Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Sot, nisja drejt Malit tė Zi. Magani: Nora s’do tė largohet

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Sot, nisja drejt Malit tė Zi. Magani: Nora s’do tė largohet Empty Sot, nisja drejt Malit tė Zi. Magani: Nora s’do tė largohet

    Mesazh nga stilltoni Wed Jan 14 2009, 11:59

    Skuadra e Shkumbinit ka
    vijuar ritualin e stėrvitjes
    ditėn e djeshme nė fushėn
    sportive tė qytetit dhe sot
    pritet tė niset drejt Malit tė
    Zi, ku do tė zhvillojė minifazėn
    prej gati 10 ditėsh. Ne
    stėrvitjen e djeshme trajneri
    Magani dhe ndihmėsi i tij
    Branica i kanė pasur nė dispozicion
    tė gjithė futbollistėt,
    duke pėrfshirė kėtu edhe
    mesfushorin e sapoblerė nga
    merkato serbin, Igor Jaksimoviē.
    Ndėrsa trajneri i portierėve,
    Arianit Ballhysa, njė
    ish-portier i Shkumbinit si
    ēdo ditė merret me stėrvitjen
    e gardianėve bardhekaltėr
    Llani dhe Birja. Nė grupin e
    futbollistėve binte nė sy
    dėshira e madhe pėr t’u impenjuar
    sa mė mirė pėrpara
    trajnerėve dhe mė i rėndėsishėm
    ėshtė fakti qė edhe
    ata lojtarė qė vinin pas dėmtimesh
    nė javėt e fundit,
    duken t’i kenė lėnė pas ato
    dhe kanė gjetur formėn e tyre
    mė tė mirė. Bėhet fjalė pėr
    sulmuesin tiranas Rizvanolli
    dhe mesfushorin maqedonas
    Deliovski, qė tė dy tė rikthyer
    me skuadrėn pas gati
    pesė javėsh mungesė pėr arsye
    dėmtimi. Nė pėrfundim,
    grupi ėshtė ndarė duke formuar
    dy skuadra ndėrmjet tė
    cilave u zhvillua edhe njė
    ndeshje kontrolli, qė zgjati
    vetėm 30 minuta. Pas pėrfundimit
    tė saj trajneri Magani
    ka dhėnė udhėzimet e
    fundit rreth pėrgatitjeve dhe
    pajisjeve qė duhet tė marrin
    me vete futbollistėt kur tė nisen
    drejt Ulqinit. Grumbullimi
    i tyre do tė bėhet sot nė
    orėn 10:00 dhe do tė kryhet
    edhe njė stėrvitje e shkurtėr
    gjatė paradites. Ndėrsa ndihmėsi
    i tij, Branica, ka lexuar
    emrat e atyre qė do tė
    udhėtojnė pėr nė qytetin
    bregdetar. Ai u shpreh se
    nėse ndonjė nga futbollistėt
    nuk e ka dėgjuar emrin nė
    kėtė listė, mund tė kontaktojė
    me presidentin Xhavit
    Ismaili pėr sqarime tė mėtejshme.
    Kjo tregon se nga
    radhėt e Shkumbinit mund
    tė ketė edhe largime tė atyre
    tė lojtarėve qė nuk shikohen
    tė jenė tė nevojshėm pėr
    skuadrėn.
    Konfirmimi
    Nė lidhje me lajmin qė ka
    qarkulluar nė disa media
    sportive se, futbollisti
    gjirokastrit qė luan nė radhėt
    e Shkumbinit, Arlind Nora,
    ka kėrkuar tė largohet, pranoi
    tė prononcohet vetė pėr
    “Panorama Sport” trajneri
    Gugash Magani duke thėnė:
    “Nora ėshtė pjesė e skuadrės
    sė Shkumbinit dhe ato qė thuhen
    nė gazeta janė tė pavėrteta,
    prandaj dua tė theksoj
    edhe njėherė se ky futbollist
    do tė vazhdojė tė qėndrojė nė
    skuadrėn tonė sipas kontratės
    qė ka me klubin tonė”,
    pėrfundon Magani. Me kėtė
    prononcim, trajneri peqinas,
    Magani, u jep fund spekulimeve
    tė fundit pėr njė largim
    tė Norės drejt ndonjė ekipi
    tjetėr. F. Ahmeti

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 15:12