Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Magani, i kėnaqur nga java e parė ulqinake

    avatar
    kliti


    Male Numri i postimeve : 73
    Age : 34
    Registration date : 15/10/2007

    Magani, i kėnaqur nga java e parė ulqinake Empty Magani, i kėnaqur nga java e parė ulqinake

    Mesazh nga kliti Wed Jan 21 2009, 14:30

    Trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani, tregon pėr javėn e parė stėrvitore nė Ulqin
    Njė javė stėrvitje nė qendrėn e grumbullimit nė hotelin “Olimpik” nė
    Ulqin, i ka shėrbyer trajnerit Magani pėr tė krijuar njė ide mė tė
    plotė pėr grupin e lojtarėve qė ka nė dispozicion, por edhe pėr nevojat
    e ekipit pėr ta pėrballuar si duhet pjesėn e mbetur tė kampionatit.
    Pėr Maganin, mė e rėndėsishme ėshtė qė gjithēka deri tani ėshtė
    zhvilluar sipas programit tė pėrcaktuar mė pėrpara, duke u dhėnė
    ngarkesa e duhur nė stėrvitje gjatė dy seancave qė zhvillon ekipi
    paradite e pasdite.
    “Po pėrpiqemi t’i shfrytėzojmė nė mėnyrėn mė tė mirė kushtet qė kemi
    gjetur nė Ulqin, duke u stėrvitur rregullisht dy herė nė ditė. Pėr fat,
    edhe moti ka mbajtur kėto ditė, duke na favorizuar nė punėn tonė pėr ta
    shfrytėzuar ēdo seancė, me synimin pėr t’u pėrgatitur ashtu si duhet.
    Duhet pranuar qė ngarkesa nė stėrvitje ka qenė e lartė, por ajo
    ėshtė pėrballuar nga i gjithė grupi i futbollistėve dhe pėr fatin e
    mirė gjatė kėtyre ditėve nuk kemi pasur asnjė dėmtim, apo tėrheqje
    muskulore,” - deklaron trajneri Magani, duke folur pėr punėn njė javore
    tė ekipit nė Ulqin.
    Ditėt e grumbullimit nė Ulqin, trajneri Magani kėrkon t’i
    shfrytėzojė edhe pėr zhvillimin e ndeshjeve miqėsore, duke pėrfituar
    nga prania e ekipeve tė tjerė, si Lushnja apo Bylisi, pa harruar ata
    vendės, duke pėrjashtuar pėrballjen me Vllazninė, ekip qė ndodhet nė tė
    njėjtin hotel me Shkumbinin.
    Asnjėri nuk e kėrkon njė miqėsore tė tillė, sepse tė dy ekipet do tė
    ndeshen qė nė javėn e parė, mė 31 janar, me njėri tjetrin. Miqėsorja e
    parė qė zhvilloi Shkumbini tė shtunėn e kaluar me Lushnjėn nė Ulqin, e
    la tė kėnaqur trajnerin Magani.
    Nė kėtė miqėsore tė fituar 3 - 0, ai u dha mundėsi tė gjithė
    futbollistėve qė pati nė dispozicion pėr t’u provuar, duke veēuar
    harmonizimin e veprimeve, sidomos lojėn e autorėve tė golave. Krahas
    stėrvitjes, kemi planifikuar qė t’i shfrytėzojmė edhe mė mirė ditėt e
    grumbullimit pėr tė zhvilluar disa miqėsore.
    Kjo do tė na shėrbejė pėr tė parė mė mirė gjendjen e ekipit pėrpara
    rifillimit tė kampionatit. Miqėsorja qė zhvilluam me Lushnjėn u shėrbeu
    futbollistėve, por edhe stafit, prandaj dhe kemi planifikuar njė tjetėr
    miqėsore me Bylisin nė mesjavė.
    Pėr mua njė miqėsore me njė ekip nė tė tilla grumbullime vlen mė
    shumė se njė seancė stėrvitore, sepse ėshtė stėrvitja mė e mirė dhe tė
    jep mė shumė mundėsi pėr tė parė e pėr tė korrigjuar mė pas,” - ka
    shtuar mė tej Magani.
    Mbrojtėsi 23-vjeēar serb A.Mujdragiē akoma nuk e ka marrė pėrgjigjen
    pėrfundimtare nga drejtuesit, qė me sa duket nuk duan tė nxitohen. Mund
    tė jetė miqėsorja me Bylisin prova mė e mirė pėr futbollistin serb, qė
    ka luajtur me ekipin e Novi Pazarit.
    Pėrshtypjet pėr lojtarin e ri serb janė tė mira, por deri ditėn e
    djeshme asgjė nuk ishte vendosur, kur mė parė njė bashkatdhetar i tij,
    pasi u provua dy ditė me Shkumbinin, u la i lirė nga drejtuesit si i
    panevojshėm.
    Gjatė kėtyre ditėve nė Ulqin kanė ardhur nė provė disa futbollistė,
    kryesisht serb, por pėr momentin, pėrveē Jaksimoviē, qė ka firmosur,
    ėshtė duke u vėzhguar mbrojtėsi Ahmet Mujdragiē, i cili prej disa
    ditėsh stėrvitet me ekipin.
    Shkumbini, sot miqėsore me Bylisin
    Ekipi i Shkumbinit pritet tė zhvillojė sot nė qytetin e Ulqinit
    miqėsoren e dytė, duke pasur si kundėrshtar ekipin e Bylisit, qė
    ndodhet nė tė njėjtin hotel me Shkumbinin. Eshtė njė mundėsi e mirė pėr
    Maganin, por edhe pėr Dedjen, pėr tė parė gjendjen e ekipeve 10 ditė
    para rifillimit tė kampionatit, ku Shkumbini do tė presė Vllazninė,
    ndėrsa ekipi i Dedjes do tė presė Partizanin nė Ballsh.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 06:16