Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    “Ka ende kampionat, ky Shkumbin nuk ka dalė nga objektivat”

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    “Ka ende kampionat, ky Shkumbin nuk ka dalė nga objektivat” Empty “Ka ende kampionat, ky Shkumbin nuk ka dalė nga objektivat”

    Mesazh nga stilltoni Thu Dec 11 2008, 12:05

    Grami i bindur pėr cilėsinė e peqinasve: “Ėshtė vetėm njė moment jo”
    Me humbjen e fundit nė Durrės ekipi i Shkumbinit ka lėshuar dy shkallė nė renditje por njėkohėsisht rreziku pėr tė lėshuar edhe mė tej ėshtė evident. Megjithatė ka prej lojtarėve tė cilėt nuk dėshirojnė as ta mendojnė kėtė gjė ndėrsa tė tjerė mendojnė se Shkumbini ka ende forca qė tė vazhdojė nė rrugėn e fazės sė parė. Ėshtė mbrojtėsi tiranas Elton Grami ai i cili mbėshtet kėtė ide. Ai thotė se “duhen lėnė mėnjanė momentet jo tė mira dhe duhet parė pėrpara, pasi ekipi do tė luajė deri nė momentin e fundit pėr t’ia arritur qėllimit qė i ka vėnė vetes nė kampionat”. Mbrojtėsi, qė sezonin e kaluar ishte pjesė e Kastriotit shton: “Kemi zhvilluar njė ndeshje jo shumė tė mirė nė kampionat, kėtė javė pėrballė Teutės sė Durrėsit, por megjithatė situata aktuale ėshtė di]ka qė mund tė ndodhė dhe kurrsesi nuk bėhet fjalė pėr krizė. Unė, ashtu sikurse edhe ishte njoftuar kam qenė i dėmtuar dhe vija nė kėtė takim pas njė pushimi dy javor. Tashmė kam punuar qė tė rikthehem nė njė formė optimale dhe mendoj se po ja arrij. Duke parė takimin nė Durrės mendoj se mund tė kishte momente tė cilat duheshin neutralizuar por mendoj se kjo do tė shėrbejė pozitivisht pėr takimet e tjera ku do tė jemi mė vigjilentė pėr tu kthyer sa mė shpejt tek rezultati”. Mbrojtėsi, i cili gjatė merkatos sė verės u fol pėr njė rikthim edhe te Tirana, ka qenė njė note pozitive nė kėtė sezon te Shkumbini. Vetė lojtari pohon se nė ekip ka mjaft futbollistė tė mirė: “Nė gjirin e ekipit ka lojtarė shumė tė mirė tė cilėt kanė shumė forca dhe energji pėr tė dhėnė nė fushėn e blertė. Po ashtu ne jemi tė gjithė tė motivuar qė nė kėtė sezon tė arrijmė tė marim njė vend nderi dhe synimi ynė parėsor ėshtė tė gjendemi nė njė kompeticion europian. Kampionati por edhe Kupa e Shqipėrisė kanė ende shumė kohė pėr ta thėnė fjalėn e tyre, ndaj edhe pritet qė ne tė tregojmė vlerat tona nė vazhdimėsi. Mendoj se Shkumbini nuk do tė rrezikojė aspak dhe padyshim qė nė fund do tė arrijė objektivat e vėna”, ka pėrfunduar mbrojtėsi Grami.
    Sport ekspres

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Thu Mar 28 2024, 23:53