Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Apolonia-Shkumbini 0-0/ Sfidė pa emocione, ekipet u pėrqendruan totalisht nė mbrojtje

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Apolonia-Shkumbini 0-0/ Sfidė pa emocione, ekipet u pėrqendruan totalisht nė mbrojtje Empty Apolonia-Shkumbini 0-0/ Sfidė pa emocione, ekipet u pėrqendruan totalisht nė mbrojtje

    Mesazh nga stilltoni Thu Dec 04 2008, 13:29

    Peqinasit barazojnė dhe ndihen favoritė ndaj fierakėve
    Ndeshja midis Apolonisė
    dhe Shkumbinit pėrfundoi
    me rezultatin e bardhė 0-0.
    Takimi u zhvillua nė njė mot
    tė ftohtė e me reshje shiu tė
    vazhdueshme, ēka nuk i lejoi
    ekipet tė shfaqnin vlerat
    e tyre. Tė dyja ekipet u
    treguan tė kujdesshme gjatė
    90 minutave nė lojėn e tyre.
    Takimi filloi i qetė, me njė lojė
    nė mesfushė nga tė dyja
    skuadrat qė dukej sikur studionin
    njėra-tjetrėn. Por me
    kalimin e minutave, Apolonia
    fillon tė mendojė mė
    shumė pėr sulmin, duke
    hedhur sytė mė tepėr nga
    porta peqinase e mbrojtur
    nga portieri Llani. Kjo bėri
    qė Shkumbini tė luante i
    pėrforcuar nė mbrojtje dhe
    pėr t’i mbajtur sa mė larg
    portės sė vet sulmuesit fierakė,
    tė cilėt megjithatė,
    arritėn qė tė krijonin disa
    raste pėr shėnim me anė tė
    Junior, Brkiēit e Dhramit,
    por qė nuk u finalizuan si
    duhet. Ndėrkohė, tepėr tė
    saktė u treguan portierėt, si
    Llani ashtu edhe Dine. Futbollistėt
    miq nuk ndenjėn
    duarkryq, por nė momente
    tė veēanta ditėn tė organizonin
    si duhet kundėrsulme
    tė shpejta dhe tė befasishme
    me anė tė Norės,
    Turdiut e Bizhytit, duke e
    vėnė nė provė portierin
    Dine. Pjesa e parė u mbyll nė
    barazim, ku skuadra fierake
    luajti mė shumė me topin
    dhe krijoi njė epėrsi tė lehtė
    territoriale ndaj kundėrshtarit,
    por tė pashfrytėzuar.
    Pjesa e dytė, ashtu si edhe e
    para filloi e qetė, me forca tė
    grumbulluara mė shumė nė
    mesfushė, gjė qė bėri qė
    edhe loja tė pėrqendrohej nė
    mė tė shumtėn e minutave
    nė kėtė pjesė tė fushės. Duhet
    thėnė se barazimi i arritur
    ishte dhe rezultati mė i
    drejtė i kėsaj ndeshjeje.


    Magani
    “Ishte njė ndeshje ku ekipet mė
    shumė shprehėn aftėsitė e tyre fizike
    se ato tekniko–taktike, pėr shkak
    tė terrenit tepėr tė rėnduar.
    Ka qenė njė pjesė e parė e ekuilibruar
    pėr tė dyja ekipet. Mund tė
    kishim shėnuar, por edhe mund tė
    kishim pėsuar, kėshtu qė edhe pėr
    mua, barazimi ėshtė rezultati mė i
    drejtė i kėsaj ndeshjeje”.
    Karshik
    “Ishte ndeshje e fortė, por jo shumė
    cilėsore. Do tė mundohemi qė ditėn
    e shtunė tė japim maksimumin e
    vlerave tona dhe tė arrijmė njė rezultat
    sa mė tė mirė. Sė fundi dua
    tė falėnderoj tifozėt tanė, qė dhe
    pse nė kushte tepėr tė vėshtira
    atmosferike, erdhėn pėr tė
    pėrkrahur e inkurajuar skuadrėn e
    zemrės nė kėtė ndeshje”.

    APOLONIA-SHKUMBINI 0-0
    APOLONIA: Dine, Gega (Skėnderaj
    55’), Spaho, Kelmendi, Mirēeta,
    Ēerēizi, Haxhiguliē (Bratja 60’),
    Junior, Brkiē (Roshi74’), Dhrami,
    Trajner: Esad Karishik
    SHKUMBINI: Llani, Xhyra,
    Shazivari, Mustafa, Shameti,
    Ramazani, Gėrxho, Gjata (Shenaj
    50’), Turdiu, Bizhyti (R.Dervishi
    75’), Nora (Pashaj 60’)
    Trajner: Gugash Magani
    GJYQTARĖ: A.Lulaj,
    F.Lamaj, I.Shima
    KARTONĖ TĖ VERDHĖ: Kelmendi/
    Gėrxho
    KARTONĖ TĖ KUQ: Junior
    Mario Gjika
    Panoramasport

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 15:34