Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Pashja: Shkumbini, pa dėmtime dhe probleme

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Pashja: Shkumbini, pa dėmtime dhe probleme Empty Pashja: Shkumbini, pa dėmtime dhe probleme

    Mesazh nga stilltoni Wed Jan 21 2009, 13:12

    Mbrojtėsi peqinas Lorenc Pashja tregon nga Ulqini punėn e mirė ėshtė bėrė atje

    Nesėr ekipi i Shkumbinit mbush javėn e qėndrimit nė Ulqin ku ėshtė grumbulluar pėr zhvillimin e fazės pėrgatitore tė dimrit. Futbollistėt duken mjaft tė motivuar, duke kėrkuar t’i shfrytėzojnė sa mė shumė e mirė kushtet qė kanė gjetur. Kėtė e pėrforcon edhe futbollisti peqinas Lorenc Pashja, kur shprehet se nė ditėt e Ulqinit ēdo gjė ka shkuar mė se normalisht, edhe pse ngarkesa nė stėrvitje ka qenė e lartė me dy seanca nė ditė.

    Njė gjė e tillė pėr mbrojtėsin Pashja u reflektua si duhet nė takimin e parė miqėsor qė ka zhvilluar ekipi i tij, duke pasur pėrballė Lushnjėn, qė ndodhet nė tė njėjtin hotel me ta. Ai ėshtė i mendimit se kjo miqėsore u shėrbeu tė dy ekipeve.

    “Stėrvitja 10 ditore qė po zhvillojnė kėto ditė nė Ulqin pėr mua ėshtė nga grumbullimet qė duhen veēuar pėr mėnyrėn e organizimit dhe pėr kushtet qė na janė afruar. Kjo na ka nxitur pėr t’u stėrvitur edhe mė mirė, duke e pasur mė tė lehtė pėr tė pėrballuar ngarkesėn e lartė nė stėrvitje.

    Kjo u pa mirė edhe nė miqėsoren e parė qė zhvilluam nė Ulqin, duke luajtur pėrballė ekipit tė Lushnjės. Pėr mua nuk pati rėndėsi rezultati, por gjithsesi treguam se po stėrvitemi mirė dhe se 4 pikėt qė na mori Lushnja nė kampionat ishin rastėsi,” shprehet mbrojtėsi peqinas Pashja, duke shprehur nė njėfarė mėnyre kėnaqėsinė qė ekipi i tij mori “hakun” pėrballė lushnjarėve, por ama nė miqėsore e jo nė kampionat.

    Mė tepėr sesa rezultati i thellė 3 0, i shoqėruar edhe me lojėn e mirė, 31-vjeēarin Pashja e bėn optimist puna qė po bėn ekipi nė stėrvitje, ku harmonia e mirėkuptimi ėshtė ajo qė bie nė sy mė shumė nė ekip.

    Pėr Pashjen, janė tė gjitha mundėsitė qė tė pėrsėriten rezultatet e mira tė fazės sė parė, ku e veēanta ishte qė nė ēdo takim ekipi dinte tė shėnonte. Roli i tij nė repartin e mbrojtjes mund tė themi se ka qenė i pazėvendėsueshėm, pasi Pashja ka qenė titullar nė 17 ndeshjet, duke u renditur i dyti te Shkumbini, pas portierit Llani, pasi ėshtė zėvendėsuar vetėm njė herė pėr shkak dėmtimi, nė ndeshjen e fundit me Lushnjėn nė Shijak.

    Edhe pse nuk shkėlqen nė lojė, veterani Pashja ka njė stabilitet tė pėrhershėm nė fushė me rendimentin qė jep pėr ekipin e vet, pėr me tepėr qė nuk i njeh ndėshkimet me kartonė, edhe pse ėshtė mbrojtės.

    Sipas tij, nė ekip ka filluar tė ndihen “ethet” e takimit tė parė me Vllazninė nė Peqin, mė 31 janar, pėr mė tepėr qė ekipi shkodran ndodhet nė tė njėjtin vend e nė tė njėjtin hotel me Shkumbinin.

    “Mund tė deklaroj qė kėto ditė nė Ulqin po bėhet njė punė e mirė nė stėrvitje dhe, pėr fat, ēdo gjė ka shkuar normalisht, duke mos pasur as edhe njė dėmtim apo tėrheqje muskulore. Kjo na bind se ekipi do t’i arrijė tė tregojė vlerat nė pjesėn e mbetur tė kampionatit.

    Shorti na vė pėrballė ekipit shkodran qė nė javėn e parė, duke qenė njė mundėsi e mirė pėr ne pėr tė treguar se meritojmė mė shumė,” - pėrfundon mbrojtėsi “veteran” i Shkumbinit, Lorenc Pashja.
    Ali Hallulli
    Sporti shqiptar

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 19:27