Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Ismaili: Kavaja e kishte gati “skenarin”

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Ismaili: Kavaja e kishte gati “skenarin” Empty Ismaili: Kavaja e kishte gati “skenarin”

    Mesazh nga stilltoni Tue Dec 16 2008, 18:37

    Ismaili: Kavaja e kishte gati “skenarin” Ismailiii
    Presidenti i Shkumbinit, Xhavit Ismaili, falėnderon tė tijtė pėr qėndrimin e mbajtur[/b]
    Presidenti i Shkumbinit, Xhavit Ismaili, dje ka pasur njė takim tė shkurtėr me ekipin pėrpara fillimit tė stėrvitjes. Duke mos u marrė fare me rezultatin e ndeshjes, numri njė i klubit bardhekaltėr i ka falėnderuar futbollistėt dhe stafin pėr qėndrimin korrekt dhe me kulturė qė kanė mbajtur, duke pėrballuar presionin e tifozėve vendės. Ai premton se, nė rast kualifikimi tė dy ekipeve, Shkumbinit e Besės, pėr turin tjetėr tė kupės, nuk do tė ketė “hakmarrje”, por gjithēka do tė vendoset nė fushėn e lojės.
    Pėrpara fillimit tė stėrvitjes patėt njė takim tė shkurtėr me futbollistėt e stafin. Pėr ēfarė u bisedua?
    Ishte njė takim i zakonshėm, por kėtė radhė e vlerėsova tė domosdoshme pėr tė biseduar me ta. Unė i falėnderova pėr korrektėsinė dhe shpirtin e garės qė treguan nė Kavajė tė shtunėn e kaluar. Ishin kėto dhe kultura qė tregoi i gjithė ekipi i Shkumbinit, qė ditėn tė shmangin aktet e dhunshme tė tifozėve kavajas.
    Mjaftoi vetėm ky vlerėsim pėr ekipin, pasi ishte e kotė tė bėhej analiza e rezultatit, sepse pėr mua nga mėnyra se si u zhvillua ndeshja, ajo nuk ishte lojė futbolli. Unė gjeta rastin ta falėnderoj ekipin tim, qė diti tė tregojė kulturėn sportive gjatė gjithė kohės, duke shmangur acarimin mė tej tė situatės sė krijuar, pėr t’ua lėnė tė tjerėve qė ta analizojnė si duhet.
    Pėrse erdhi gjithė ky presion i kavajasve?
    Pėr mua ndodhi gjithēka sepse presidenca e Besės e kishte planifikuar dhe paramenduar njė gjė tė tillė dhe nuk ishte e rastit. Ishin familjarėt e tyre dhe tė disa futbollistėve tė veēantė tė Besės protagonistėt kryesorė qė e organizuan, duke ushtruar dhunė verbale e terror psikologjik ndaj futbollistėve dhe tė stafit drejtues tė Shkumbinit.
    Unė e kam deklaruar dhe e pėrsėris, qė jam kundėr kėtyre veprimeve tė dhunshme, i kam dėnuar dhe i dėnoj ashpėr dhe nuk do tė lejoj qė akte tė tilla tė pėrsėriten. Tė bėn pėrshtypje qėndrimi i presidencės sė Besės dhe i disa futbollistėve tė veēantė tė ekipit, qė nuk mbajtėn asnjė qėndrim, duke i quajtur normale kėto fenomene tė dėnueshme. Unė personalisht distancohem e tė njėjtėn gjė duhet ta kishin bėrė edhe ata.
    Gjithsesi, ra nė sy mungesa juaj nė Kavajė tė shtunėn. Si shpjegohet?
    Unė nuk isha i pranishėm nė Kavajė, sepse i pata marrė informacionet e duhura pėr atė qė pėrgatitnin. Doja qė tė mos isha dėshmitar i skemave tė tilla tė turpshme dhe tė dėnueshme, qė nuk e nderojnė Kavajėn.
    E pata porositur ekipin qė tė tregohej i kujdesshėm, pėr t’iu shmangur ēdolloj provokimi dhe pranoj sot me kėnaqėsi qė jam i kėnaqur nga qėndrimi i tyre. Dua tė veēoj qėndrimin korrekt tė mbrojtėsit Daniel Ramazani, i cili pėrballė dhunės fizike tė sulmuesit tė Besės, arriti tė ruajė gjakftohtėsinė, por, pėr ēudi, u shpėrblye me karton tė kuq nga gjyqtari.
    Shkumbini pret Apoloninė pėr ndeshjen e dytė tė kthimit. Si e mendoni?
    Pėrpara ngjarjeve tė tilla, nuk ka shumė rėndėsi rezultati i njė ndeshjeje pėr kupė e kampionat. Duke e mbyllur ngjarjen e fundit tė Kavajės, do tė thoja se tė tilla ngjarje nuk kanė ndodhur mė parė nė futbollin tonė, prandaj duhet t’u pritet rruga qė nė fillim.
    Pėr sa i takon ndeshjes me Apoloninė, do tė kemi pėrballė njė ekip simpatik, me futbollistė tė rinj e tė pėrgatitur qė luajnė futboll me dėshirė. Jemi ndeshur dy herė dhe e njohim mirė kundėrshtarin, prandaj dhe e kemi vlerėsuar, duke kėrkuar tė bėjmė mė tė mirėn tonė me synim kualifikimin.
    [b]Shkumbini-Besa, dueli mund tė vazhdojė…
    Nė rast kualifikimi tė Shkumbinit nė kupė, sipas shortit, do tė vihet pėrballė Besės, gjithmonė duke u nisur nga rezultatet e ndeshjeve tė para dhe synimeve tė dy ekipeve. “Pėr mua dhe pėr ekipin tim nuk ka asnjė problem, por kam besim tė plotė se do tė kualifikohemi ne dhe Shkumbini do tė vazhdojė rrugėn mė tej.
    E garantoj Besėn dhe drejtuesit e saj se Shkumbini do tė dijė tė fitojė nė fushėn e lojės dhe jo me format e metodat qė pėrdori Besa,” - thekson presidenti Ismaili. Deri mė 29 shkurt, kur ėshtė turi i ardhshėm i kupės, shpresohet qė ndodhitė e fundit tė mos ndikojnė, nėse kėto ekipe pėrplasen sėrish nė kupė, pa harruar ndeshjen e fazės sė tretė nė kampionat.
    Ali Hallulli
    Sportishqiptar

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 17:57