Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Shkumbini nė Ulqin me vetėm njė pėrforcim

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Shkumbini nė Ulqin me vetėm njė pėrforcim

    Mesazh nga stilltoni prej Fri Jan 16 2009, 14:14

    Pritet qė njė tjetėr serb t’i bashkohet ekipit, ndėrsa Gallo nuk ka udhėtuar me grupin
    Ekipi i Shkumbinit dje ka zhvilluar vetėm seancėn e paradites qė ėshtė drejtuar nga Branica dhe pėrgatitėsi i portierėve, Ballhysa, pėr tė udhėtuar mė pas drejt qytetit tė Ulqinit. Pas ngrėnies sė drekės nė Peqin, rreth orės 12:45, autobusi me futbollistėt ka nisur rrugėtimin pėr t’u bashkuar me trajnerin Magani nė hyrje tė Vorės.
    Sipas informacionit qė keni, udhėtimi ka shkuar mirė dhe nė mbrėmje i gjithė grupi me 22 futbollistė e trajnerėt janė sistemuar nė hotelin “Olimpik” tė Ulqinit, qė ofron kushte mjaft tė mira pėr fjetje, ushqim e stėrvitje.
    Pėrpara ekipit kishte mbėrritur lojtari mė i ri i Shkumbinit, serbi Igor Jaksimoviē, i cili nėnshkroi dy ditė mė parė me drejtuesit e ekipit deri nė fund tė sezonit pėr tė luajtur me fanellėn bardhekaltėr.
    Ekipi i Shkumbinit ėshtė sistemuar nė tė njėjtin hotel ku ndodhet edhe ekipi i Vllaznisė dhe ai i Lushnjės, pėr t’u stėrvitur disa ditė pranė njėri tjetrit nė tė njėjtat terrene sportive sipas grafikut.
    Nė fakt, nuk dėshirohej qė tė ishin nė tė njėjtin mjedis me Vllazninė, kundėrshtaren e radhės sė Shkumbinit mė 31 janar, por kushtet atmosferike nė Ohėr, kur terrenet ishin tė mbuluara nga dėbora, i detyruan drejtuesit e Shkumbinit tė riktheheshin nė Ulqin, nė hotelin “Olimpik”.
    Gjithsesi, pėr Shkumbinin ky fakt nuk pėrbėn asnjė problem, pėr mė tepėr qė nuk mendohet qė ndėrmjet kėtyre ekipeve tė zhvillohet ndonjė takim miqėsor pėr ditėt qė do tė jenė bashkė.
    hkumbini udhėtoi dje drejt Ulqinit pėr zhvillimin e fazės pėrgatitore me tė njėjtin grup futbollistėsh, duke pasur vetėm njė pėrforcim, atė tė serbit Jaksimoviē, mesfushori me tipare sulmuese qė ka luajtur me Partizanin e Beogradit.
    Sipas trajnerit Magani, pritet qė ekipi tė pėrforcohet me futbollistė tė tjerė gjatė ditėve ulqinake. Eshtė njė tjetėr futbollist nga Serbia qė pritet t’i bashkohet Shkumbinit e kjo shumė shpejt, brenda dy ditėve. Nuk bėhet i ditur emri i futbollistit dhe as ekipi ku ka luajtur deri tani, por mjaftohet informacioni qė ėshtė njė mbrojtės me pėrvojė dhe i vlefshėm pėr ekipin.
    Bėhet e domosdoshme ardhja e njė mbrojtėsi, pasi dėshtoi ardhja e Shetės dhe pėr mė tepėr qė mbrojtėsi i Shkumbinit, Alpin Gallo, nuk ka udhėtuar me ekipin nė grumbullimin e Ulqinit.
    Ali Hallulli
    Sporti Shqiptar.

      Ora ėshtė Mon Dec 05 2016, 01:22