Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Stadiumi i Shijakut, “tersi” i Shkumbinit

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Stadiumi i Shijakut, “tersi” i Shkumbinit Empty Stadiumi i Shijakut, “tersi” i Shkumbinit

    Mesazh nga stilltoni Mon Dec 29 2008, 14:17

    Stadiumi i Shijakut, “tersi” i Shkumbinit Lushnja-shkumbini-1-1-bizhyti-dhe-garberi-fredi
    Me barazimin 1 1 tė arritur tė premten me ekipin e Lushnjės, Shkumbini ka humbur mundėsinė mė tė mirė pėr t’u ngjitur edhe mė lart nė renditje.

    Pėr tė gjithė konsiderohen dy pikė tė humbura, sepse ndeshja u luajt nė fushėn asnjanėse tė Shijakut dhe Shkumbini nė kėtė takim ishtė larg pretendimeve qė ka.

    Edhe njė herė stadiumi “Tofik Jashari” mund tė konsiderohet ters dhe i pafat pėr Shkumbinin, pasi nė 5 ndeshje tė zhvilluara nuk ka fituar asnjėherė.

    Mungesa e fitores e shoqėruar me lojėn e dobėt i ka lėnė tė zhgėnjyer sportdashėsit peqinas, qė e ndoqėn nė shi takimin, duke dalė nė konkluzionin se nuk meritonte mė tepėr.

    Ndryshe nga njė javė mė parė, kur luajtėn pėrballė Elbasanit nė Peqin, tė premten pėrballė Lushnjės, Shkumbini luajti pa dėshirė e pa mendimin e duhur me shumė gabime, ku repartet nuk funksiononin si duhet e secili sikur luante pėr hesap tė vet.

    Ndoshta nė lojėn e ekipit tė Maganit ndikoi edhe dalja e mesfushorit me tipare mbrojtėse Lorenc Pashja pėr shkak dėmtimi, por duhet pranuar se loja e Shkumbinit nuk ishte bindėse.

    Dobėsitė mė tė mėdha nė lojėn e Shkumbinit u panė nė pjesėn e parė, kur ekipi nuk diti tė orientohej nė fushė dhe pėr pasojė nuk arriti tė rrezikojė pėr asnjė moment portėn kundėrshtare.

    Kėtė e pranon edhe trajneri Magani, duke iu kėnaqur pikės sė marrė, sepse ashtu siē erdhi loja, Lushnja mund t’i kishte shkaktuar humbjen e dytė Shkumbinit, atė qė nuk e ka bėrė asnjė ekip tjetėr deri tani.

    Nderin e Shkumbinit e vė nė vend sulmuesi gjirokastrit Nora, i cili ka meritėn pasi mori vetė gjithēka pėrsipėr, duke barazuar rezultatin 5 minuta pėrpara pėrfundimit me njė gol shumė tė bukur.

    Nė fakt, ishte barazimi, qė pėrpara ndeshjes, nuk i hynte nė punė asnjė ekipi, por qė nė pėrfundim i shėrbeu mė shumė Shkumbinit, nisur edhe nga rezultatet e rivalėve tė drejtpėrdrejtė tė Teutės e Flamurtarit.

    Shkumbini ngjitet tani nė vendin e 5 tė, ndėrsa Lushnja pėrfundon nė fund tė tabelės. Magani nuk i fsheh pakėnaqėsitė pėr lojtarė tė veēantė, qė shfaqėn dobėsi.

    Sipas Maganit, do tė jetė merkatoja e janarit me pėrforcimet e menduara qė do ta bėjnė mė reale arritjen e objektivave.

    Ali Hallulli
    Sporti shqiptar

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 07:28