Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Shkumbini thyen sėrish nė derbi Elbasanin

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Shkumbini thyen sėrish nė derbi Elbasanin Empty Shkumbini thyen sėrish nė derbi Elbasanin

    Mesazh nga stilltoni Mon Dec 22 2008, 18:49

    Shkumbini thyen sėrish nė derbi Elbasanin Shkumbini-elbasani-2-1-te-porta-e-elbasanitPeqinasit rikthehen te fitorja, ndėrsa verdheblutė u japin fund pretendimeve nė kampionat
    Shkumbini - Elbasani 2-1
    Shėnues: Sheta 9′ (aut.), Mustafaj 50′, Vrapi 63′

    Shkumbini: Llani, Grami, Gallo, Pashja, Xhyra, Bizhyti (Gėrēo 75′, Salliu 86′), Shenaj, Turdiu, Nora (Gjata 88′), Shameti, Mustafaj. Trajner: G.Magani.
    Elbasani: Osmani, Memetaj, Sheta, Kacollja, Kaēuli (Gavo 54′), Merxha, Vrapi, Fagu (Hyshmeri 70′), Bakalli, Xhafaj, Abazaj. Trajner: M.Josa.
    Gjyqtarė: E.Peza (Tiranė), A.Guēe, D.Koreshi (Lushnjė)
    Kartonė tė verdhė: Mustafaj, Shameti, Nora, Bakalli, Merxha



    “Radiografia”

    2′ Shkumbini pėrfiton goditjen e parė nga kėndi qė sjell rrezikun e parė nė portėn mike, Osmani tregohet i saktė, duke grushtuar gjuajtjen e Bizhytit.
    9′ Epėrsia e Shkumbinit konkretizohet me autogolin e Shetės, pas ekzekutimit tė goditjes sė kėndit. Nė pamundėsi pėr tė larguar topin, goditja e tij me kokė pėrfundon nė rrjetė. 1-0 pėr Shkumbinin.
    14′ Dy herė radhazi Shkumbini me Turdiun e mė pas me Norėn ėshtė pranė golit, por nė tė dy rastet ka reaguar portieri Osmani, duke e devijuar nė goditje kėndi.
    28′ Xhyra, nė ndihmė tė sulmit, ka kėrcyer fuqishėm, ka gjuajtur me kokė, por topi kalon ngjitur me shtyllėn pingule dhe pėrfundon jashtė.
    39′ Mustafaj pengohet nė mėnyrė tė parregullt nga Bakalli dhe 11 metėrsh. Gjuajtjen e merr pėrsipėr mesfushori Turdiu, por Osmani arrin tė grushtojė.
    45′ Pėrsėri Bakalli protagonist, por kėtė radhė arrin tė shpėtojė portėn e vet nga goli i dytė, duke larguar topin nga vija e portės pas gjuajtjes sė Bizhytit.
    50′ Mustafaj ka depėrtuar mjaft mirė nė mes tė dy mbrojtėsve elbasanas, pėr tė dalė pėrballė Osmanit, duke gjuajtur fuqishėm dhe shėnon. 2 0 pėr Shkumbinin.
    53′ Vrapi ka gjuajtur bukur njė goditje dėnimi, qė pėrfundon nė zonė, por asnjė nga sulmuesit miq nuk ndodhet aty pėr tė pėrfunduar jashtė topi.
    63′ Goditje dėnimi nga e djatha e sulmit me autor Vrapin, qė nuk preket nga asnjė futbollist e pėrfundon nė rrjetė. Elbasani ngushton nė 2 1.
    64′ Merxha tenton nga distanca me njė gjuajtje qė pritet lehtė nga Llani.
    65′ Turdiu mund tė kishte shėnuar golin e tretė, por gjuan keq nė duart e portierit Osmani.
    88′ Sulmi elbasanas mbyllet me gjuajtjen e Merxhės, qė ėshtė e pasaktė dhe pėrfundon mbi shtyllė.
    89′ Elbasani pretendon pėr njė 11-metėrsh pėr pengim tė Xhafajt nė zonė, por gjyqtari, i ndodhur pranė, bėn shenjė qė loja tė vazhdojė.


    Komenti

    Shkumbini ka ditur tė dalė fitues me meritė nė derbin e prefekturės, duke mposhtur nė fushėn e vet ekipin e Elbasanit me rezultatin e ngushtė 2 1. Ishte njė derbi qė i pati tė gjitha brenda, golat, autogolin, 11-metėrsh dhe kontestimet nga tė dy ekipet pėr tė tjerė tė pa dhėnė nga gjyqtari.

    Mbi tė gjitha ishte njė atmosferė mjaft e mirė, qė mbeti e tillė deri nė fund, ku tė dy ekipet duhen pėrgėzuar pėr korrektėsinė qė treguan, duke luajtur me grintė e dėshirė. Nė njė terren qė u rėndua shumė nė pjesėn e dytė, futbollistėt ditėn tė pėrshtaten me synimin pėr rezultatin pozitiv. 90 minutat e zhvilluara dje nė Peqin nxorėn fitues nė fund Shkumbinin, qė diti ta administrojė mė mirė lojėn, duke u mjaftuar me dy gola.

