Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Boshnjaku Mojdragiē: Goli, pėr tifozėt

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Boshnjaku Mojdragiē: Goli, pėr tifozėt

    Mesazh nga stilltoni prej Mon Feb 02 2009, 13:46

    Nuk kishte se si tė niste mė
    mirė aventura e futbollistit
    boshnjak, Ahmet Mojdragiē,
    me fanellėn e Shkumbinit,
    teksa ka shėnuar nė tė 20’,
    golin e fitores nė portėn
    shkodrane. Pėrtej kėtij goli,
    Mojdragiē ėshtė pėrshtatur
    shumė mirė me skuadrėn,
    njėsoj sikur tė kishte
    vite qė luante me fanellėn
    peqinase. Njė gol me tė
    vėrtetė i rėndėsishėm, i cili
    rezultoi deciziv pėr bardhekaltrit
    e Maganit. Vetė
    trajneri peqinas, Gugash
    Magani, ka dhėnė pėlqimin
    pėr kėtė lojtar, tė cilin e
    kishte vėzhguar gjatė periudhės
    pėrgatitore tė zhvilluar
    nė Ulqin. Nė prag tė
    sfidės me kryesuesen e
    kampionatit, Vllazninė, Magani
    vendosi t’i jepte rolin e
    titullarit Mojdragiēit, teksa
    kishte parė dhe aftėsitė e
    mira si mbrojtės tė boshnjakut
    22-vjeēar. Vendimi i
    teknikut rezultoi mjaft i saktė,
    pasi Mojdragiē u bė i pakalueshėm
    nga sulmuesit
    shkodranė. Nė disa raste
    tė vėshtira, brenda zonės
    peqinase, largonte topat e
    lartė e nė ēdo rast fitonte
    duartrokitjet e tifozerisė. Nė
    fund tė pėrballjes me Vllazninė,
    Mojdragiē ka marrė
    falėnderimin e tė gjithė
    shokėve tė skuadrės, si
    dhe tė drejtuesve peqinas.
    Nė dhomat e zhveshjes sė
    bardhekaltėrve, mjaft i
    kėnaqur ėshtė parė edhe
    presidenti i klubit, Xhavit
    Ismaili, sė bashku me deputetin
    dhe zėvendėspresidentin
    Dashnor Sula. Ata
    e kanė pėrqafuar boshnjakun
    dhe i kanė kėrkuar
    njė gol edhe nė sfidėn me
    Tiranėn. Ahmed Mojdragiē
    u shpreh se ėshtė mjaft i
    kėnaqur me golin e shėnuar
    dhe i falėnderon tė gjithė
    pėr mbėshtetjen e zjarrtė.
    Mė pas shtoi se pėr fitoren
    me Vllazninė, merita nuk
    ishte vetėm e tija, por e tė
    gjithė skuadrės. E para se
    ta mbyllte, golin ia ka dedikuar
    tifozerisė sė zjarrtė
    peqinase. Mbrojtėsi boshnjak,
    i ardhur nė kėtė merkato
    dimri, pėrveēse njė
    futbollist i pėrgatitur, ėshtė
    edhe njė besimtar i madh e
    madje praktikant rregullt i
    fesė myslimane. Ai kryen
    ēdo ditė ritet fetare nė
    xhaminė e qytetit tė Peqinit.
    Fatmir Ahmeti
    Panorama sport

      Ora ėshtė Wed Dec 07 2016, 19:17