Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Maqedonasi Deliovski: Peqini, shtėpia ime e dytė

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Maqedonasi Deliovski: Peqini, shtėpia ime e dytė

    Mesazh nga stilltoni prej Mon Feb 09 2009, 14:06

    Zvete Deliovski ėshtė futbollisti i parė i huaj, tė cilin Shkumbini
    e kishte marrė nė skuadėr qė me fillimin e sezonit futbollistik
    2008-2009, kur erdhi nga Apolonia e Fierit me tė cilėn kishte
    kaluar dy sezone. Vetė trajneri i peqinasve Gugash Magani
    kėrkoi me ngulm qė maqedonasi Deliovski tė aktivizohej nė
    repartin e mesfushės tė skuadrės qė drejtonte dhe ardhja e tij
    u bė me konsensusin e klubit fierak. Nė sfidat e para tė kėtij
    kampionati, Deliovski ėshtė aktivizuar nė tė gjithė takimet, duke
    treguar njė formė tė mirė sportive me shpejtėsinė e tij nė organizimin
    e aksioneve sulmuese, madje duke shėnuar edhe njė
    gol nė sfidėn e parė ndaj Bylisit. Nė fund tė muajit nėntor,
    maqedonasi do tė dėmtohej nė gjurin e djathtė, gjė qė e mbajti
    jashtė fushave pėr gati pesė javė. Ndėrprerja pėr pushimet e
    dimrit i shėrbeu mė sė miri Deliovskit pėr tė rifituar formėn e
    humbur dhe besimin e trajnerit Magani, nė mėnyrė qė ta aktivizonte
    pėrsėri nė skuadėr. Nė njė prononcim tė shkurtėr pėr
    “Panorama Sport”, vetė Deliovski shprehet se ndjehet shumė
    mirė nė Peqin dhe tashmė ėshtė ambientuar plotėsisht nė kėtė
    qytet. Duke qenė se mesfushori maqedonas ka dy vjet qė
    qėndron nė Shqiperi, ai ka mėsuar tė flasė shqip dhe tashmė
    me tė mund tė komunikohet lirshėm. Ndėr tė tjera, Deliovski flet
    pėr aventurėn nė skuadrėn peqinase, qė ka nisur plot para
    pesė muajsh, duke theksuar se nė Peqin ka gjetur njė ambient
    futbolldashės dhe mikpritės. “Njerėzit nė rrugė mė pėrshėndesin,
    pasi e dinė qė unė flas shqip. Pėr kėtė ndihem i lumtur, por
    edhe i respektuar”, shprehet Deliovski. Ndėrsa pėrsa i pėrket
    pyetjes nėse ėshtė i kėnaqur nga paraqitjet e tij dhe nga ecuria
    e deritanishme e Shkumbinit, maqedonasi shton: “Mė vjen
    keq qė dėmtimi mė mbajti larg fushave pėr njė kohė tė gjatė,
    pa arritur tė kontribuoj pėr skuadrėn nė ato javė”. Ndėrsa,
    nė lidhje me ecurinė e peqinasve, Deliovski shprehet se
    skuadra e Shkumbinit meritonte tė ishte mė lart nė renditje,
    pasi mundėsitė i ka pasur pėr tė marrė mė shumė nė disa
    sfida. Maqedonasi ka edhe njė detyrė tjetėr nė skuadėr,
    pasi me ardhjen e dy futbollistėve tė rinj nė janar, konkretisht
    tė serbit Igor Joksimovic dhe tė boshnjakut Ahmed
    Mojdragiē, ai shėrben edhe si pėrkthyes i tyre pėr stafin
    peqinas. Madje jo vetėm kaq, por Deliovski u mėson atyre
    edhe ndonjė fjalė shqip, sidomos ato qė nevojiten gjatė
    stėrvitjeve dhe gjatė zhvillimit tė ndeshjeve. Nė lidhje me
    takimin e ardhshėm qė peqinasit do ta luajnė pėrballė Partizanit,
    mesfushori maqedonas shprehet se ky ekip po kalon
    njė periudhė tė mirė dhe kėrkon vėmendjen e duhur nga tė
    gjithė. “Tashmė ēdo ekip i Superiores po luan fort dhe tė
    gjithė po kėrkojnė tė marrin pikė nė ēdo qytet ku luajnė. Prandaj
    edhe Partizani duhet vlerėsuar drejtė, nė mėnyrė qė tė
    dalim vetėm me tre pikė nga kjo sfidė”, pėrfundon prononcimin
    e tij maqedonasi Deliovski. Fatmir Ahmeti
    Panorama sport

      Ora ėshtė Sat Dec 03 2016, 16:40