    Njė pjesė e parė mjaft e mirė e Shkumbinit, me njė epėrsi tė dukshme, pėrballė njė ekipi si Elbasani, i cili qėndroi pėr gjithė kohėn nė pozita pritėse dhe me synimin pėr tė prishur sulmin e vendėsve, pa menduar asnjėherė pėr sulmin. Shkumbini ishte ngulmues qė nė fillim dhe shumė shpejt epėrsia e tyre nė fushė do tė konkretizohej me autogolin e Shetės, qė e rėndon edhe mė shumė gjendjen e tyre, duke mos arritur tė orientohen e ta marrin veten.

    Ekipi vendės kėrkon tė pėrfitojė, duke luajtur vazhdimisht nė zonėn e Elbasanit, por i mungon saktėsia nė pasin e fundit dhe qetėsia e duhur. Janė disa raste tė pastra tė Shkumbinit qė shpėrdorohen nga Mustafaj, Turdiu, Nora, por edhe nga mbrojtėsi Xhyra dhe rezultati nuk ndryshon. Shkumbini nuk di tė pėrfitojė edhe kur fiton njė 11-metėrsh pas pengimit tė Mustafajit, pasi Turdiu nuk tregohet i saktė dhe portieri Osmani grushton.

    Vendėsit arrijnė tė dominojnė edhe nė fillimin e pjesės sė dytė, duke gjetur edhe golin e dytė me autor Mustafajin, i cili mori pėrsipėr vetė gjithēka, duke shėnuar njė gol tė bukur. U krijua ideja se Shkumbini e fitoi takimin, por nuk ishin tė kėtij mendimi futbollistėt miq, qė tė zgjuar nga goli i dytė, kėrkojnė tė reagojnė. Djemtė e Maganit, si pa kuptuar, tėrhiqen nė mbrojtje tė rezultatit, duke i lėnė hapėsira mė shumė kundėrshtarit.

    Nuk vonon shumė dhe vjen goli i mbrojtėsit Vrapi me atė gjuajtje nga distanca tė goditjes sė dėnimit, qė pėrfundon nė rrjetė nė mes tė grumbullit tė futbollistėve. Goli e hapi mė shumė lojėn, duke u dhėnė zemėr elbasanasve pėr tė gjetur golin e dytė, atė tė barazimit.

    Sulmuesit Abazaj e Xhafa kėrkojnė tė lėvizin nė tė gjitha hapėsirat e mbrojtjes vendėse, por u mungon koordinimi dhe saktėsia nė veprime, pa harruar edhe punėn e mirė tė mbrojtjes me Shametin, Xhyrėn, Gallon e Gramin. Nė kėto minuta kemi njė duel tė vazhdueshėm tė sulmit mik me mbrojtjen vendėse, qė duhet pėrgėzuar pėr thyerjen e sulmeve tė kundėrshtarėve.

    Shkumbini duhej tė kishte pėrfituar edhe me anė tė kundėrsulmit, sepse kundėrshtari krijoi hapėsira tė shumta, por nga mėnyra se si u veprua, por edhe nga terreni i rėnduar, nuk u arrit te goli.

    Gjithsesi, e rėndėsishme ėshtė qė ekipi i Maganit diti tė ruajė avantazhin, duke marrė nė pėrfundim njė fitore tė merituar e duke u ngjitur nė kuotėn e 23 pikėve, pėr tė qenė mė i qetė pėrpara ndeshjes sė radhės me Lushnjėn tė premten nė njė fushė asnjanėse. Eshtė mundėsia e Shkumbinit qė ta mbyllė si duhet vitin 2008.


    Deklarojnė:

    Gugash Magani, trajner i Shkumbinit:

    “E patėm vlerėsuar mė shumė sa duhet kundėrshtarin, pasi vinin nė kėtė takim pas disa rezultateve jo tė mira e pėr pasojė gjendja psikologjike nuk ishte ajo qė duhej. Vlerėsoj lojėn e ekipit, sepse edhe kur pėsuam njė gol aksidendalisht, ne nuk e vumė pėr asnjė moment nė dyshim fitoren. Kemi zhvilluar njė pjesė tė parė mjaft tė mirė, duke e dyfishuar rezultatin nė pjesėn e dytė dhe me pak kujdes duhet tė kishim shėnuar golin e tretė, pa mohuar vlerat e Elbasanit, qė u paraqit mjaft mirė me lojėn qė zhvilloi. Mė pėlqeu korrektėsia e lojtarėve tė dy ekipeve nė fushėn e lojės, kur nuk pati asnjė problem.”

    Mirel Josa, trajner i Elbasanit:

    “E vetmja gjė qė duhet tė them ėshtė tė pėrgėzoj futbollistėt e tė dyja skuadrave pėr luftėn e fortė sportive qė zhvilluan, duke ditur tė pėrballojnė vėshtirėsitė e terrenit.”
    Autori: Ali Hallulli
    Data: 22/12/2008
    Sporti shqiptar

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Thu Mar 28 2024, 23:13