Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Grami: Shkumbini do tė ringrihet shpejt

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Grami: Shkumbini do tė ringrihet shpejt Empty Grami: Shkumbini do tė ringrihet shpejt

    Mesazh nga stilltoni Thu Dec 11 2008, 12:10

    Mbrojtėsi Elton Grami ėshtė i bindur se rezultatet e fundit ishin thjesht aksidentale
    Ekipi i Shkumbinit i ėshtė rikthyer normalisht stėrvitjes nė pėrgatitje pėr ndeshjen e radhės, duke kėrkuar tė lėrė pas humbjen e fundit me Teutėn. Tė gjithė i qėndrojnė mendimit se, mė tepėr se pėr meritė tė kundėrshtarit, rezultati erdhi pėr dobėsi tė futbollistėve tė Shkumbinit, qė nuk ditėn ta administrojnė siē duhet lojėn dhe epėrsinė qė patėn, duke luajtur nė pjesėn mė tė madhe tė kohės nė gjysmėfushėn vendėse.
    Pėr mbrojtėsin tiranas tė Shkumbinit, Elton Grami, ishte njė humbje qė nuk duhej pėsuar dhe me mė tepėr kujdes e impenjim nė pėrfundim ky takim rivalėsh tė drejtpėrdrejtė mund tė kishte fiksuar rezultat tjetėr. Gjithēka tani ka pėrfunduar dhe ekipit i takon tė nxjerrė mėsimet e duhura dhe reflektimi duhet tė vijė qė nė ndeshjen e radhės.
    Grami vinte nė pėrballjen me Teutėn pas 3 javėsh mungese nė formacion pėr shkak tė njė dėmtimi nė gishtat e kėmbės. Edhe pse jo i shėruar plotėsisht, Grami ngulmoi tė ishte pjesė e formacionit pėrballė Teutės, pėr ta ndihmuar ekipin e tij nė arritjen e njė rezultati pozitiv dhe kėtė e justifikoi pėr aq sa luajti. “Nga dėshira qė kisha pėr tė luajtur, pranova tė sakrifikoja pėr tė ndihmuar ekipin tim nė ndeshjen me Teutėn.
    Pavarėsisht dhimbjeve qė ndieja, arrita t’i pėrballoj, duke kėrkuar tė jap mė tė mirėn time nė fushėn e lojės, por kjo nuk mjaftoi pėr tė arritur objektivin qė kishim para ndeshjes,” - shprehet mbrojtėsi i Shkumbinit, Elton Grami, i cili erdhi nga Kastrioti.
    Pėr Gramin, kjo nuk vjen vetėm pėr dobėsi tė repartit tė sulmit, por tė gjithė ekipit dhe lojės qė zhvillon ai. “Eshtė fakt qė nė ndeshjen e fundit nė Durrės, Shkumbini krijoi volum mė tė madh loje sesa kundėrshtari, patėm epėrsi duke luajtur vazhdimishtnė gjysmėfushėn e Teutės, por nuk ditėm ta shfrytėzojmė.
    Teuta diti tė tregohej mė racionale nė fushė dhe, kur pritej tė shėnonim ne, nė ēastet mė tė mira tė lojės, ata ditėn tė na ndėshkojnė me anė tė kundėrsulmeve nė dy raste e tė fitojnė me meritė,” - thkson Grami. Gjithsesi, mbrojtėsi i krahut tė Shkumbinit ėshtė i mendimit se nuk ėshtė forca reale e ekipit tė tij ajo qė tregoi nė Durrės me Teutėn.
    Sipas tij, ekipi do tė dijė tė rikthehet shumė shpejt te rezultatet pozitive. “Ndoshta edhe kalendari nuk na ka favorizuar, me 4 ndeshje jashtė e vetėm njė nė fushėn tonė, por unė kam besim tė plotė se Shkumbini do tė dijė tė reflektojė e tė kthehet te rezultati pozitiv, duke luftuar deri nė fund pėr realizimin e objektivit. Kėtė nuk e them nga dėshira qė kam si futbollist i Shkumbinit, por nisur nga grupi i lojtarėve dhe nga puna e bėrė,” - pėrfundon mbrojtėsi i Shkumbinit, Elton Grami.
    Sportishqiptar

      Ora ėshtė Thu Mar 28 2024, 12:11