Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Magani, i pakėnaqur me impenjimin e lojtarėve

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Magani, i pakėnaqur me impenjimin e lojtarėve

    Mesazh nga stilltoni prej Wed Dec 10 2008, 11:53

    Trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani, pranon se me Teutėn ishte ndeshja mė e dobėt

    Ekipi i Shkumbinit ka humbur nė Durrės tė shtunėn e kaluar pėrballė Teutės vendėse me rezultatin e pastėr 2 0. Eshtė njė rezultat jo i mirė dhe qė kėrkon analizėn e duhur, pasi Shkumbini pas kėsaj here zbriti dy shkallė mė poshtė nė renditje, duke qenė ekipi i Starovės tani me meritė nė vendin e tretė, pas Vllaznisė e Tiranės.

    Nisur nga paraqitja qė ka bėrė Shkumbini nė kėtė sezon e nga pėrvoja pozitive vitet e fundit, nė stadiumin “Niko Dovana” pritej njė reagim i ekipit nė takimin me Teutėn pėr tė marrė tė paktėn njė pikė, duke i ruajtur nė kėtė mėnyrė edhe pozicionet nė tabelė nė tė njėjtėn kuotė pikėsh. Por realiteti foli ndryshe dhe ekipi i Starovės u tregua mė i saktė me mėnyrėn se si luajti, duke e merituar fitoren nė fund.

    Teuta luajti mė e qetė dhe mė me dėshirė, duke ditur tė shfrytėzojė nė mėnyrėn mė tė mirė dobėsitė e Shkumbinit. Nė momentet mė tė mira tė Shkumbinit, ekipi i Starovės diti tė pėrfitojė nga hapėsirat e krijuara nė mbrojtjen e Shkumbinit, pėr tė kundėrsulmuar e pėr ta ndėshkuar nga njė herė nė ēdo pjesė loje. Ekipi i Maganit tentoi vazhdimisht pėr tė marrė rezultatin pozitiv, por pa pasur qetėsinė dhe mendimin e duhur pėr tė dalė te goli, duke harruar nė mjaft ēaste edhe mbrojtjen.

    Nė Durrės, Shkumbini gjithēka ia la rastėsisė, sepse repartet e skuadrės nė pjesėn mė tė madhe luajtėn secili pėr hesap tė vet. Shkumbini nė pėrballjen me Teutėn gaboi nė vlerat e aftėsitė e kundėrshtarit, duke harruar qė ėshtė ekipi me rezultate mė tė mira nė javėt e fundit dhe qė po ky ekip njė javė mė parė diti tė mposhtė Tiranėn nė “Qemal Stafa”.

    Pa e mohuar vlerėn e kundėrshtarit, futbollistėt e Shkumbinit gabuan tė gjithė, duke ia bėrė edhe mė tė lehtė kundėrshtarit pėr tė shėnuar dy gola. Sportdashėsit peqinas mbetėn nė fund tė zhgėnjyer nga rezultati qė u arrit nė pėrfundim tė takimit. I pakėnaqur mbeti nė fund dhe trajneri Magani, duke pranuar shthurjen e ekipit pas pėsimit tė golave, kur duhej tė ndodhte e kundėrta, qė tė reagonin nė fushė. “Jam i pakėnaqur me mėnyrėn se si luajti ekipi.

    Pėr mua ėshtė ndeshja mė e dobėt qė ka zhvilluar Shkumbini, qė u shthur taktikisht, pasi pėsuam dy gola, tė cilat erdhėn nga gabimet e qendrės sė ekipit. Skuadra nuk pati besimin e duhur edhe kur krijuam volum loje mė shumė se kundėrshtari,” - deklaron trajneri Magani, duke analizuar humbjen e fundit me Teutėn. Eshtė fakt qė Shkumbini zhvilloi njė volum loje mė tė madh sesa kundėrshtari nė pjesėn mė tė madhe tė lojės, por nga mėnyra se si luante, me pasime tė shumta, tė krijonte idenė se kėrkonte tė mbronte rezultatin qė ishte nė favor tė Teutės.

    Kjo mėnyrė loje nuk vazhdohej me vertikalizime tė pasimeve, apo me shpėrthime nga krahėt, pėr tė krosuar mė pas nė qendėr. Kjo formė loje mungoi te Shkumbini, ndėrsa Teuta e pėrdori me sukses dhe tė dy golat ishin pasojė e kėsaj mėnyre loje. Shkumbini vazhdimisht tentoi tė sulmojė nė qendėr, aty ku ishin 5 6 lojtarė tė Teutės, qė e kishin tė lehtė tė largonin rrezikun nga zona e vet.

    Ekipi i Maganit gaboi nė mėnyrėn se si e kėrkoi golin dhe nga kjo u ndėshkua nga Teuta. “Sigurisht qė kjo ėshtė vetėm njė ndeshje, e cila do tė analizohet pėr tė gjetur rrugėt pėr pėrmirėsimin e gjendjes. Reagimi duhet tė vijė qė nė ndeshjen e radhės me Besėn nė Kavajė tė shtunėn.

    Ndeshja me Teutėn dhe humbja e pėsuar do tė analizohen me pėrgjegjėsi dhe do tė mbahet qėndrimi i duhur, pasi ka futbollistė nė skuadėr qė nuk e kanė impenjimin e duhur,” - pėrfundon trajneri Magani, i shqetėsuar pėr lojėn e rezultatin.

    Autori: Ali Hallulli
    Data: 09/12/2008
    Sporti shqiptar

      Ora ėshtė Tue Dec 06 2016, 15:14