Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Shkumbini, grumbullimi nis me analizė

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Shkumbini, grumbullimi nis me analizė Empty Shkumbini, grumbullimi nis me analizė

    Mesazh nga stilltoni Mon Jan 05 2009, 15:31

    Futbollistėt e Shkumbinit pritet ta nisin sot pasdite stėrvitjen pėr fazėn pėrgatitore tė dimrit, pas disa ditėsh pushim pėr shkak tė festės sė Vitit tė Ri e tė ndėrprerjes sė kampionatit. Madje njė takim qė pritet me interes ėshtė edhe analiza e pjesės sė parė tė kampionatit, ku do tė marrin pjesė edhe drejtuesit, pėrfshi edhe presidentin Ismaili.

    Nė kėtė takim pritet tė zbardhen edhe disa detaje pėr tė ardhmen e ekipit e pėr objektivat qė ka Shkumbini. Nė fakt, ky takim ishte planifikuar tė zhvillohej njė javė mė parė nė vitin e kaluar e mė konkretisht dy ditė pas ndeshjes me Lushnjėn nė Shijak pėr javėn e 17 tė, por qė u anulua nga vetė presidenti Ismaili.

    Sipas informacionit qė kemi, si shkak shėrbeu ndeshja e fundit me Lushnjėn, ku mė shumė se rezultati 1 1, ishte loja e dobėt qė zhvilloi ekipi qė i la tė zhgėnjyer drejtuesit. Pritet qė sot tė mėsohen edhe tė rejat mė tė fundit pėr lėvizjet e lojtarėve.

    Magani pohon se ėshtė nė pėrfundim tė planit stėrvitor pėr periudhėn e ndėrprerjes sė kampionatit, kur ka planifikuar edhe njė grumbullim 10 ditor tė ekipit nė njė qendėr stėrvitore, por pa qenė nė gjendje tė japė detaje mė shumė.

    “Pothuaj e kam pėrfunduar planin stėrvitor pėr kėtė periudhė pėrgatitore, nuk mund tė jap tė dhėna se ku do tė zhvillohet stėrvitja pėr kėto ditė.

    Pėr nesėr (sot) paradite kemi planifikuar njė takim me presidentin, ku do tė paraqes argumentet e mia pėr t’i shfrytėzuar sa mė mirė kėto ditė. E shoh si tė nevojshme qė ekipi tė grumbullohet pėr 10 ditė nė njė qendėr stėrvitore, pasi do tė shėrbejė nė pėrgatitjen tonė.

    Gjithashtu do tė bisedojmė konkretisht pėr pėrforcimet nė ekip, pa harruar edhe ndonjė seleksionim tė grupit pėr ata futbollistė qė nuk e kanė justifikuar veten gjatė 17 javėve tė para tė kampionatit.

    Mė pas do tė jetė vetė presidenti Ismaili, qė do tė vendosė pėr mė tej me synimin qė Shkumbini tė paraqitet mė mirė pėr gjysmėn e dytė tė kampionatit,” - deklaron trajneri Magani.
    Ali Hallulli
    5/1/09
    Sporti Shqiptar

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 06:36