Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Pashja do Evropėn: Synojmė tė jemi nė treshen e parė

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Pashja do Evropėn: Synojmė tė jemi nė treshen e parė Empty Pashja do Evropėn: Synojmė tė jemi nė treshen e parė

    Mesazh nga stilltoni Wed Jan 07 2009, 11:57

    Futbollistėt e ekipit tė Shkumbinit
    kanė pasur njė arsye
    mė shumė pėr t’iu pėrveshur
    siē duhet stėrvitjes, pasi
    ata kanė marrė rrogėn e
    muajit tė kaluar, atė tė dhjetorit.
    Tė gjithė futbollistėt
    janė paguar dhe tashmė prej
    tyre pritet qė tė “ndezin motorėt”
    nė kėto ditė tė ftohta e
    tė rifitojnė formėn, pas ndėrprerjes
    disaditore me rastin
    e festave tė fundvitit. Nėse
    futbollistėt bardhekaltėr do
    tė kishin grumbulluar 6 pikė
    nė dy sfidat e fundit, qė u
    zhvilluan respektivisht pėrballė
    Elbasanit dhe Lushnjės,
    ku gjithsej u morėn
    katėr pikė, me njė fitore nė
    derbi dhe atė barazim nė
    “Tofik Jashari” kundėr
    myzeqarėve, tashmė nė
    xhepat e futbollistėve si
    shpėrblim nga ana e presidencės
    do tė shtoheshin
    edhe 800 mijė lekė tė vjetra.
    Nė kėtė aspekt, presidenca e
    klubit peqinas ka qenė mjaft
    korrekte si pėr rrogat, ashtu
    edhe pėr premiot e premtuara
    gjatė kampionatit.
    Mbrojtėsi peqinas Lorenc
    Pashja, qė mban veshur
    fanellėn bardhekaltėr prej
    disa sezonesh, shprehet i
    kėnaqur me ecurinė e
    skuadrės dhe kėrkon prej
    shokėve qė tė ruajnė ritmin e
    vitit tė kaluar e t’i pėrvishen
    punės, sepse tani kampionati
    fillon e bėhet mė i vėshtirė.
    “Jemi nė vendin e pestė
    nė klasifikim dhe ekipet qė
    janė mbi ne nuk ėshtė se
    kanė ndonjė diferencė tė
    madhe, prandaj besoj se
    mund t’i arrijmė ato dhe tė
    pozicionohemi mė lart, -
    shprehet Pashja. - Pothuajse
    si ēdo sezon, nė pjesėn e
    dytė tė kampionatit lufta pėr
    t’u ngjitur nė klasifikim, por
    edhe pėr t’i shpėtuar zonės
    sė ftohtė, bėhet akoma mė e
    vėshtirė, prandaj nuk duhet
    tė kėnaqemi me arritjen e
    deritanishme, - vazhdon ai.
    - Ekipet e ashtuquajtura me
    probleme fillojnė dhe tregojnė
    dhėmbėt, pasi nuk
    kanė se ē’tė humbasin mė,
    plus qė nė kėtė periudhė tė
    gjitha klubet mundohen tė
    ‘arnojnė’ skuadrat e tyre,
    duke u futur nė merkato e
    duke afruar futbollistė tė
    tjerė. Por mua si lojtar nuk
    mė shqetėson fakti se
    skuadra mund tė futet nė
    merkato, pėr arsye se
    ēdokush duhet ta meritojė
    aktivizimin nė fushė dhe kjo
    arrihet vetėm duke dhėnė
    maksimumin nė stėrvitje,
    pastaj tė tjerat i takojnė trajnerit”,
    - pėrfundon mbrojtėsi
    peqinas me mjaft eksperiencė,
    qė nė disa raste aktivizohet
    edhe nė rolin e mesfushorit
    tė krahut, sipas
    nevojave qė ka ekipi nė momente
    tė caktuara.
    Fatmir Ahmeti
    Panorama sport

      Ora ėshtė Thu Mar 28 2024, 19:59