Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Nora: Shkumbini humbi njė tjetėr mundėsi

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Nora: Shkumbini humbi njė tjetėr mundėsi Empty Nora: Shkumbini humbi njė tjetėr mundėsi

    Mesazh nga stilltoni Tue Dec 30 2008, 20:18

    Nora: Shkumbini humbi njė tjetėr mundėsi Nora
    Sulmuesi gjirokastrit Arlind Nora do tė ishte i gėzuar nėse goli i tij do vlente tri pikė
    Gjirokastriti i Shumbinit, Arlind Nora, ka shpėtuar ekipin e tij nga humbja, duke shėnuar 5 minuta para pėrfundimit golin e barazimit pėrballė Lushnjės nė fushėn asnjanėse tė Shijakut. Goli pati vlera se i dha njė pikė ekipit tė tij, duke e shpėtuar nga humbja, qė do tė ishte e dyta pas fitores sė parė 1 2 qė lushnjarėt morėn nė Peqin mė 4 tetor nė javėn e 6 tė. Falė pėrvojės dhe vlerave individuale, nė kėto momente tė vėshtira kur lushnjarėt ishin nė avantazhin e golit tė K.Arbrit, Nora mori pėrsipėr gjithēka, duke realizuar njė gol mjaft tė bukur. Pėr 28-vjeēarin, ishte njė gol i premtuar dhe i dėshiruar qė pėrpara takimit pėr t’ia bėrė dhuratė ekipit tė tij dhe drejtuesve tė Shkumbinit me rastin e festave tė fundvitit. “Nė takimin e fundit m’u realizua dėshira qė pata pėr tė shėnuar gol. E dėshiroja kėtė gol pėr t’ua bėrė si dhuratė futbollistėve tė ekipit tim, si dhe stafit drejtues. Kėnaqėsia ime dhe e tė gjithėve do tė kishte qenė mė e madhe nėse ky gol do tė kishte vlerėn e tri pikėve, pasi i bėhej njė mbyllje mjaft e mirė gjysmės sė kampionatit, duke i pėrforcuar pozitat tona nė renditje,” - shprehet Nora, autori i golit tė barazimit me Lushnjėn. Numri 20 i Shkumbinit pranon se ekipi i tij nė kėtė takim la dy pikė tė tjera rrugės pėr shkak tė lojės sė dobėt qė zhvilloi ekipi i tij dhe jo pėr meritė tė kundėrshtarit. Nisur nga pozicioni i kundėrshtarit nė fundin e tabelės, sipas Norės, futbollistėt e Shkumbinit nuk ditėn tė bėjnė vlerėsimin e duhur Lushnjės, duke harruar faktin qė ky kundėrshtar ėshtė i vetmi nga ekipet e superiores qė i ka shkaktuar humbjen Shkumbinit nė fushėn e vet. Pėr gjirokastritin e Shkumbinit, ėshtė sezoni i dytė qė aktivizohet me tė, duke arritur tė ketė respektin e tifozėrisė vendėse pėr kontributin qė jep nė fushė pėr ekipin dhe pėr grintėn qė shfaq nė ēdo ndeshje, me synimin pėr tė bėrė mė tė mirėn. Nora ėshtė autor i katėr golave pėr Shkumbinin, dy me Bylisin nė Peqin e nė Ballsh, me Partizanin nė Tiranė dhe tė premten e kaluar me Lushnjėn nė Shijak, duke u aktivizuar si sulmues, por mė shumė si mesfushor krahu, pa e pasur problem rolin nė skuadėr, me synimin pėr tė kontribuar pėr ekipin. Ai ėshtė optimist pėr gjysmėn e dytė tė kampionatit, pasi me pėrforcimet qė priten pėr kėtė periudhė, Shkumbini do tė ketė mundėsi tė tregojė mė mirė vlerat e veta duke synuar vendet e larta tė renditjes. Nisur dhe nga kalendari, qė ai e konsideron tė favorshėm, pasi Shkumbini nė fazėn e dytė ka luajtur mė shumė jashtė fushe se nė Peqin, i pėrforcuar ekipi me disa futbollistė tė tjerė, janė tė gjitha mundėsitė qė Shkumbini ta tregojė edhe mė mirė ambicien qė ka pėr tė realizuar objektivat e vėna qė nė fillim tė sezonit. “Ēdo ekip ka nevojė pėr forcime dhe, me sa jemi nė dijeni, edhe drejtuesit e Shkumbinit, planet e tyre e mund tė kenė filluar nga puna. Pėr pjesėn e mbetur tė kampionatit duhet tė punojmė pėr tė shfrytėzuar si duhet edhe kalendarin e favorshėm dhe me pėrforcimet qė priten tė bėhen, janė mundėsitė qė Shkumbini tė ngjitet mė lart nė renditje,” - pėrfundon sulmuesi i Shkumbinit, Arlind Nora.
    Ali Hallulli
    Sporti shqiptar

      Ora ėshtė Thu Mar 28 2024, 22:47