Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Vllaznia, edhe kundėr bilanceve nė Peqin

    avatar
    kliti


    Male Numri i postimeve : 73
    Age : 34
    Registration date : 15/10/2007

    Vllaznia, edhe kundėr bilanceve nė Peqin Empty Vllaznia, edhe kundėr bilanceve nė Peqin

    Mesazh nga kliti Wed Jan 28 2009, 14:33

    Shkodranėt ndaj Shkumbinit, sidomos nė transfertė, kanė pasur gjithmonė vėshtirėsi
    Pėrveē skuadrės peqinase nė fushė, Vllaznia tė shtunėn qė vjen do
    ketė kundėr edhe bilancet e ndeshjeve tė zhvilluar nė Peqin. Themi
    kėshtu, duke iu referuar 18 ndeshjeve qė kėto dy skuadra kanė zhvilluar
    nė kėtė qytet qė prej 11 marsit tė vitit 1995, kur janė takuar pėr herė
    tė parė. Atėherė, ndonėse Shkumbini ishte debutues nė kategorinė mė tė
    lartė tė futbollit shqiptar, arriti t’i mposhtė shkodranėt me
    rezultatin 1 0.
    Kjo situatė vazhdoi edhe pėr disa kohė tė tjera, teksa vendėsit
    deri nė shkurt tė vitit 2002 do tė fitonin radhazi plot 8 ndeshje.
    Vllaznia asnjė, madje as barazim. Nuk e bėri kėtė as nė vitin 1998 apo
    2001, kur do dilte kampione. Nė Peqin pėr ta fitorja ishte njė tabu. Me
    kalimin e viteve, ngjarjet do fillonin tė rrokulliseshin.
    Nga dhjetori i vitit 2002 dhe deri nė nėntor 2005 bilancet mes
    kėtyre dy skuadrave do flisnin vetėm “shkodranēe”. Ata kanė arritur 5
    fitore radhazi dhe 1 barazim, duke mos humbur nė kėtė fushė pėr 3 vjet
    mė radhė. Me kėto rezultate u duk se gjėrat do fillonin tė
    rregulloheshin nė bilancin e pėrgjithshėm, por do tė jetė sėrish
    Shkumbini ai qė nuk do tė pranonte disfatėn nė fushėn e tij.
    Pėr kėtė arsye, Vllaznia bėn gati katėr vjet qė nuk njeh fitoren nė
    fushėn e vėshtirė tė Peqinit. Natyrisht, shumė pėr njė skuadėr, qė
    gjithnjė ėshtė konsideruar pretendente. Por sfida tė tilla kanė qenė
    gjithnjė tė vėshtira pėr kuqeblutė. Ata madje kanė humbur edhe 4 0 nė
    atė fushė, ku do luajnė edhe kėtė tė shtunė.
    Megjithatė, bilancet nuk janė gjithēka nė njė ndeshje futbolli. Ato
    nuk vendosin nė fatin e njė ndeshjeje dhe kėtė drejtuesit e Vllaznisė e
    kanė tė qartė. Madje trajneri i saj, Agim Canaj, nuk e di fare se
    skuadra qė ai drejton sot ka kėtė bilanc negativ nė fushėn e
    Shkumbinit. Ai po mundohet ta pėrgatisė siē duhet skuadrėn e tij pėr tė
    arritur njė rezultat sa mė tė mirė kėtė fundjavė, pėr ta nisur mbarė
    vitin 2009.
    Kuptohet qė detyra ėshtė e vėshtirė pėr ta ruajtur vendin e parė,
    por jo e pamundur. Lėvizjet e fundit nė merkaton e dimrit, apo dhe
    rikuperimi i disa lojtarėve qė kanė pasur probleme me dėmtimet, e ka
    rritur organikėn nė dispozicion tė stafit drejtues kuqeblu. Tashmė
    pritet pėr t’u parė se si do tė reagojė skuadra nė fushė. Sigurisht qė
    lojtarėt nuk do ta kenė mendjen te ndeshjet e mėparshme, ato qė nė mė
    tė shumtėn e rasteve janė humbur.
    Kjo nisur edhe nga fakti tjetėr se edhe Shkumbini pėrgjithėsisht ka
    bilanc negativ nė ndeshjet qė ka zhvilluar nė Shkodėr, por nė fazėn e
    parė ka arritur tė barazojė 2 2 nė “Loro Boriēi”. Njė rezultat ky i
    hidhur pėr kuqeblutė, por qė nė fund iu nėnshtruan golave tė
    Rizvanollit. Ēfarė do tė ngjajė kėtė herė nė Peqin?
    Kjo mbetet pėr t’u parė, por mbi tė gjitha ajo ēfarė ka rėndėsi
    ėshtė se pritet tė zhvillohet njė ndeshje shumė e bukur, ku secila
    skuadėr do kėrkojė fitoren dhe fituesi nuk dihet cili do tė jetė deri
    nė fund tė 90 minutave.
    Shiu, kundėrshtari i madh i shkodranėve
    Vllaznia nuk po pėrgatitet si duhet pėr ndeshjen e radhės me
    Shkumbinin. Themi kėshtu, sepse kushtet atmosferike tė ditėve tė fundit
    i kanė penguar ata tė stėrviten nė mėnyrėn e duhur. Shirat e shumta qė
    kanė rėnė prej njė jave nė Shkodėr dhe qė vazhdojnė tė bien sėrish, i
    kanė bėrė tė gjitha fushat stėrvitore tė pamundura pėr tė qenė nė
    dispozicion tė kėtij ekipi.
    Nėse tė hėnėn ėshtė provuar tė stėrvitet nė fushėn e Shtojit, nuk
    ka ndodhur e njėjta gjė dje, prandaj kuqeblutė janė stėrvitur nė
    ambiente tė mbyllura. Trajneri Canaj ėshtė dukur shumė i shqetėsuar nga
    kjo situatė atmosferike, sepse nė kushte tė tilla nuk ka qenė nė
    gjendje tė aplikojė asnjė skemė taktike apo lojė nė fushė pėr t’u
    pėrgatitur siē duhet pėr ndeshjen e sė shtunės me Shkumbinin.

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 11:09