Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Shkumbini, kupa e karikon pėr derbin

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Shkumbini, kupa e karikon pėr derbin

    Mesazh nga stilltoni prej Sat Dec 20 2008, 13:04

    Fitorja e fundit e Shkumbinit dhe kualifikimi pėr turin tjetėr tė kupės, e ka rritur bindshėm moralin nė ekipin e Shkumbinit. Pėr ekipin e Maganit, fitorja e sė mėrkurės ka ardhur nė kohėn e duhur, pėr mė tepėr kur peqinasit janė pėrpara derbit me Elbasanin.

    Pas barazimit pa gola nė Fier, dy javė mė parė, Shkumbini u kualifikua, duke u rikthyer te fitorja pas 6 javėsh. Pėr mbrojtėsin Grami, kualifikimi ishte njė dhuratė pėr presidentin Ismaili, qė do tė ndikojė pozitivisht edhe pėr ndeshjen e radhės me Elbasanin tė dielėn.

    Pėr mbrojtėsin energjik tė Shkumbinit, ndeshja me Apoloninė ishte nė funksion tė takimit tė radhės pėr kampionat, pasi jo mė kot disa nga futbollistėt kryesorė tė ekipit, pėrfshi dhe atė vetė, nuk u aktivizuan nė takimin e kupės. Trajneri Magani, pa harruar detyrėn pėr kupė, pėr kualifikim, vėmendjen kryesore e pati pėrqendruar pėr takimin me ekipin fqinj Elbasanin, me synimin qė ekipi i tij tė rikthehet te fitorja.

    Ky fakt pranohet nga vetė trajneri i Shkumbinit, pasi ėshtė vetė kundėrshtari qė ta imponon njė gjė tė tillė. Nė kėta takime ėshtė e vėrshtirė ta pėrcaktosh fituesin para kohe. Magani i la pushim disa nga titullarėt e ekipit, pėr t’u dhėnė mundėsi futbollistėve tė stolit tė provonin veten. “Takimi me Elbasanin ėshtė i fortė dhe i rėndėsishėm, qė do tė pėrcaktojė shumė pėr tė ardhmen.

    Pėrballjet tona gjithnjė janė zhvilluar tė forta e burrėrore,” - shprehet Magani. Nisur nga terreni i rėnduar pėr shkak tė motit e tė ndeshjeve tė shumta tė zhvilluara nė Peqin, futbollistėt e Maganit po pėrballojnė njė ngarkesė mė tė madhe, pasi kundėrshtri pritet tė jetė mė shumė nė pozita pritėse, pėr tė parė lojėn e kundėrsulmit dhe pėr tė shfrytėzuar hapėsirat qė mund tė krijohen. Gjithsesi, Magani ėshtė optimist, pasi ai pritet ta ketė tė plotė ekipin pėrpara kėtij takimi.
    Sporti shqiptar.
    Autori: Ali Hallulli
    Data: 19/12/2008

      Ora ėshtė Fri Dec 02 2016, 20:55