Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Grami: Lushnja, ajo qė na mohoi 5 pikė

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Grami: Lushnja, ajo qė na mohoi 5 pikė

    Mesazh nga stilltoni prej Wed Jan 07 2009, 12:04

    Mbrojtėsi i Shkumbinit, Elton Grami, shprehet se ekipi mund tė ishte mė lart

    Ekipi i Shkumbinit dje pasdite ka nisur fazėn pėrgatitore tė dimrit nėn drejtimin e Maganit e Branicės. Nuk mungoi atmosfera e ngrohtė dhe urimet e rastit pėr festėn e Vitit tė Ri, pėr t’iu drejtuar mė pas stėrvitjes nė kompleksin e klubit, e cila ka nisur me vrapime tė lehta rreth fushės.

    Si dita e parė pas njė pushimi njėjavor, trajneri Magani ka qenė pak i kursyer nė dhėnien e ngarkesės nė stėrvitje. Pas gjysmės sė parė tė kampionatit, Shkumbini renditet nė vendin e pestė, krah Teutės, duke u konsideruar i pėrshtatshėm, kur ka lėnė pas Flamurtarin, Elbasanin apo Partizanin, por jo vendi qė realisht meritonte Shkumbini.

    Pėr mbrojtėsin Grami, janė shumė pikė tė lėna rrugės nė mėnyrė tė pajustifikueshme nga ana e ekipit. Si shembull mė konkret ai merr tė dy takimet me ekipin e Lushnjės, ku sipas tij, Shkumbini ka humbur pikė me kėtė kundėrshtar, kur Lushnja fiton nė Peqin 1 - 2 nė fazėn e parė (e vetmja humbje e Shkumbinit nė fushėn e vet) dhe barazon 1 1 nė Shijak nė ndeshjen e fundit tė vitit qė lamė pas.

    Duke mos pėrmendur disa takime tė tjera, pėr mbrojtėsin energjik tė Shkumbinit, janė 5 pikė tė humbura qė kanė ndikuar nė renditje, por edhe nė anėn morale e financiare. “Realisht duhet tė ishim mė lart. Janė disa pikė tė lėna rrugės, mė shumė pėr dobėsi tonat sesa pėr meritė tė kundėrshtarit, qė na kanė kushtuar jo pak.

    Mjafton tė kujtojmė dy ndeshjet me Lushnjėn, sepse ėshtė i vetmi ekip qė ka fituar nė Peqin nė fazėn e parė, pa harruar qė na hoqi edhe dy pikė nė javėn e fundit nė Shijak me barazimin 1 1, pra 5 pikė tė humbura me Lushnjėn,” - thotė mbrojtėsi i Shkumbinit, Elton Grami. Eshtė sezoni i parė qė tiranasi Grami aktivizohet me Shkumbinin pas njė sezoni tė mirė me Kastriotin vitin e kaluar.

    Nė rolin e mbrojtėsit tė krahut, Grami pėrpiqet nė ēdo ndeshje tė japė mė tė mirėn e vet nė kėtė repart, pa harruar qė tė marrė edhe krahun nė aksione vetjake nė ndihmė tė sulmit, duke u dalluar pėr shpirtin e garės nė fushė e shembull pėr tė tjerėt. Tiranasi 24 vjeēar ėshtė i bindur se ekipi i Shkumbinit i ka mundėsitė tė ngjitet edhe mė lart nė renditje.

    Ai i qėndron mendimit qė periudha pėrgatitore e dimrit duhet tė shfrytėzohet nė mėnyrėn mė tė mirė nga futbollistėt e drejtuesit pėr tė marrė ngarkesėn e duhur, pėr tė qenė mė tė pėrgatitur e mė tė saktė nė pjesėn e mbetur tė kampionatit.

    Pėr Gramin, Shkumbini e ka grupin e duhur tė futbollistėve dhe me pėrforcimet qė priten tė bėhen gjatė kėsaj periudhe, do tė jetė mė e lehtė tė arrihet objektivi i vėnė. “Me gjithė hapat falsė qė kemi bėrė nė 17 javėt e para, mund ta quaj pozitiv konkurrimin e ekipit.

    Janė tė gjitha mundėsitė qė ta shfrytėzojmė si duhet kėtė periudhė pėrgatitore, sepse e kemi grupin e futbollistėve. Me pėrforcimet qė presim, Shkumbini tė ngjitet mė lart pėr tė arritur objektivin qė kemi vėnė qė nė fillim,” - pėrfundon mbrojtėsi i krahut tė majtė tė Shkumbinit, Elton Grami.

    ———————————————–

    Peqinasit, dje vetėm dy mungesa

    Sulmuesit Rizvanolli dhe Mustafaj ishin mungesat e vetme dje nė ditėn e parė tė stėrvitjes sė Shkumbinit, pasi tė gjithė tė tjerėt ishin nė dispozicion tė trajnerit Magani, pėrfshi edhe maqedonasin Delioski.

    Mungesa e tiranasit Rizvanolli, golashėnuesi mė i mirė i Shkumbinit, ishte e justifikueshme, pasi ai kishte lajmėruar qė ishte i sėmurė dhe nuk mund tė ishte nė stėrvitje me tė tjerėt nė ditėn e parė. Ndėrkohė, nuk dihet shkaku i mungesės sė sulmuesit tjetėr, tė riut Mustafaj, i cili nuk ka njoftuar.
    Ali Hallulli
    6/1/2009
    Sporti shqiptar

      Ora ėshtė Sat Dec 03 2016, 16:40