pėr t’u ngjitur nė vendin e tretė nė renditje. Pėrballė Tiranės tė drejtuar nga Kola, ekipi i Shkumbinit duhet pranuar qė nuk ishte nė nivelin e njė jave mė parė, kur mposhti Vllazninė nė Peqin me lojė dhe rezultat.

    Edhe pse ėshtė pėr t’u vlerėsuar paraqitja dinjitoze e Shkumbinit, duhet pranuar se nė pėrgjithėsi ekipit i mungoi mentaliteti i duhur i fituesit nė fushėn kundėrshtare, pėr mė tepėr ndaj njė ekipi si Tirana, me tė cilin Shkumbini ka bilancin mė negativ krahasuar me ekipet e tjerė. Pritej qė ekipi i Maganit tė ishte mė kėrkues dhe tė mos mjaftohej vetėm me ato minuta tė mira tė pjesės sė parė, kur arriti tė krijonte 2 raste tė pastra, pa ditur t’i shfrytėzojė si duhet. “Tirana e meritoi fitoren, sepse ekipi i Shkumbinit nė kėtė takim nuk arriti tė shfaqej nė nivelin e duhur, ndryshe nga ajo qė tregoi ditė mė parė, nė ndeshjen me Vllazninė nė Peqin.

    Duhet pranuar qė disa lojtarė tė veēantė akoma nuk e kanė mentalitetin e duhur tė fituesit kur luajnė nė fushat kundėrshtare dhe me skuadrat mė tė mira. Ishte njė ndeshje ku nuk arritėm tė dalim nė lojėn tonė,” deklaron trajneri Magani, duke analizuar humbjen e pėsuar tė dielėn me Tiranėn nė kryeqytet.

    Duke kėrkuar tė nxjerrė mėsimet e duhura nga kjo humbje, trajnerin Maganin e shqetėson edhe fakti qė ekipi i tij ndėshkohet pėr pakujdesi nė vendosjen nė goditjet standarde. Eshtė njė fakt i njohur pėr ekipin e tij nė ndeshje tė mėparshme, prandaj dhe pati punuar gjatė javės nė kėtė drejtim, por pa e gjetur dot “ilaēin”.

    Dhe kjo i kushtoi dy gola. “Nė pjesėn e parė patėm dy raste tė mira qė nuk ditėm t’i shfrytėzojmė, ndėrsa Tirana u tregua mė e saktė nė lojėn e vet, duke na ndėshkuar nga goditjet standarde. Eshtė pėr t’u theksuar kjo, sepse pikėrisht pėr kėto raste i kishim kėshilluar futbollistėt qė tė tregoheshin tė kujdesshėm,” shton mė tej Magani, pa mohuar vlerat e kundėrshtarit, si dhe tė disa futbollistėve tė veēantė tė Tiranės.

    Magani, nga ana tjetėr, kėrkon tė ruajė qetėsinė, sepse pėr tė ėshtė vetėm njė ndeshje e humbur, pėr mė tepėr ndaj njė skuadre si Tirana, pretendente pėr titullin e kampion, krahas Vllaznisė. Ai kėrkon qė humbja tė analizohet si duhet pėr tė reflektuar nė ndeshjen e radhės. Vetė pozicioni nė tė cilin ndodhet Shkumbini, nė vendin e pestė, kėrkon qė reflektimi tė jetė i menjėhershėm pėr tė kėnaqur sportdashėsit e vet. Magani ngulmon qė tė vlerėsohet kundėrshtari i radhės, ēka do tė tregohet nė stėrvitje. Ēdo nėnvlerėsim i Partizanit do tė ishte me pasoja pėr ekipin e tij. Ai kujton qė kundėrshtari i radhės vjen me njė moral tė lartė pas tri fitoresh radhazi. Ishte fitorja e fundit me Dinamon, qė e detyroi trajnerin kroat Daliē tė japė dorėheqjen, pėr tė treguar se Partizani duhet vlerėsuar jo pėr pozicionin nė tabelė, por pėr traditėn qė ka. Ai ka pasur mundėsi ta ndjekė nga afėr kundėrshtarin e radhės. Njė fitore me Partizanin do ta mbante skuadrėn e tij mes mė tė mirėve. “Duhet tė kemi shumė kujdes nė ndeshjen me Partizanin.

    E kam ndjekur nga afėr derbin me Dinamon, ku Partizani ka fituar me meritė tė plotė. Duhet ta lėmė pas ndeshjen me Tiranėn, sepse nuk erdhi fundi qė humbėm me njė kundėrshtar tė tillė. Jemi brenda objektivave tona, qė nuk kanė ndryshuar. T’i shfrytėzojmė kėto ditė qė tė stėrvitemi mė mirė e tė reflektojmė nė fushėn e lojės,” pėrfundon trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani.
    Ali HALLULLI
    Sporti shqiptar

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 15:22