Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Derbi mbyllet me triumf peqinas

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Derbi mbyllet me triumf peqinas

    Mesazh nga stilltoni prej Mon Dec 22 2008, 18:39

    Shkumbini-Elbasani 2-1/Ndeshja kalon pa probleme, verdheblutė zhyten nė krizė
    Shkumbini ka arritur
    tė fitojė derbin nė
    fushėn e tij me Elbasanin
    me rezultatin 2-1.
    Skuadra e drejtuar nga Magani
    ka dhuruar njė nga
    ndeshjet e saj mė tė mira pėrballė
    fqinjėve nga Elbasani
    dhe ka shtuar nė tabelėn e
    klasifikimit edhe tri pikė me
    shumė vlerė, duke u ngjitur
    njė shkallė mė lart se kundėrshtari
    dhe duke dalė nga kriza
    e rezultateve jo tė mira tė
    javėve tė fundit. Tė dyja ekipet
    si Shkumbini, ashtu edhe
    Elbasani kanė zhvilluar njė
    ndeshje pėr t’u marrė shembull
    nga tė gjithė si pėr nga
    korrektėsia, ashtu edhe pėr
    lojėn fair-play, qė u pa pėr
    gjatė 90 minutave tė lojės nė
    fushėn e blertė. Skuadrat janė
    pėrshtatur ashtu si duhet
    edhe me terrenin, i cili nuk
    ishte nė kushte optimale.
    Tekniku Magani para pėrballjes
    kishte deklaruar qė
    ekipit i duhen vetėm tri pikėt,
    prandaj do tė hidhte nė fushėn
    e lojės njė formacion, i cili
    qė nė momentet e para tė takimit
    shprehu hapur synimet pėr
    tė arritur te fitorja. Nė minutat
    e para janė vendėsit, qė marrin
    frenat e lojės nė dorė dhe
    do tė zbresin shumė shpejt
    drejt portės sė mbrojtur nga
    Osmani pėr tė shėnuar. Goli i
    peqinasve nuk vonoi shumė
    dhe do tė jetė mbrojtėsi i Elbasanit,
    Sheta, i cili nė tentativė
    pėr ta larguar topin pas
    krosimit nga njė goditje kėndi,
    gaboi dhe shėnoi nė
    portėn e tij me kokė. Goli i
    shėnuar duket sikur i ēliroi
    psikologjikisht djemtė e Maganit,
    tė cilėt tentuan nė
    shumė raste ta dyfishojė rezultatin
    pėr tė qenė mė tė qetė,
    por paqartėsia para portės
    dhe vendosja e ngjeshur e
    mbrojtjes elbasanase bėri qė
    rezultati tė mos ndryshojė mė
    nė 45 minutat e para. Mundėsia
    mė e mirė pėr ta dyfishuar
    iu shfaq Turdiut, i cili gaboi
    nga pika e bardhė e 11- metėrshit.
    Nga ana tjetėr, lojtarėt e
    Josės duken tė shokuar nga
    ai gol i shpejtė dhe nė pjesėn
    e parė janė “hija e vetvetes”,
    duke mos e rrezikuar asnjėherė
    portėn e Llanit. Pjesa e
    dytė nisi mė e shpejtė se e
    para, pasi loja futet nė faza
    interesante dhe kundėrshtari
    e rriti tempin e lojės, duke
    synuar portėn peqinase. Mirėpo
    nė njė moment pasigurie
    ėshtė talenti bardhekaltėr
    Mustafai, i cili me njė aksion
    model personal del i vetėm
    pėrballė Osmanit dhe shėnoi
    golin e dytė pėr shkumbinasit.
    Ekipi i Maganit tashmė
    kontrollon lojėn, por miqtė do
    t’i shkurtojnė shifrat me anė
    tė Vrapit, me njė gol spektakolar,
    qė rrallėherė ndodh nė
    fushat tona. Ai ekzekutoi nė
    mėnyrė perfekte goditjen e
    dėnimit dhe topi pėrfundoi nė
    trekėndėshin e portierit
    vendės. Tashmė ekipi i Josės
    shpreson te marrja e njė rezultati
    pozitiv dhe e shpėrnguli
    lojėn nė gjysmėfushėn peqinase
    pėr tė barazuar. Miqtė u
    treguan tė pa saktė pėr tė
    shėnuar nė portėn e Llanit dhe
    nė minutat e fundit hidhen
    plotėsisht nė sulm, momente
    qė mund tė ishin ndėshkuar
    edhe me gol nga sulmuesit
    peqinas, tė cilėt nuk i shfrytėzuan
    si duhet kėto ēaste. I
    gjithė takimi pėrfundoi me
    rezultatin 2-1 pėr peqinasit


    SHKUMBINI: Llani, Pashja, Xhyra, Shameti, Bizhyti( Gėrxho 74’) Salliu
    85’), Gallo, Shenaj, Nora( Gjata 92’), Grami, Mustafaj, Turdiu;
    Trajner: Gugash Magani
    ELBASANI: Osmani, Mehmetaj, Sheta, Kacollja, Kaculi( Gava 55’),
    Merxha, Vrapi, Fagu (Hyshmeri 71’), Bakalli, Xhafa, Abazaj;
    Trajner: Mirel Josa
    KARTONA TĖ VERDHĖ: Mustafai, Nora / Bakalli, Merxha
    5’ Mustafai jep sinjalin e parė nė drejtim tė portės elbasanase. Osmani pret
    nė dy kohė.
    9’ Gol. Goditje kėndi pėr vendėsit. Topi i krosuar nė zonė pėrfundoi nė kokėn
    e Shetės, i cili nė tentativė pėr ta larguar shėnoi nė portėn e tij. 1 - 0.
    17’ Nora ekzekuton njė goditje dėnimi, duke e detyruar Osmanin ta devijojė
    topin pėr nė korne.
    18’ Peqinasit tentojnė tė dyfishojnė nėpėrmjet 4 goditjeve nga kėndi dhe tri
    goditjeve tė dėnimit, por pa rezultat.
    40’ Mustafai pengohet nė zonėn verdheblu dhe Peza pa hezituar akordon 11-
    m pėr bardhekaltrit. Gjuan Turdiu, por Durrsaku Osmani e pret me mjeshtri.
    46’ Mbrojtėsi Xhyra tenton pėr tė shėnuar, por shtylla ia mohon golin dhe
    pjesa e parė mbyllet 1-0.
    49’ Inkursion i gjatė personal i talentit peqinas, Mustafai, i cili del vetėm me
    Osmanin dhe shėnon njė gol mjaft tė bukur, duke dyfishuar shifrat 2-0.
    62’ Elbasanasit do tė zgjohen. Nė kėtė minutė do tė jetė tiranasi Vrapi, qė
    ekzekuton me mjeshtri njė goditje dėnimi, duke e dėrguar topin nė
    trekėndėshin e Llanit, i cili nuk ka se ēfarė tė bėjė dhe 2-1.
    65’ Mundėsi e artė pėr Turdiun pėr tė shlyer penalltinė, teksa i vetėm
    pėrballė Osmanit jep njė pasim.
    70’ Kros i tendosur nė portėn e Elbasanit, grushton portieri mik dhe Mustafai
    i vetėm e nxjerr sferėn mbi traun e portės.
    72’ Momente pasigurie nė portėn peqinase, tė cilat nuk shfrytėzohen si
    duhet nga miqtė, qė nuk arrijnė tė barazojnė shifrat.
    Panorama sport.

      Ora ėshtė Tue Dec 06 2016, 15:15