Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Rizvanolli: Priteni rikthimin e Shkumbinit!

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Rizvanolli: Priteni rikthimin e Shkumbinit!

    Mesazh nga stilltoni prej Wed Jan 14 2009, 12:03



    Sulmuesi Erion Rizvanolli ėshtė shėnuesi mė i mirė i peqinasve, por nuk do tė ndalet

    Erion Rizvanolli ka disa sezone qė luan pėr ekipin e Shkumbinit (me ndėrprerje) dhe vazhdimisht ai ka spikatur si njohės i portave kundėrshtare. Eshtė njė zanat qė ai e njeh mirė dhe kėtė e ka treguar me Shkumbinin dhe me ēdo ekip tjetėr ku ėshtė aktivizuar.
    Pėr sezonin nė vazhdim me Shkumbinin, ai ėshtė aktivizuar vetėm nė fazėn e parė, duke shėnuar 6 gola e duke qenė golashėnuesi mė i mirė i Shkumbinit. Pėr shkak tė njė dėmtimi nė kavilje nė javėn e parė tė fazės sė dytė nė Ballsh, Riza detyrohet tė qėndrojė pėr 6 javė larg fushės i paaktivizuar, por rekordi i golave tė tij nuk u arrit nga tė tjerėt.
    Vetė Riza pranon se dėmtimi ka kaluar dhe provėn ai e bėri nė ndeshjen e fundit tė vitit nė Shijak me Lushnjėn, kur u aktivizua pėr disa minuta pėr Shkumbinin. “Jam futbollist i Shkumbinit, me tė cilin kam nėnshkruar njė kontratė qė dua ta zbatoj deri nė fund.
    Nėpėrmjet shtypit jam njohur me interesimin e disa klubeve qė kėrkojnė shėrbimin tim, por e theksoj edhe njė herė, se e ndiej veten shumė mirė tek ekipi peqinas dhe mė intereson vetėm ky ekip, duke dėshiruar tė kontribuoj sa mė shumė pėr tė arritur objektivat qė ka,” - deklaron sulmuesi Rizvanolli, duke kėrkuar tė japė nė kėtė rast edhe njė pėrgjigje pėrfundimtare pėr ēdo iluzion qė mund tė kenė tė tjerėt.
    Autori i 6 golave pėr Shkumbinin, me Teutėn 1 0, me Besėn 1 0, me dy golat nė Shkodėr me Vllazninė, 2 2, tė golit tė parė nė fitoren 2-0 me Partizanin dhe tė golit tė parė me Apoloninė, 2 0, ėshtė i ndėrgjegjshėm se mundėsitė pėr tė kanė qenė pėr tė shėnuar edhe mė shumė, por dėmtimi i pėsuar e detyroi tė qėndrojė pėr njė kohė tė gjatė jashtė fushės sė lojės.
    Pėr shėnimin e golave ai gjen rast tė vlerėsojė lojėn e gjithė ekipit, sidomos tė pjesėtarėve tė tjerė tė repartit tė sulmit, konkretisht tė riun Mustafaj, Dervishin e sidomos gjirokastritin Nora. “Nėse kam shėnuar 6 gola, merita nuk ka qenė vetėm imja, por e ekipit dhe e repartit tė sulmit, qė me lojėn e tyre, e kanė lehtėsuar punėn pėr ta dėrguar topin nė rrjetė.
    Duke parė grupin e lojtarėve dhe punėn qė bėhet ēdo ditė, janė tė gjitha mundėsitė qė Shkumbini nė pjesėn tjetėr tė kampionatit tė jetė mė i saktė e mė rezultativ.
    Me fillimin e fazės sė dytė patėm njė moment tė vėshtirė dhe kjo i ndodh ēdo ekipi e pėr fatin tim tė keq, nuk pata mundėsi tė kontribuoja me pėrvojėn time pėr shkak tė dėmtimit, por e keqja kaloi dhe ekipi gjeti forca pėr t’u rikthyer te fitorja nė ndeshjen me Elbasanin.
    Kjo na bėri tė jemi mė tė qetė pėr zhvillimin e fazės pėrgatitore, pėr t’u stėrvitur mė mirė pėr kėtė periudhė. Mendoj se grumbullimi qė do tė bėhet kėto ditė, si dhe pėrforcimet qė fliten, do tė na shėrbejnė tė gjithėve nė planin profesional pėr tė qenė sa mė tė pėrgatitur e tė gatshėm pėr rifillimin e kampionatit, kur pėrballė do tė kemi ekipin qė kryeson prej disa javėsh, Vllazninė.
    Emri dhe vlera e kundėrshtarit mendoj se do tė jenė njė nxitje mė shumė pėr ne pėr tė bėrė mė tė mirėn nė stėrvitje,” - ka pėrfunduar sulmuesi Erion Rizvanolli.
    Arjan Sheta, thuajse i Shkumbinit
    Edhe pse ėshtė bėrė fakt i kryer kalimi i tij te Partizani dhe madje ėshtė starvitur edhe dje nė kampin e kuq, burime pranė presidencės sė Shkumbinit bėjnė me dije se Arjan Sheta thuajse ėshtė i tyre.
    Mbetet vetėm firma sot prej tij qė tė bashkohet me grupin pėr t’u nisur nė Ulqin. Tė njėjtin fat mund tė ketė edhe serbi qė ishte nė provė te peqinasit, Jaksimoviē, me tė cilin po diskutohen termat e fundit tė kontratės.
    Ali hallulli
    Sporti shqiptar

      Ora ėshtė Tue Dec 06 2016, 15:13