Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    LLani: Pėr Partizanin nuk ka “dhurata”

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    LLani: Pėr Partizanin nuk ka “dhurata” Empty LLani: Pėr Partizanin nuk ka “dhurata”

    Mesazh nga stilltoni Mon Feb 09 2009, 14:08

    9 Shkurt Fillimi i fazės sė dytė i ka pėrballuar peqinasit me takime tepėr tė vėshtira dhe me ekipe tė mėdha. Pasi ka kaluar me sukses ekipin shkodran nė shtėpi, peqinasit kanė ndaluar nė transfertėn e kryeqytetit, ku janė mundur nga Tirana. Nė javėn pasardhėse peqinasit sėrisht do tė kenė njė pėrballje tė madhe, ku ekipi i Partizanit do tė kėrkojė tė hakmerret pėr humbjen qė peqinasit i shkaktuan nė fazėn e parė. Duket sikur Partizani po e kalon situatėn e krizės dhe po kėrkon kthesėn, qė e largon atė nga zona e rėnies nga kategoria. Kjo i mobilizon edhe mė shumė peqinasit tė tregojnė kujdes dhe njė interesim, sikurse nė takimin ndaj Vllaznisė, pėr tė kaluar provėn e radhės. Kapiteni Llani ėshtė i mendimit se peqinasit do tė tregojnė profesionalizėm, pėr tė mos i bėrė ndonjė “dhuratė” tė mundshme tė kuqve. “Padyshim qė nė kėto dy takimet e para kemi patur pėrballje vėrtet tė vėshtira. Jam i bindur se ekipi i Tiranės bėn diferencėn nė kampionatin shqiptar, ndaj edhe humbja ndaj tyre ėshtė deri diku i justifikuar. Padyshim qė pėr ne ēdo takim shėnon pėrballjen e radhės, ndaj dhe pėr ne vlerėsohet ēdo takim. Nuk mendoj se ekipet kanė ndonjė dallim tė madh midis tyre, duke parė ecurinė e takimeve nė ēdo javė. Ndaj pėr ne ka rėndėsi tė vlerėsojmė drejt secilėn pėrballje. Nuk dua tė bėj ndonjė analizė tė gjatė pėr atė ēka lamė pas, sepse tashmė vėmendja ėshtė pėrqėndruar te takimi i fundjavės sė ardhėshme. Partizani ėshtė ekipi i vetėm qė i kemi marrė tre pikė nė fushėn e vet, ndėrsa sot them se nuk kemi pėrballė skuadrėn e fazės sė parė. Nė kėtė pjesė tė dytė tė kampionatit, ekipi i kuq ka hyrė siē duket me tjetėr mentalitet dhe kam pėrshtypjen se e ka harruar krizėn financiare dhe po mendojnė tė shpėtojė nga rėnia njė kategori mė poshtė. Po ashtu tė kuqtė s’kanė ē’tė humbin, ndaj dhe kjo i lejon ata tė jenė jashtė ēdo trysnie. Pikėrisht kjo ėshtė ajo tė cilėn ne duhet ta shmangim. Nė kėtė takim – vazhdon komentin e tij Llani ? duhet tė jemi tė qetė, tė mobilizohemi maksimalisht, sikurse edhe nė takimin me Vllazninė. Sė fundi mund tė them me bindje, se nuk kemi hequr aspak dorė nga objektivat tona pėr tė arritur mė tė mirėn nė kėtė sezon. Deri sa ne jemi ende pjesmarrės nė kupėn e Shqipėrisė tregon qartė se lufta jonė sportive mbetet ende gjallė, pėr tė arritur njė pozicionim sa mė tė mirė. Ne jemi koshient se besimin dhe ndihmėn e madhe tė dhėnė nga presidenca jonė, duhet ta shpėrblejmė nė fushėn e lojės”, ka pėrfunduar portieri i Shkumbinit.
    Sport ekspres

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 08:21