Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Branica “Jemini, ‘non grata’ nė Peqin’

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Branica “Jemini, ‘non grata’ nė Peqin’

    Mesazh nga stilltoni prej Tue Dec 02 2008, 11:52

    Pėr peqinasit ėshtė mjaft e vėshtirė tė kapėrdihet ai barazim
    pa gola pėrballė Dinamos ditėn e diel, pasi nė tė gjitha
    aspektet, Shkumbini ka qenė mė lart se kundėrshtari i tij.
    Vendėsit e kishin mbivlerėsuar kundėrshtarin, pasi vinte
    nė Peqin si kampione nė fuqi, mirėpo fusha e lojės tregoi se
    bardhekaltrit me ato raste qė krijuan, mund dhe duhet ta
    kishin fituar atė sfidė. Tė njėjtin mendim ndan dhe Sokol
    Branica, nė rolin e trajnerit tė dytė, teksa thekson se fitorja
    bėhet mė e vėshtirė kur duhet tė luash ndaj dy kundėrshtarėve.
    “Qė nė momentin e hedhjes sė shortit, ne e patėm
    kontestuar kėtė gjyqtar, - shprehet Branica nė prononcimin
    e tij pėr ‘Panorama Sport’. - Tashmė qė ndeshja ka mbaruar
    dhe Shkumbini nė njė farė mėnyre ėshtė dėmtuar, ėshtė e
    kotė tė diskutosh pėr kėtė gjyqtar, por njė gjė ėshtė e sigurt:
    se Jemini ėshtė ‘non gratta’ nė Peqin dhe nuk do tė pranojmė
    tė na gjykojė nė asnjė sfidė tjetėr”. F. Ahmeti
    Panoramasport


    Edituar pėr herė tė fundit nga stilltoni nė Tue Dec 02 2008, 12:02, edituar 1 herė gjithsej

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Lorenc Jemini, gjyqtar “non grata” nė Peqin

    Mesazh nga stilltoni prej Tue Dec 02 2008, 12:00


    Duket se edhe presidenti bardhekaltėr, Xhavit Ismaili, ėshtė ndier i ofenduar nga gjykimi tendencioz i gjyqtarit kryesor Jemini dhe pas ndeshjes, ekskluzivisht pėr “Sportin shqiptar”, ėshtė prononcuar. “Jam tepėr i revoltuar pėr atė qė pashė e pėrjetova dje, kur gjyqtari kryesor me mėnyrėn sesi e drejtoi takimin Shkumbini-Dinamo, kėrkoi dhe u pėrpoq qė Shkumbini tė humbiste pėr tė fituar Dinamo. Paskemi gabuar duke besuar mė kot pėr tė rėnė nė grackėn e tij dhe tė atyre qė mund tė fshihen pas kėtij gjyqtari. Qėllimi i tij ishte tė fitonte kundėrshtari ynė me format e tij pėr tė provokuar incidente me tifozėt, pėr tė dėnuar mė pas sipas mendjes sė tij fushėn, duke u dėmtuar Shkumbini, pėr ta marrė ndeshjen nė tavolinė. Skenat qė unė do t’i quaja tė paturpshme nė pėrfundim tė takimit, kur do tė futej nė dhomat e zhveshjes, u vėnė kapak tė gjithave atyre qė bėri mė parė. Me veprime dhe gjeste tė palejueshme e tė dėnueshme ai zgėrdhihej pėrpara tribunės qendrore, duke provokuar hapur sportdashėsit e shumtė. Nuk ėshtė fjala kėtu pėr njė ndeshje tė humbur apo tė fituar, por unė dhe tė gjithė tė tjerėt jemi tė indinjuar pėr mėnyrėn se si kėrkoi tė vepronte ky njeri, me synimin pėr tė arritur qėllimin e tij. Nė kėtė situatė unė deklaroj se e vė nė diskutim tė ardhmen time pranė futbollit. Kėtė e them me keqardhje. Pėr mua ėshtė e kotė tė investosh pėr futbollin, kur njerėz pa identitet kėrkojnė tė tallen me njė qytet qė e do futbollin, por edhe me investimet e biznesit tim, “- citoi Ismaili. Nga ana e tij, trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani, eshte shprehur: “Duhet pranuar se zhvilluam njė pjesė tė parė jo tė mirė dhe kjo se kundėrshtari pėr mua ishte mbivlerėsuar si kampion nė fuqi, duke mos u shfaqur si duhet e duke mos shfrytėzuar mundėsinė qė patėm. Ndėrsa pjesa e dytė foli e gjitha pėr Shkumbinin. Dinamo vetėm njė herė ka arritur t’i afrohet portės sonė, pasi ekipi i Shkumbinit pati epėrsi nė lojė e nė raste. Ka qenė njė ndeshje e fortė dhe tepėr korrekte nga tė dy ekipet pėr gjatė 90 minutave, por mė duhet tė them qė gjyqtari na vodhi dy pikė dje. E patėm kontestuar mė parė si tifoz i Dinamos dhe ai e vėrtetoi, duke kėrkuar me mėnyrėn sesi e drejtoi lojėn qė tė humbiste Shkumbini e tė fitonte Dinamo. Pėr fatin tonė tė mirė, nuk pati asnjė moment tė dyshimtė nė zonėn e portės sonė, se ai pa diskutim do tė jepte 11-m kundėr Shkumbinit. Ky gjyqtar ėshtė i padėshiruar tani e tutje nė Peqin, sepse nuk mund tė tallet me ndjenjat e njė qyteti e me investimet e presidentit, me djersėn e futbollistėve. Pėr rastin e 11-m nuk mė takon mua tė flas, duke ua lėnė nė kompetencė specialistėve pėr ta gjykuar si duhet.”
    Sporti shqiptar

      Ora ėshtė Fri Dec 02 2016, 20:58