Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Shkumbini, faza pėrgatitore ende pezull

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Shkumbini, faza pėrgatitore ende pezull

    Mesazh nga stilltoni prej Mon Jan 12 2009, 11:59

    Peqinasit kanė anuluar Ohrin dhe mund tė udhėtojnė pėr nė Ulqin, ose nė Kroaci

    Shkumbini ėshtė nė pėrfundim tė javės sė parė, duke u stėrvitur nė Peqin, nė kompleksin e klubit nėn drejtimin e trajnerit Magani. Kjo javė ka shkuar mjaft mirė nė tė gjitha drejtimet, duke qenė nė pritje tė njoftimit tė drejtuesve tė klubit pėr zhvillimin e fazės pėrgatitore pėr periudhėn e dimrit.

    Deri dje asgjė konkrete nuk ishte vendosur, duke dėshtuar ideja pėr t’u grumbulluar nė Ohėr tė Maqedonisė. Shkak pėr anulimin e kėtij grumbullimi nė Ohėr kanė qenė kushtet e vėshtira atmosferike me temperatura tė ulėta.

    Asgjė nuk ėshtė vendosur pėr momentin, por njė nga mundėsitė mė tė mėdha mbetet qyteti i Ulqinit nė Mal tė Zi, pa pėrjashtuar edhe grumbullimin nė ndonjė qendėr stėrvitore nė Kroaci.

    Drejtuesit pėr momentin janė tė pavendosur pėr vendin e grumbullimit 10 ditor tė ekipit. Ajo qė ka mė shumė rėndėsi dhe qė duhet theksuar ėshtė qė ekipi i Shkumbinit do tė grumbullohet pėr fazėn pėrgatitore dhe kjo po shėrben si njė nxitje mė shumė pėr futbollistėt, duke qenė njė mundėsi e madhe pėr pėrgatitjen e tyre pėr gjysmėn e mbetur tė kampionatit.

    Duhet pėrmendur qė ditėt e para tė qėndrimit nė Peqin janė shfrytėzuar nė mėnyrėn mė tė mirė nga ana e trajnerit Magani, kur ngarkesa nė stėrvitje ka ardhur nė rritje. I gjithė grupi i futbollistėve ėshtė stėrvitur bashkė, pėrjashtim pėr kėto ditė ka bėrė mbrojtėsi shtatlartė Daniel Ramazani, i cili ka bėrė operim nė hundė.

    Sipas kėshillave tė mjekut, Ramazani stėrvitet larg grupit pėr disa ditė, por shumė shpejt do tė ketė mundėsi tė stėrvitet njėsoj si tė tjerėt. Ish futbollisti i ekipit Shpresa pas njė jave mbush 21 vjeē, duke pasur dėshirė tė jetė pjesė e Shkumbinit e tė kontribuojė pėr tė.

    I pėrgatitur nė ekipet e moshave tė Shkumbinit, ai premton shumė me tė dhėnat qė ka, por qė realisht ėshtė aktivizuar pak nė ndeshjet e zhvilluara. Gjithsesi, ai ka spikatur nė ndeshjet ku ėshtė aktivizuar, pėr qetėsinė nė veprimet me topin duke qenė edhe autor i njė goli pėr Shkumbinin nė ndeshjen me Bylisin nė Peqin.

    Edhe pse pranon qė stolin nuk e dėshiron, Ramazani po pret ēastin e duhur tė tregojė se meriton mė shumė. Pėrvoja njėvjeēare, kur ishte i huazuar tek ekipi Bilisht-Sport, i ka vlejtur Ramazanit dhe ai kėrkon tė zėrė njė vend stabėl nė formacionin e Shkumbinit.

    “Gjatė 17 javėve tė para jam aktivizuar pak, por kjo nuk ka qenė pengesė qė unė tė stėrvitem rregullisht, pėr tė qenė vazhdimisht i gatshėm pėr tė kontribuar pėr Shkumbinin. Si futbollist peqinas e shoh detyrim kėtė gjė,” deklaron mbrojtėsi Daniel Ramazani.
    Ali Hallulli
    Sporti shqiptar

      Ora ėshtė Fri Dec 02 2016, 20:57